Albanologët mblidhen në Prishtinë, tregojnë se përse i tërhoqi studimi i gjuhës shqipe

3 Shtator 2021, 15:47Kulturë TEMA

Dhjetëra studiues të huaj të Gjuhës Shqipe janë mbledhur në Prishtinë për Seminarin e përvitshëm.

Për studenten e Angela Popovska është shumë e rëndësishme që të jetë në Prishtinë për këtë ngjarje.

“Ne nuk e kemi mundësinë që të zgjedhim gjuhët që do të mësojmë. Do të thotë i mësojmë paralelisht greqishten, rumanishten dhe shqipen dhe unë nuk kisha ndonjë dëshirë të mësoja shqipen por kur u takova për herë të parë me të, u dashurova me gjuhën sepse është shumë, shumë interesante dhe nëse merresh me Gadishullin e Ballkanit, mund të mësosh shumë për të nga gjuhët”.

Ndërsa studiuesja Maria Ruseva nga Bullgaria thotë se nga të gjitha gjuhët e reja që është duke mësuar, i pëlqen shqipja.

“Unë mësoj rumanisht, shqip dhe greqisht dhe nuk e di pse shqipja më pëlqen… Seminari ishte ndryshe, ishte shumë mirë, shumë bukur.”

Për Vladimir Georgiev nga Bullgaria është hera e dytë që merr pjesë.

“Me ndihmoi veçanërisht sivjet sepse ishim në grupin e avancuar dhe kishim shumë aktivitete të ndryshme që na kanë bërë më shumë me fol gjuhën shqipe. Kemi lexuar, kemi bërë redaktimin e teksteve në shqip, kemi përkthyer artikuj nga gjuha amtare në gjuhën shqipe dhe mbrëmjeve kemi kërcyer valle shqiptare, valle kosovare me disa nga studentët lokalë, që kanë treguar interes me qenë me ne dhe me tregu më shumë për kulturën shqiptare dhe të na ndihmojnë me shqipen.”

Dëshira për të mësuar gjuhën shqipe e ka shtyrë edhe Jay Coppo nga Austria që të vijë për herë të dytë në seminarin për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

“Jam nga Austria. Unë studioj histori dhe matematikë. Jam student i profesorit Schmid. Mësoj shqip pak, pak flas… Unë jam këtu për herë të dytë në Prishtinë… Është shumë e bukur, por… shumë është keq që parku nuk është më”.

Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare mbledh studiues dhe albanologë nga e gjithë bota ku mund të bëhen edhe shkëmbime të ndryshme shkencore. Këtë vit seminari u mbajt në rrethana pandemie, ndërkohë që vitin e kaluar nuk u mbajt fare pikërisht për shkak të pandemisë së shkaktuar nga sëmundja COVID-19.

3 komente në “Albanologët mblidhen në Prishtinë, tregojnë se përse i tërhoqi studimi i gjuhës shqipe”

  1. Baliu says:

    “Langue Fatale” kjo gjuha shqipe?!!! Nje lajke e embel per konsum te brendshem, e kur kjo perdoret panderpre nga gjoja shkencetaret, del edhe me qesharake. Gjuha shqipe si edhe qdo gjuhe tjeter studiohet per interesa politike dhe ekonomike, prandaj albanologet shqiptar duhet me ne fund te heqin dore nga frazat romantike, qe te merren me seriozisht nga studiuesit tjere.

  2. shqiptari says:

    Shteti shqiptar eshte ne lufte te hapur me te gjithe ata qe duan te studiojne ose qe merren me studimin e gjuhes shqipe sepse keto jane orientimet e ushtrise se JAnulles.Historianet dhe studiuesit e gjuhes tone te lashte nuk kane tribune dhe u mbyllet goja te thone te vertetat qe nuk i pelqejne Serbise e Greqise te cilat kane shekuj qe punojne ne pervetesimin e meritave te kultures dhe trashegimise shqiptare duke e shkruar “historine e tyre te leshte” sic u don qejfi.Fatkeqsisht e keqja dhe antikombetarja kane pushtet ne Shqiperi dhe mbysin cdo ze qe tregon te vertetat edhe me fakte.Akademia e Shkencave ka bere qe nga krijimi i saj nje lufte te hapur kunder Gjuhes Shqipe dhe trashegimise shqiptare sepse pjestare te saj zgjidhen filogreke e filoserbe.Cdo zbulim arkeologjik, nese nuk u shkon pershtat “zbulimeve me prejardhje greke” nuk publikohet ose pervetesohet duke manipuluar te dhenat sic eshte bere te pakten shekujt e fundit.Te gjithe ata qe me paramendim ose me neglizhence kane punuar ne dem te Kombit Shqiptar dhe te GJuhes Shqipe jane TRADHTARE dhe uroj qe Zoti nje dite ti djege aty ku u dhemb me shume.

    1. ................ says:

      ik ore budall. Pi ilaqet
      Te ka fajin komshia se nuk ke buk te shpija

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje