At Giacomo Gardin, jezuiti që i prezantoi botës Shqipërinë komuniste

4 Gusht 2021, 20:00Kulturë TEMA

“10 vjet burg në Shqipni” titullohet vepra e At Gardini-t më 1988, ku ai rrëfen me një gjuhë të ëmbël gegnishte, kalvarin e të krishterëve dhe të popullit shqiptar në kohën e sistemit komunist.

Ai tregon thjesht dhe me sinqeritet, me ton të butë e pa hidhërim ngjarjet e tmerrshme të burgjeve komuniste.

At Giacomo Gardin, i njohur ndryshe si Jak Gardini, u lind në krahinën e Pordenones, Itali, më 24 shtator 1905.

Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare ai u regjistrua në shkollën jezuite, pastaj në Goricë, si vite të përgatitjes në filozofi dhe më vonë në Chieri – Torino për kurset trevjeçare të filozofisë, sipas traditës jezuite.

Pas kësaj periudhe (1930) shkon në Shqipëri për të dhënë ndihmesën e vet në mësimdhënie, si dhe mëson gjuhën shqipe.

Ai kthehet në Chieri për studimet teologjike. Më 15 korrik 1936, shugurohet meshtar, pastaj në Francë dhe përsëri për studimet e fundit njëvjeçar, duke u përgatitur plotësisht për “Shoqninë e Jezuitëve” bashkë me vitin e tretë të Provës.

Në Shqipëri dha mësim në Seminarin Papnor Shqiptar në Shkodër, ku punoi me përkushtim me nxënësit dhe njerëzit deri në vitin 1945, kur edhe u arrestua.

Ati kalon dhjetë vjet nën kalvarin komunist të burgjeve dhe më 1955 me ndërhyrjen e autoriteteve italiane lirohet dhe atdhesohet.

Data 3 gusht sjell në kujtesë jezuitin, i cili i dëftoi botës tmerret e komunizmit në Shqipëri, At Jak Gardinin, në përvjetorin e vdekjes

At Jak Gardini ndërroi jetë, në Gallarate të Italisë, në atdheun e vet, ndonëse dëshira e tij ishte t’i mbyllte sytë në Shqipëri.

Emri i tij thotë shumë, duke nisur nga Meshtari i devotshëm, me cilësi të jashtëzakonshme për ta predikuar e për ta jetuar Ungjillin e Krishtit.

Emri i At Gardin-it i përfaqëson mësuesin, i cili, për dhjetë vet rresht, dha mësim në Kolegjin e famshëm të Jezuitëve.

Ai është emir, që të kujton ekumenizmin, që edukoi dashurinë mes njerëzve, pa diferencime në besimin e tyre.

E ai kujton edhe autorin e veprës “Dhetë vjet burgim në Shqipní”, një ndër dëshmitë më të njohura mbi martirizimin e klerit e të popullit shqiptar, që u shkrua e u botua kur Atdheu i dytë i jezuitit misionar rënkonte ende pas perdes së hekurt.

Përmes kësaj vepre, Meshtari katolik tregonte me gisht para botës krimet e diktaturës komuniste.

Vepra në gjuhën italiane u botua në 1986, në Romë, nga “Civiltà Cattolica”, në gjuhën angleze. Në 1988 në SHBA dhe në gjuhën shqipe në 1992-shit, po në Romë.

Është një rrëfim i thjeshtë e i sinqertë, i shkruar me ton të butë, pa kurrfarë ndjenje urrejtjeje apo dëshire hakmarrjeje për përndjekjen e padrejtë.

Jezuiti nuk mëton të shkruajë historinë e këtyre viteve të zymta e të përgjakshme, të gjykojë fakte e persona dhe as të analizojë gjendjen e të krahasojë ideologjitë; ai ka për qëllim vetëm të shprehë përvojën e vet, përshtypjet e veta.

Ai e dinte mirë se nuk është duke treguar ngjarje të bujshme historike, por beson se tregimi i përvojës së vuajtjeve të tij njerëzore, do ta ndihmonte lexuesin të njihet me versionin e tij të historisë komuniste.

Nga ana tjetër, i kujton detyrën që të përpiqet për të shëruar sëmundjet e rënda nga të cilat vuan bota e sotme.

7 komente në “At Giacomo Gardin, jezuiti që i prezantoi botës Shqipërinë komuniste”

  1. ateisti Patriot says:

    Jesuiten = spiun i fashizmit, SIMit italien.

    Mire ja bene

  2. ateisti Patriot says:

    Jesuit ne Shqiperi = spiun i fashizmit, SIMit italien.

    Mire ja bene, sie paskan nxjere ne 1955.

    Papa vete dinte gjithe krimet naziste dhe perndjekjen dhe cfarosjen e cifuteve dhe nuk beri asgje.
    Fashist

    E jo ky prifti Jesuiten, pedofila mafioze

    1. ILIRI says:

      Taleban Islamik I FLLIQUR, ju keni qene dhe mbetet egersira qe nxiteni ne jete vetun nga instiktet shtazarake . ASGJE CIVILE E HUMANE NUK ESHTE NE PRANINE TUAJ . JASHTE NGA SHQIPERIA E BOTA EUROPIANE .AFGANET TE PRESIN!

  3. Trebeshina says:

    Me mire me SIM-in se me CEKA-n e Zerxhinskit.

  4. Pokeristi says:

    Vetem nga tre komentet e mesiperme i kemi hak te gjitha kusuret tona mbi shpinë.
    Po s’u mesuam t’a shohim jeten si harmoni te dashurise dhe respktit midis njerezve,si barazi perballe çdo ligji per te gjithe,si aspekt te lirise ne çdo pike te globit,kot jetojme.

  5. Pokeristi says:

    Vetem nga tre komentet e me siperme,i kemi hak te gjitha kusuret qe na rendojne mbi shpinë.
    Po s’u mesuam t’a shohim jeten si harmoni te dashurisë dhe respktit reciprok midis njerëzve,te barazise midis njeri tjetrit,duke e pare jeten si aspekt te lirise personale per te gjithe dhe ne çdo pike te globit,kot jetojme.
    T’a kujtojme me respekt at Giacomo Gardinin i cili sakrifikoji nje pjese te mire te jetes,per te na sjelle misjonet humane te fesë te tij ne shqipëtarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje