Shuhet dirigjenti i njohur shkodran, Kujtim Alija

27 Gusht 2021, 11:20Kulturë TEMA

Ndahet nga jeta muzikanti i shquar Kujtim Alija, dirigjenti i njohur shkodran, organizator për shume vite i festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve si dhe drejtues i qendre kulturore të fëmijëve në Shkodër.

Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

“Dita e sotme ka nisur me një lajm shumë të trishtë! Mjeshtri i Madh Kujtim Alija është ndarë nga jeta.Një humbje e jashtëzakonshme për artin e kulturën shqiptare, për Shkodrën e Shqipërinë.

Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë ikje shumë të parakohëshme të mëssuesit tim, të mësuesit të të gjithë fëmijëve, të mjeshtrit të madh Profesor Kujtim Alija.

Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh, ngushllime familjes Alija për këtë humbje”, shkruan Ademi.

3 komente në “Shuhet dirigjenti i njohur shkodran, Kujtim Alija”

  1. Kozmo says:

    SA VJEC ISHTE I NDJERI DIRIGJENT????!!!! NGA CILA SEMUNDJE KA NDERUAR JETE.?????!!!!!

    Pushofte ne PAQE!!

  2. Asqeri Petani says:

    Kujtim Alin e kam mik dhe ndieva shume keqardhje per vdekjen e tija. Ai vuante nga nje semundje e rende qe e perballoi me levizje dhe optimizmin qe e karakterizonte ne jete. I shpreh ngushellimet familjes qe i qendroi shume afer dhe beri gjithe perpjekjet e nevojshme. Kujtimi do mbetet i paharruar per optimizmin dhe humoron e tija. Lamtumire mjeshter. U prehsh ne paqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje