FOTOT: "Kujdesi i nënës", Tërmeti i nëntorit 2019 frymëzon artistin e njohur gjerman

28 Gusht 2021, 09:58Kulturë TEMA
FOTOT: "Kujdesi i nënës", Tërmeti i nëntorit 2019

Mural Fest, është një ndër festivalet më të bukura që po zhvillohet tani në Tiranë, duke i dhënë kryeqytetit jetë dhe ngjyra.

Muralet janë kuruar nga kuratori Helidon Haliti i cili përmes disa fotove në Facebook zbulon domethënien e murales së radhës “Kujdesi i nënës”, vepër e piktorit gjerman Case Maclain, që është frymëzuar nga tërmeti i 2019, ku shumë nëna u lutën për fëmijët e tyre që mbetën nën gërmadha.

“KUJDESI I NËNËS, është një vepër e sapo filluar e piktorit shumë të njohur gjerman, Case Maclain dhe në asistencë të partneres së tij, e cila është gazetare dhe prej shume vitesh lënë vepra të mrekullueshme në të gjithë boten. Fat për ne që ky autor sjell një vepër në qendër të Tiranës e cila u trondit pas termetit të shtatorit dhe nëntorit të 2019, ku shumë femijë mbetën nën gërmadha dhe kujdesi i nënës i shoqëroi dhe i mbrojti nga kjo fatkeqësi. Dora e NËNËS do i mbrojë këta engjëj sikur të ishte dora e Zotit i cili i mbron engjëjt e tij. Vepra është në proces dhe PREMTOJ që do të jetë një gjë shumë e vyer për kryeqytetin dhe jo vetëm. Do e ndjekim këtë vepër hap pas hapi”, shkruan kuratori Helidon Haliti në rrjetet sociale.

Kjo murale po pikturohet në një nga pallatet në Unazën e Vogël në kryeqytet, teksa aktualisht kanë përfunduar dy të tjera te Komuna e Parisit dhe ura e Selitës.

Mural Fest ka nisur që prej datës 24 gusht deri në fund të shtatorit. Projekti zhvillohet në 10 mure të ndryshme. Ky projekt është nismë e “Agjencisë së Dekorit dhe Eventeve” nga Bashkia e Tiranës.

3 komente në “FOTOT: “Kujdesi i nënës”, Tërmeti i nëntorit 2019 frymëzon artistin e njohur gjerman”

  1. DR says:

    TERMETI RA NE DURRES JU QIFTE DREQI TE VDEKMIT RILINDAS NE VARR
    JU HAJDUTE TE QELBET TERMETESH MIRE QE KENI VENDOS ME NA LON ME VDEK EDHE NE QE I SHPETUM PO TE PAKTEN BOLL U TALLET ME NE 1 DITE PO 1 JO
    JU RONT TERMETI ME VERTE MBI KOKE E NEPER VARRE KU JENI

    1. Lani says:

      I pamesuar dhe me edukate talebanesh je. Te vjen ndot kur te lexon ne gjuhen shqipe. In shallah nuk je shqiptar por je ndonje provokator i radhes qe na jane qepur keq keto kohet e fundit mu si muti pas kepuce.

      1. DR says:

        O patronazhisti provo te te shembet catia jote mbi koke dhe e gjithe qytetit ku jeton dhe te te lere Zoti ne dore te Tigrit …
        Edhe deri ketu jam ne rregull se nuk kam pritur kurre asgje nga shteti im …KURRE!
        Po provo edhe te shohesh lali Fikun perdite prej dy vjetesh qe inauguron hauret e lopeve neper malesi te Tiranes kur ne qytetin ku ka rene realisht nuk leviz nje gur vendit …
        Kur te arrish te imagjinosh gjithe keto ec edhe me dil perpara ti, Zoti jot rilindas e dreqi bashk edhe guxoni te me jepni leksione te gjuhes shqipe po ja dolet dot me me pa ne sy
        Pusht patronazhist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje