Dëshmia e rrallë e poetit që u arratis në ’90-ën në SHBA: Në familjen tonë ne flinim pa bukë…

11 Gusht 2021, 09:29Kulturë TEMA
Dëshmia e rrallë e poetit që u arratis në ’90-ën

 

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Gjek Nik Marinaj me origjinë nga fshati Brrut i Bajzës së Kastratit në Malësinë e Madhe, fëmija i shtatë i një prej familjeve më të varfra të asaj krahine, e cila jetonte në një varfëri të tejskajshme, aq sa shpesh herë ata flinin pa ngrënë bukë, por nga pasioni i madh që Gjeka kishte për librat dhe poezinë, në vitin 1981 kur doli botimi i tretë i “Dimri i vetmisë madhe” i Kadaresë, ai u detyrua dhe fshehurazi prindërve, grisi dyshekun e leshin që nxori prej aty, e shiti në pazar dhe me lekët e fituara, bleu romanin e shkrimtarit të njohur që ai e kishte idhull. Dëshmitë e rralla të Gjek Marinajt për mjerimin e madh ku jetonte asokohe familja e tij si dhe pasionin e madh që ai kishte për poezinë, aq sa në vitin 1990, me ndihmën e miqve të tij, poetëve e shkrimtarëve të njohur, Zija Çela dhe Rudolf Marku, si dhe dashamirësinë e Ndoc Gjetjes, ai arriti që të botonte një cikël me poezi në gazetën “Drita”. Si e kujton sot pas 31 vitesh, Rudlof Marku, njohjen dhe miqësinë me djaloshin e ri tepër të talentuar nga Malësia e Madhe, poezia e të cilit e titulluar “Kuajt”, bëri bujë të madhe dhe pati një jehonë të jashtëzakonshme, aq sa i gjithë tirazhi i asaj gazete, u shit menjëherë në të gjitha qytetet e vendit dhe njerëzit e mbanin atë në xhep, sikur të ishte një trakt me përmbajtje antikomuniste, duke i’a lexuar njëri tjetrit fshehurazi, edhe pse ajo ishte botuar në gazetë! Dëshmia e shkrimtari Nasi Lera, për botimin e asaj poezie që tronditi jo vetëm Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, por shkaktoi pështjellim deri në Komitetin e Partisë së Tiranës, nga ku e telefonuan duke i kërkuar llogari, sepse ishte botuar një poezi e tillë! Zhurma që shkaktoi në rrethin e Shkodrës botimi i asaj poezie, aq sa Gjeka u njoftua të paraqitej në Degën e Punëve të Brendshme, gjë e cila e detyroi atë që të arratisej nga Shqipëria për në Jugosllavi dhe më pas në SHBA-ve, ku jeton prej 31 vitesh…

Nga Dashnor Kaloçi

Ishte e diela e fundit e muajit gusht të vitit 1990-të, kur në një cep të gazetës letrare “Drita”, ishte botuar një poezi e shkurtër e titulluar “Kuajt”, e cila tërhoqi vëmendjen e lexuesve të shumë dhe bëri një bujë, aq sa tirazhi i madh i gazetës së njohur u shit brenda ditës. Po ç`ishte ajo poezi, kush ishte autori i saj e çfarë thuhej aty në ato pak rreshta që njerëzit e shumtë filluan ta kopjojnë e ta shpërndajnë fshehurazi me njeri-tjetrin nëpër copa letrash, ndonëse ajo ishte e botuar në shtypin zyrtar?

Gjek Nik Marinaj, i vendosur në Richardson të Texas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton që nga viti 1990, kur u arratis nga Shqipëria pas botimit të poezisë së famshme, rrëfen për Memorie.al, gjithçka nga ajo ngjarje e largët e 31 viteve të shkuara, kur ato pak vargje vunë në pështjellim deri majën e piramidës së shtetit komunist të asaj kohe, për të ndëshkuar redaksinë e gazetës “Drita” dhe vetë atë, autorin rebel, që guxonte të shkruante: “Po, ishim dhe mbetëm kuaj para njeriut”.

Gjek Marinaj: Në familjen tonë ne flinim pa bukë…

Ai jetonte së bashku me familjen e tij në një fshat të thellë të Malësisë Madhe, të quajtur Brrut, i cili i përkiste lokalitetit të Bajzës së Kastratit. Nuk i dihet edhe sa do të qëndronte në atë fshat të humbur mes shkrepave të maleve me ato pak shtëpi, sikur në gushtin e vitit 1990, të mos i ishte botuar ajo poezi, që i ndryshoi krejtësisht rrjedhën e jetës. Familja e Gjekës si shumë familje të tjera asokohe, jetonte në një varfëri të thellë, madje të tejskajshme. Lidhur me gjendjen në të cilën ndodhej asokohe, Gjeka kujton: “Babai dhe nëna ime, për vetë kushtet që kishin me një arsim minimal, ishin të detyruar që t’i përvisheshin punës fizike, për të na rritur ne shtatë fëmijëve, që ishim njeri pas tjetrit. Shtëpia jonë ashtu si të gjitha shtëpitë e Brrutit, ishte krejt e vjetër dhe nga që ishim shumë fëmijë, babai kishte filluar që të ndërtonte një shtëpi të re, për të na e ndryshuar sadopak jetesën. Por kjo gjë ishte shumë e vështirë për të, pasi jo vetëm që nuk kishim para, por në fshatin tonë nuk gjendeshin fare materiale ndërtuese. Kështu babai, kur kthehej nga Hoti, ku punonte në Ndërmarrjen e Bonifikimit, sillte gjithmonë me vete një thes me rërë, që e mbante në kurriz gjithë rrugën. Pasi e linte thesin, para se të flinte, shkonte e punonte edhe dy orë të tjera, duke thyer gurë, që na duheshin për shtëpinë e re.

Po kështu, nëna nga ana tjetër, robtohej akoma më shumë. Ajo zgjohej që me natë dhe pasi gatuante diçka për ne dhe për babain, shkonte në punë në kooperativë, nga ku kthehej vetëm në darkë, me një barrë dru në shpinë. Ajo kurrë nuk kishte kohë për të pushuar, punonte në atë pak kopsht personal që kishim dhe ndihmonte babain në ndërtimin e shtëpisë së re. Megjithëse ata bënin gjithë ato punë sfilitëse dhe mbytëse, ne shpesh herë na mungonin lekët për të blerë bukën. Kështu mbaj mënd, që njeriu i cili sillte bukën për fshatin tonë (të ngarkuar në kosha mbi mushka e gomer), sa herë thërriste me të madhe: “Oooo Nik Marinaj! Nëse i ke lekët, hajde e merre bukën, ndryshe, ika…”. Ai zë shpesh herë më tingëllonte i keq, sepse jo rrallë na mungonin lekët dhe ato mushka të ngarkuara, prisnin më kot nga ne, shtatë fëmijët, që flinim pa ngrënë darkë. Prindërit, në vazhdim të përpjekjeve të tyre për të na e rregulluar disi jetesën, vendosën dhe u shpërngulën për në fshatin Bajzë. Po ashtu dhe aty ku shkuam, jetesa jonë nuk pati asnjë ndryshim nga Brruti ku jetonim më parë”, përfundon Gjeka përshkrimin e tij, për gjendjen ekonomike tepër të vështirë, madje të mjeruar, në të cilën ndodhej asokohe familja e tyre në ato fshatra të Malsisë së Shkodrës.

I dhënë pas poezisë…!

Ndonëse jetonte në një gjendje të mjeruar, Gjeka kishte si pasion librat e lexonte shumë, si letërsinë shqiptare dhe atë të huaj. Lidhur me këtë, ai kujton: “Shumë më parë se të filloja të shkruaja poezi, kam filluar të lexoj letërsi, e kryesisht poezi. Nga leximi i letërsisë dhe i poezisë në veçanti, më lindi dëshira për t’a kultivuar në gjininë e poezisë. Jo vetëm për të shkruar poezi, por dhe për t’a lexuar atë, shpesh herë jam ndëshkuar si nga prindërit, ashtu dhe nga shoqëria. Më kujtohet, kur në vitin 1981, dali botimi i tretë i romanit të Ismail Kadaresë “Dimri i vetmisë madhe” dhe unë i kërkoja lekë nënës që ta blija atë. Tamam në atë kohë, im at ishte shtruar në spital dhe ime më nuk kishte lekë që të më ndihmonte ta blija atë libër. Unë si i marrosur që isha pas Ismail Kadaresë dhe i vendosur për t’a blerë atë libër, bëra një plan, i cili do të më krijonte mundësinë ta mbyllja atë problem. Kështu fshehurazi nënës, hapa dyshekun në të cilin flija dhe nxora leshin e deleve të shprishur që ishte aty dhe në vend të leshit, futa aty disa rroba të vjetra të vëllezërve e motrave të mija. Pas kësaj, shkova në dyqanin e fshatit e shita leshin dhe me ato para që fitova, munda që ta blej librin e Kadaresë.

Të nesërmen gjithë ditën unë e lexova librin në këmbë, pasi nuk mund të ulesha në karrige nga vragat e thuprës që më kishte “rehatuar” nëna, pasi e kishte pikasur paudhësinë time. Njëherë tjetër, kur nuk isha më shumë se 11 vjeç, kishte dalë në librari libri i Ndoc Paplekës, “Njatjeta Diell”. Në atë kohë ika nga shkolla dhe shkova tek një fshatar, për t’i kërkuar një litër raki, se gjoja më kishte dërguar mësuesi i Matematikës. Pasi e mora rakinë, me pretekstin se nëna ime kishte nevojë për disa lekë, e shita tek një fshatar tjetër dhe kështu munda që të siguroj lekët për librin. Për mua, poezia është gjinia më superiore e artit. Vetëm në poezi mund të gjesh një përbërje të përbashkët gjeniale të arteve, në një trup e shpirt të vetëm poetik, si: muzikalitetin imagjinues të një kompozitori, imazhin mediativ të një piktori, prozën e kondesuar të një romancieri, dramën vibruese të një dramaturgu, e medikamentin shpirtëror të një lexuesi. Në një farë mënyre unë jetoj për të lexuar e krijuar poezi”

Shkrimtari Nasi Lera: Ja si i botuam “Kuajt” të Marinajt

Me një tufë poezish në xhep, Gjek Marinaj shpesh vinte në Tiranë e takohej me dy miq të tij, shkrimtarët e poetët, Zija Çela dhe Rudolf Marku, të cilët duke parë talentin që kishte, mundoheshin që t’i botonin ndonjë poezi apo dhe cikël poetik. Po si arriti që të botohej ajo poezi në faqet e “Dritës” ku asokohe dhe shumë poetë të tjerë, e kishin ëndërr një gjë të tillë? Lidhur me këtë, shkrimtari i njohur Nasi Lera, kujton: “Gjekën e kam njohur aty nga pranvera e vitit 1990-të, kur vinte tek redaksia e gazetës “Drita” për të botuar ndonjë poezi. Ai ishte një djalë mjaft i edukuar dhe tepër i talentuar. Kur po pinim një kafe tek klubi i Lidhjes Shkrimtarëve, Gjeka më dha një cikël me poezi që t`ja shikoja. Pas pak, na erdhi në tavolinë dhe Ndoc Gjetja, të cilin pasi e prezantova me Gjekën, i thashë që t’i botonte një cikël, duke i bërë dhe një paraqitje të shkurtër, meqenëse ishte autor i ri e botonte për herë të parë. Ashtu siç biseduam, Ndoci i botoi Gjekës, një nga ato poezi që atij i kishte pëlqyer më shumë e cila titullohej “Kuajt”.

Nuk e mbaj mënd mirë të hënën apo të martën sapo shkova në zyrë, më morën në telefon nga Komiteti i Partisë i Tiranës dhe më thanë se: çfarë ishte ajo poezi që kishim botuar në gazetë dhe kush ishte autori i saj. Unë ju përgjigja se: ai ishte një djalë i ri nga Kopliku dhe shumë i talentuar, e meqenëse punonte në fshat me kuaj, ishte shumë i dashuruar pas tyre dhe ju kishte kushtuar një poezi. Nga ana tjetër e telefonit, më thanë se, nuk ishte ashtu siç po u’a shpjegoja unë, sepse nga Shkodra, ku ishte bërë problem i madh, ishte interpretuar ndryshe. Ata kishin telefonuar dhe ju kishin thënë se: ai (Gjeka) me kuajt personifikonte turmat e njerëzve. Unë ju përgjigja, se për atë poezi, ai ishte mendimi im dhe nuk kisha tjetër gjë për t’ju thënë. Nuk e di se çfarë ndodhi më pas me Gjekën, por mora vesh se ai kishte pasur probleme në Shkodër, ku ajo poezi kishte bërë bujë të madhe dhe pas kësaj, ai ishte arratisur”.

Gjeka: Ja pse u arratisa pasi u botua “Kuajt”

Botimi i poezisë “Kuajt”, pati një jehonë mjaft të madhe, sepse aty aludohej hapur kundër sistemit totalitar të regjimit komunist në Shqipëri. Lidhur me këtë, Gjeka kujton: “Disa ditë pas botimit të poezisë, më 11 shtator 1990, më erdhi një letër nga Dega e Punëve e Brendshme e Shkodrës, ku njoftohesha të paraqitesha aty, të nesërmen më datë 12, në ora 8.00. E kisha krejt të qartë se pse më kërkonin në Degë dhe vendosa që të arratisesha nga Shqipëria, duke ja mbathur kufirit për në Jugosllavi, e më pas drejt Amerikës. Mendimin për t’u arratisur, unë e kisha pasur që përpara, (aty nga viti 1989 dhe për ‘tu përgatitur, zbrisja çdo ditë në Shkodër, duke bërë stërvitje me ekipin e atletikës “Vllaznia”), por ajo letër e Degës së Brendshme, ma shpejtoi atë. Për vendimin që mora, bisedova vetëm me kushëririn tim, Tonin Marinaj, (prej vitesh dhe aktualisht, Kryetar i Bashkisë së Koplikut), që më shumë se kushëri, e kisha shok të ngushtë, ngaqë ishte djalë tepër besnik dhe me të bisedoja gjithçka. Kështu natën e 12 shtatorit të vitit 1990, u nisa në drejtim të Rrapshit të Hotit, në një lugine ku jo shumë kohë më pare, rojet e kufirit kishin vrarë tre shokë të mi, që kishin tentuar të arratiseshin.

Atë ditë me vete kam marrë vetëm një çantë, ku kisha disa libra me poezi dhe një batanije, që do t’a hidhja mbi telat e klonit. Si i ri që isha dhe i marrosur pas poezisë, atë natë kur u nisa në drejtim të kufirit, mendova se po të vritesha, të nesërmen do takoja Migjenin, Mjedën, e ndoshta Pablo Neruda! Po të më kapnin, do të thoshte, se do të gjendesha në Degën e Brendshme të Shkodrës, pak para orës 8.00 të mëngjesit të 12 shtatorit, që më kishin caktuar ata. Kur kapërceva telat e klonit dhe u largova disa hapa, kam dëgjuar breshëri të shumta armësh të ushtarëve të kufirit, që si duket kishin parë batanijen time mbi telat e klonit. Në Titograd, më mbajtën 15 ditë në burg, për shkelje kufiri dhe më pas më dërguan në Beograd, ku kishte shumë shqiptarë të tjerë dhe midis tyre shumë intelektualë që ishin arratisur nga Shqipëria dhe prisnin aty për të marrë azilin politik drejt Perëndimit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kam mbërritur më 16 shtator të 1991-it. Përpara nisjes, në Beograd, kur mora statusin e azilantit politik, ambasadori amerikan më pyeti: “A ke prova që je kundër komunizmit”? Në çast, përkthyesi i lexoi poezinë time “Kuajt”. Pas asaj, fjalët e para dhe të fundit që ambasadori amerikan nxori nga goja, ishin: “Paç fat në Amerikë, bir”.

Rudolf Marku: Atë poezi do ta dëshironte kushdo nga ne poetët

Një nga njerëzit që e pati afruar Gjekën për talentin e tij, është dhe shkrimtari, poeti dhe publicisti i njohur, Rudolf Marku i cili prej vitesh jeton e punon në Londër. Në lidhje me poezinë e famshme “Kuajt” dhe vetë Gjekën, ai shprehet: “Fati e desh që Gjek Marinaj, të bëhej i njohur vetëm me atë poezi të botuar në një cep të gazetës “Drita”, shumë e shumë më tepër nga autorët voluminozë, të cilët kishin vite që botonin e lavdëroheshin, pa i lexuar kush. Ishte viti 1989 a ndoshta 1990. Ishte viti kur njerëzit përjetonin një atmosferë mbytëse, absurde, fyese, groteske. Në Shkodër trupat e të vrarëve në kufi, i tërhiqnin zvarrë përpara syve të shqyer të njerëzve. Turmat rrinin në radhë me shpresë se mund të blihej një shishe qumësht. Nëpër trena, gjatë udhëtimit, njerëzit shkulnin dërrasat e dyshemesë, e ndiznin zjarre. Çdo gjë dukej se ishte kundër letërsisë e poezisë. Të zënë me preokupimet më banale të jetës, dukej se kujtimi i poezisë, i fantazisë, i ndjenjave, i fyente njerëzit.

Çuditërisht, në këtë atmosferë aq të kobtë, njerëzit thërrisnin në ndihmë poezinë! E vetmja radhë që nuk i fyente njerëzit, ishte pritja për të blerë gazetën e shkrimtarëve, “Drita”. Dhe po në atë gazetë, në një cep të saj, lexuesit e vëmendshëm, vunë re një poezi të titulluar “Kuajt” dhe emri, i autorit që quhej Gjek Marinaj. Poezia pati një jehonë të jashtëzakonshme. Nëpër trenat e djegur, ku kishin mbetur vetëm skeletet metalike, njerëzit nxirrnin nga xhepi një letër të zhubrosur ku ishte kopjuar poezia “Kuajt” dhe si për paradoks, edhe pse ajo ishte botuar në gazetë, njerëzit ja lexonin fshehurazi njeri tjetrit. Ajo ishte një poezi e shkruar në mënyrën më naïve, me një shkujdesje ritmike dhe e paorganizuar deri në fund. E megjithatë, fatin e saj do ta kishin dëshiruar edhe poezitë më të qëndrueshme antologjike. Poezia “Kuajt” i krijoi telashe të papritura autorit njëzetvjeçar. Dikush më tha se Gjekën e arrestuan…! Më pas mora vesh arratisjen e Gjekës, ku në kalvarin e saj kishte pasur me vete dhe dy libra poetikë”.

Shkëlqimi i Gjekës në SHBA-ve, si poet, shkrimtar, përkthyes dhe pedagog, si dhe fitues i disa çmimeve ndërkombëtare në Letërsi!

Që prej vitit 1991, kur Gjek Marinaj arriti në SHBA-ve si azilant politik, ai ka punuar fillimisht shitës në një dyqan e më pas filloi studimet, duke u diplomuar në disa universitete.

Shkrimtar, poet e përkthyes, pedagog në ‘Richland College’ në Dallas, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare në letërsi, librat e tij janë përkthyera në disa vende të botës dhe emri i tij është përfshirë edhe në 4 antologji poetike amerikane: “A Moment in Time” (1995), “A Muse to Follow” (1996), “Best Poems of the ’90-s” (1999) dhe “Echoes From the Silence” (2003).

Në vitin 1994, ai përfundoi studimet në Institutin Mjekësor ASPT në Arlington.

Katër vjet më vonë, u diplomua në Shkencat e Përgjithshme të Kolegjit ‘Brookhaven’ në Dallas. Shkollën e Lartë të Arteve dhe Humanizmit e përfundoi në Universitetin e Dallasit, në Texsas.

Ai është autor i disa librave me poezi, prozë dhe përkthime, si dhe i një libri intervistash me individualitete e personalitete të zgjedhura. Marinaj është gjithashtu botues dhe redaktor aktual i revistës “Pena”, revistë letrare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

Ka kryer studimet specializuese pasuniversitare dhe është diplomuar në Degën e Letërsisë Botërore në UTD. Shumë shkrime me karakter akademiko-letrar, i janë botuar në disa gazeta dhe revista letrare amerikane.

Emri i tij është përfshirë edhe në 4 antologji poetike amerikane: “A Moment in Time” (1995), “A Muse to Follow” (1996), “Best Poems of the ’90-s” (1999) dhe “Echoes From the Silence” (2003).

Po kështu, në vitin 2003, dy poezitë e tij u përfshinë në antologjinë “Un alfabet al poezie albaneze” në Rumani, përkthyer dhe botuar në rumanisht nga shkrimtari Ardian Kyçyku.

Shkrimtari, poeti e përkthyesi Marinaj, gjithashtu deri tani ka fituar disa çmime letrare, ku ndër të tjera mund të përmendim çmimin e parë në poezi (13 tetor, 2006), dhënë nga revista letrare “Sojourn” me rastin e 18-vjetorit të botimit të saj.

Disa nga librat që ka botuar, janë: “Mos më ik larg”, 1995 (poezi). “Infinit”, 2000 (poezi) “Ana tjetër e pasqyrës”, 2003 (intervista) “Ora e paqes”, 2005, (përkthim dhe poezi nga Rainer Schulte) “Në shpellën e Platonit”, 2006 (përkthim dhe poezi nga Frederick Turner) “Poezia Bashkëkohore Amerikane,” 2006 (Antologji e poezisë bashkëkohore Amerikane-përkthim).

Prej gati 20 vitesh, Marinaj jep mësim lëndët English & Communications si dhe Letërsinë Botërore në Richland College, në Dallas të Teksas-it, ku jeton me bashkëshorten e tij, Dusita.

Kështu e fillon Ndoc Gjetja faqen nr.10 të gazetës “Drita” të datës 19 Gusht 1990 tek rubrika “Autorë të rinj”, duke botuar me poshtë katër poezi të Gjekë Marinaj, përkatësisht ato me tituj : “Mos më ik larg, poezi”, “Vonesa e motrës”, “Të paktën në ëndërr…” dhe poezia e fundit e botuar atë dite vere, ishte ajo me titull “Kuajt”.

Poezia ‘KUAJT, e autorit Gjek Marinaj

Tërë jetën duke vrapuar rrimë       

Shohim veç përpara
Ç’bëhet prapa s’duam t’ia dimë.
Ne nuk kemi emër
Të gjithëve kuaj na thonë.
Nuk qajmë,
Nuk qeshim;
Heshtim,
Dëgjojmë;

Hamë atë ç’na japin,

Ecim nga na thonë,

Asnjë nga ne s’është mendje hollë.
Kush qe kalë mbreti,
Posti qe i lartë
Kush qe kalë princeshe
I bënë shalë të artë
Kush qe kalë fshatari
Pat samarë me kashtë
Kush qe kalë i egër
Tërë jetën fjeti jashtë.

Po qemë dhe mbetem kuaj, para njeriut…!

Gazeta “Drita”, Tiranë, 19 gusht 1990

55 komente në “Dëshmia e rrallë e poetit që u arratis në ’90-ën në SHBA: Në familjen tonë ne flinim pa bukë…”

  1. Fuksi says:

    hahahahahahaha, ky qenka shok i Muc Xhepes qe do hidhte oxhakun e uzines 12 ne ere bashke me Spiro Dunin ate aktorin . Po duke shku per te oxhaku ndryshuan mendje.

    1. qe te kuptosh says:

      Ne Shqiperi nuk ka vdekur kush per buke, lere pastaj qe ne kohe te Enverit nuk behet fjale per buke! Qe ne fillim shkrimi i Karlocit fillon me GENJESHTER!

      1. aaaaa says:

        Ore me nete te tera edhe ne ne mes te Tiranes kemi fjetur pa buke,sepse kur kujtoheshim me ngrene darken buka kishte mbaruar dhe dyqani mbyllej ne ora 8 pm. Ho se harrova ndonjehere kur ishim shume te uritur shkonim dhe blinim panine tek restorantet,te cilat mbylleshin ne ora 10 pm,sepse nuk e kishim zakon te trokisnim te komshinjte.Megjithate respekte dhe komplimente per personin ne fjale,sepse ndryshe nga shqiptaret e tjere ne USA qe emigruan ne fillim te viteve 90, ndoqi rrugen e edukimit dhe karieren ne letersi per te cilen kishte enderuar.

        1. heu bre says:

          … me siguri edhe sot pa buke ngel naten ti, se e ke mendjen te faleminderimet! Po c’jane keto karagjozlleqe qe thua, jo po dyqani mbyllej ne 8, jo po paninja ne 10 … A i ke trute ne vend, apo pirdh pirdh se po nuk thate nga nje idiotizem nuk ju kalo uji ne fyt!

      2. ne dac kuptoje ne dac fute mrapa says:

        Qe ta kuptosh zotrote edhe me mire, meqe ne kohe te enver bythes nuk na behej fjale per buke, po per mish, po per gjalp, po per djath, po per tet ome ne valle mer qenef? Tallonin e ke me te degjuar, ta ka treguar babi, apo e ke jetuar vete. Pis pisi.

        1. heu bre says:

          E mre katnar, ke ngel pa gjalpe e? S’ka gjoi se ta rras lala me voj ullini mor gamor!

          1. ne dac kuptoje ne dac fute mrapa says:

            Ti e ke pas gjithe jeten mrena, me voj a pa voj, mer tarrallak kelysh debilash.

            1. ................ says:

              Ky “heu bre” e ka mrena edhe sot. Po nuk e kupton se i pelqen .

              Na kena kene tu cofe unit

              1. heu bre says:

                Natyrisht mrena jush e kam pas dhe do e kem gjithmone uahahahahahaaaaaaaaaaaaaa

                1. ne dac kuptoje ne dac fute mrapa says:

                  po mer po, ty te pelqeka me e pas mrena ne bithen tende, biles uluritke prej lezetit dhe vike era shurre gomari.

                  1. heu bre says:

                    Ti je profesionist i bythes, informacionet per aromen dhe uleritjet jane pjese e profesionit tend, ti e di …
                    Ej a vazhdon me t’dhemb shume e? Mos u merzit or ti, dhimbjen do e kesh pafundesisht.

                    1. ne dac kuptoje ne dac fute mrapa says:

                      E paske shkrujt ket xhevair tuj pa surratin tat n’pasqyre.

                    2. heu bre says:

                      Mos kopjo o bythcpum hahaaaa

                    3. ne dac kuptoje ne dac fute mrapa says:

                      Po ulerin nga dhimbja, apo nga lezeti. Si osht puna e manallit, e zgjidhe dot, apo vazhdon ne injorancen tende hajvaneske?

    2. Drenova says:

      Shko edhe sot,o Marinaj ne fshatin tend dhe do kuptosh se eshte po aq i varfer,ndoshta me keq se atehere!
      Po munde bej ndonje krahasim se cfare i pruri shkerdhatokracia fshatareve te Malesise se Madhe,ku kam jetuar e punuar edhe une dikur per 20 vjeteve me mire se sa u kish dhene socializmi?
      A e di ti,se ne Malesine e Madhe gjakmarrja eshte ulur kembekryq dhe qindra familje dhe mijra femije jetojne si para 500 vjetesh pa te ardhura,pa drita,pa uje,pa shkolle,pa televizor,pa luajtur me shoket e shoqet nga frika e gjaksit?
      Mos na trego perralla me mbret,por perplasua ne fytyre ketyre pushtetareve te sotem ,qe po e shtypin dhe shfrytezojne deri ne palce kete popull dhe ti na derdellit nga SAHBA me poezi!
      Femijet duan buke e jo poezi!

  2. Mendimi im says:

    O Kaloc Leshi ne 90-ten nuk quhej arratisje por kalim i paligjshem i kufirit.Mos i dramatizoni kot historite.Ter garamtoj qe kete artistin e madh UDB-a e ka rekrutuar dhe e ka cuar per qellimet e saj ne Amerike,pasi rendom familjet e varfera shqiptare i kthente serisht ne shqiperi thjeshte per ti denuar e prishur biografite

    1. Gin says:

      Drejt e ke! Po keta çapaculat i ka zene td gjithe skleroze e s ia kane haberin ose jane krejt injorante e nuk njohim as historine e 30 viteve me pare

    2. Iliri says:

      Shoku , nuk e di si quhej , quhej aratisje ose kalim i paligjshem, thjesht dua te te kujtoj qe rojet kufitare kane bere kerdine ne 90-ten deri ne fillim te 91-shit …….keshtu qe ndryshimi i termave ga aratisje ne kalim te paligjshem nuk zbut egersine e nje sistemi qe po jepte shpirt ……
      Gjithsesi ketij djaloshit nje bravo te madhe dhe te sinqeret, e meritoka me noten 10 sakrificen me jete te kalimit te kufirit ……….disa yje ndricojne me shume jashte Shqiperise …….ketu do qe katandisur si Muc Nanua , llapaqen dhe denigrus , ose si disa analiste plus shkrimtare qe e ngren dhe ulin flamurin sipas interesit te xhepit ……hallall ja beri zoti , i cili paska pare me syrin e nenes ……..tung

      1. heu bre says:

        “kerdine” e sat’eme! IDIOT i trushpelarizuar …

        1. Shka je tue thane or katunar? says:

          Po o trumut, po ti te hake mutin me trurin tend te pjerdhur enverist.

          1. heu bre says:

            E mre katnar i trashe, po me sumen tate a eshte bo kerdia a si?

            1. Shka je tue thane or katunar? says:

              Jo, jo me vërrën e satom eshte bere kerdia vazhdimisht, edhe tashti te kerdisur e ka.

              1. heu bre says:

                Ehhh kerdia qe asht bo me katunare si ty, ehaaaaa …
                Po ti katnaro pse je tuj u anku per ket kerdine? A the vet qi asht bo kerdia! C’are ke qi po ankohesh tashtina mor sumcpum? A t’dhem fort a? Na plasi manalli pra!

                1. Shka je tue thane or katunar? says:

                  Bjeri, bjeri se i bike bukur ne t’hake mootin.

                  1. heu bre says:

                    Fort po t’dhem or gamor.

                    1. Shka je tue thane or katunar? says:

                      HIç ma shume se ty. Ala nuk e ke mesue se cka don me thane “manall”.

                    2. heu bre says:

                      Fort fort po t’dhem or manall…

                    3. Shka je tue thane or katunar? says:

                      Po i shkurton pak si shume drute, me duket se nuk po ta xe mo truni.

  3. drini says:

    Mire qe filloni te tregoni pas 30 jetesh sikur nuk kishit kohe me pare,por mesa duket prisni te vdesin te gjithe deshmitaret por te pakten mos genjeni kaq shume se ka akoma njerez gjalle qe e kane jetuar ate kohe .Si ka mundesi qe nuk kishit buke te hanit kur babai punonte ne ndermarrjen e bonifikimit dhe minimalisht rroga ishte 4500 lek dhe nena ne koperative qe i merte dhe ajo nja 1000 lek dhe me 5500 lek nuk kishit buke me henger (dhe ketej po ndertonit dhe shtepi te re) .Ishte veshtire ,tregoni realitetin por mos genjeni kaq shume se humbisni vlerat si njeri dhe ju rrofshin dhe ato pak gjera qe thoni se keni bere…………………..

  4. Realisti says:

    Bravo Gjek! Vargjet shume te goditura. Arratisja ka qene vendimi me i sakte qe ke bere. Shendet te kesh!!.

    1. uhahahaaaaaa says:

      Bravo Gjek, paske ken nji realist karit

      1. ahuhuhuuuuuuuu says:

        Ik or trumut…

  5. Velo says:

    Viktimizohet kot. Gjithë populli në varfëri ekstreme jetonte në ato vite. Nga veshja dhe flokët nuk duket shumë i vuajtur. Le të bëjë emër me vepra jo me viktimizime. Veprat, nëse ka, flasin vetë, nuk ka nevojë për të bëre reklamë me artikuj viktimizimit.

    1. Scutari says:

      Ka diçka që nuk shkon!! Këpucët me llapë me porosi, 2200 lek kanë bërë tek këpucari speciale në piacë Shkodër!! Edhe pantallonat tub në 1990 pak e çuditshme se moda ishte kauboj 30-32 cm të gjëra!!

  6. pilua says:

    Po ty te punonte babai ne bonifikim dhe s’kishe leke te bleje buke?! Po kooperativistet qe punonin ne kooperative me 70 leke diten apo dhe 40 kishin leke per buke? Amani se na plaset me keto idiotizma, jeni bere fare qesharak qe atje ku jeni ne ha-merr-ik e deri atje ku te ndertoi shtepine babai. Kemi halle te tjera tani.

  7. iksi says:

    Tre probleme jane per tu treguar perralla femijeve . E para – Pa ngrene nuk kan rene me fjet asnje femi shwiptari pas vitit 50 te , se paku buk me sheqer . E dyta -Shkrimet ne vitet 90 nuk i ka pa kush , ke shkruajt kal, gomar , majmun as ka dasht me dit kush gja , ky qe sipas jush ka shkru bukur kunder sistemit te para viteve 90 , ata strofet me te mira per ju ishin çorbe derri asgje zero fare , E treta , nuk ka ndonje gje per heroizem kur qeka larguar ky nga Shqiperia dhe duhet te ket ikur pa vuajtje se do te kishte pasur ndonje te arratisur ne Amerike qysh ne vitet e socjalizmit dhe e ka gjet te shtruar , se i ka hap rrugen ndonje njeri kriminel i arratisun .

  8. bregu says:

    Po mire po mbasi shkove ti ne Amerike a mujte me ju pru buk nga amerika qe mos te binin me fjet robt tjere te familjes tuaj pa ngrene . Pordhe me rigon .

  9. Labi says:

    Nga photot qe shikoj nuk duket nga ata qe flinte pa buke,se te jesh aq i varfer nuk e di si i dilte llogaria te zbriste aq shpesh ne Tirane,me mire qe iku se do kishim nje Tom Dosh tjeter ne Tirane,keta ja e te prere per vjedhje vrasje e kontrabande.

  10. ceni, boston says:

    Perfundoi Institutin Mjekesor, Ok.
    4 vjet me vone u diplomua per Shkencat e Pergjitheshme..???
    Shkollen e Larte te Arteve dhe Humanizmit e perfundoi…??? Studime pasuniversitare ne Degen e Letersise Boterore??? etj etje.
    Ore cfare profesioni ka ky se spo e kuptojme , po me duket si Kiu Fiu ? Shteti Amerikan si azilant politik i paguente keti rypit shkollen dhe ky nga nje fakultet ne tjetrin ku te dilte me duket! Po lerini o keto budallalliqe e genjeshtra, po nga fotoja e fundit duket qe eshte nje fshatar malesie qe ben vargje dhe kaq.Lereni profesorllekun dhe mjekesine per ndonje tjeter!

    1. I.Hoti says:

      Perralla greke per femije!!!

  11. Petrit says:

    Kjo eshte e gjithe poezia apo kane postuar vetem nje pjese te saj?

  12. Dajti says:

    Ku eshte “historia e rralle” ketu? Aratisje kane ndodhu nder shekuj ne Shqiperi.
    Ka pasur kacake te tmerrshem qe kane lodhur forcat turke per 40 vjet (Shemo Hajduti) ose ceta patriotike e Cerciz Topulli qe shtru veprimtain e nga Janina ne Gjirokastger e Korce e deri ne Shkoder. Ka histori te pabesueshme trimerije te kalimit te kufirit ne kohe te Enverit kur ushtari qe vriste nje njeri duke kaluar kufirin shperblehej me nje leje 15-ditore dhe keto ishin aqe te shumta sa qe nuk mund te quhen “histori te rralla”
    E lexova shkrimin por gjeta vetem histori te zakonshme, jo ndonje “histori te rralle”.
    Une inkurajoj Kalocin te shkruaj por t’i zgjedh me me kujdes fjalet.

  13. Bato says:

    Mbreme ishim mbledhur nje grup shqiptaresh ne New York, kur Artani shtroi kete pyetje:
    Perse Shqiperia ne keta 30 vjet ka nje superprodhim poetesh e tregimtaresh (pavaresisht nga niveli), por shume pak nga brezi i sotem i shqiptareve po na lene dicka me vlere shkencore? Asnjeri prej nesh nuk dhandonj pergjigje te argumentuar.
    Nuk ju duket pak anakronike mungesa e interesit per zhvillimin shkencor ne shekullli 21 qe eshte shekullli i shkences dhe teknologjise?

  14. Nuk diskutoj vuajtjet e poetit , po ate punen e leshit te ketij Kalucit , qe e shiti ne pazar me 1981 , kur dihet qe ne ate kohe kishte vetem dyqane shteterore dhe pazar leshi nuk kishte .

  15. Përparim Hysi says:

    GJEKË MARINAJ është KALORËS I POEZISË MBARËKOMBËTARE SHQIPTARE!

  16. GJEKË MARINAJ ËSHTË KALORËS I POEZISË MBARËKOMBËTARE SHQIPTARE!

  17. kufitari says:

    Ky eshte nje rrenaxhi i pa shoq Mashtron shqiptaret sikure eshte doktor shkencash ne amerike msues ne nje kollegj eshte qe se njeh kush As ne degen mbrendshme se ka thirre kush vetem rre me i dhane vetit ransi psh me daten sa te kan thirre dhe kush ka kene hetuesi se ja ngjarje qe nuk harrohen aq lehte Nuk kishte ma kohe ramiz alia me u marre me poezin e gjekes sepse kan pas ardhe peres dekualar dhe nana treze dhe pritej demokracia

  18. Bepin Kcira says:

    Qe poezia ne ato vite ka pase nje jehone te madhe kjo eshte e padiskutushme.arratisja eshte nje mundesi me i shpetu ndoshta edhe arrestimit.Shume gjana ne kohen e komunizmit sot duken te lehta.Ma mire ta vleresojme nje shqiptar se ta gjykojne per gjana qe i ka kalu koha.

    1. qe te kuptosh says:

      Nuk eshte “arratis”, por ka ikur emigrant si 2 milion shqiptar te tjere!

  19. Arben says:

    Të nderuar gazetarë e publikues
    ju lutem të keni pak krenari e nacionalizëm shqiptar
    është fakt i pakontestueshëm se në Shqipërinë tonë mund të gjesh çdo gjë tjetër me përjashtimin të ndonjë varri që të ketë vdekur nga mungesa e bukës .
    nga malësia e kemi fjalë popullore vorr unit nuk gjen
    kalofshi mirë e suksese në përbaltjen e dinjitetit shqiptar

  20. Kola says:

    Kalim i paligjshem i kufirit dhe jo arratisje. Ne vitin 1990 mund te ikte nga vendi kush te donte. Nuk kerkohej ndonje sakrifice dhe nuk kishe pasoja. Hapja e ambasadave hapi kufijte.

  21. Amerikani says:

    O Mero xhani te kam xhan. Cjane keto shkrime per gjeken. Mund te shkruhet per krijimtarine dhe jo per mendjemadhesine sic u be ne koplik mbledhja e cuditshme e lavdit per te. Thoni dicka nese ka pervejc kujave e gomereve qe kane hyre ne grazhdin e poezise si rriqna e nuk shqipten. Mos kini frike bura te promovoni cilesine se do te mbyteni vete ne ate pellg qe po qelb . te fla mero e kalofshi mire

  22. Berti says:

    Faktet jane fakte: Gjeke Marinaj ka bere nje poezi shume te mire, kurse ata qe ia kane botuar ose e kane pare perciptazi ose kane qene ne nje mendje me kete djale te ri malesor per cfare mesazhi ka percjelle me vargjet e tij te thjeshte. Vazhdimi i shkollave te ndryshme ne Amerike e ka pasuruar me dije dhe formuar ate si nje intelektual te mirefillte dhe te vleresuar ne mjedisin ku jeton e punon. Une shtroj pyetjen: C’eshte ky zelle per tu kapur pas disa fjaleve te tij apo edhe te atij qe e ka intervistuar? Injorance… dhe asgje me pak. Para pak diteve RAi 1 dhe nje dokumentar per zbarkimin ne Bari 30 vjet me perpara te mbi 25 mije shqiptareve, shumica te rinj e madje edhe femije. Gjeke Marinaj e plot te tjere si ai mund te ishin ne ate turme qe tregonte me se miri si ne cfare derexheje kishte perfunduar sistemi socialist ne Shqiperi.

  23. Nik says:

    Ok dèshira ishte e madhe pèr tè lexuar ato kohèra por Kaloshi mos tè hapi thesin e gènjeshtarve! Sa pèr njohuri pèr lexuesit;Gazeta Drita tè dielèn mbaronte gjithmon ,do tè ishje me fat nqse njihje shitèsen dhe e vendoste mènjan,prandaj Kalosh mos e hap thesin.Gjekè i bèjm komplimenta qè ka patur dèshirèn pèr tè studiuar dhe shkruan poezi,shpresojm qè tè ket suksese ne rrugèn e letèrsis sepse nderon kombin dhe vehten e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje