Filmi shqiptar triumfon me dy çmime në Festivalin e Venedikut

11 Shtator 2021, 14:15Kulturë TEMA

Filmi “Vera andrron detin” ka triumfuar në Festivalin e Venedikut. Filmi me regji të Kaltrina Krasniqit, është vlerësuar me çmimin ‘Inclusion Edipo Re’ dhe ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’, sipas Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Vera Andrron Detin’ nga Kaltrina Krasniqi fiton dy çmime nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve në Binealen e Venedikut. Filmi i parë nga Kosova që shfaqë premierë në Festivalin e Venedikut ka fituar çmimin ‘Inclusion Edipo Re’ dhe çmimin për ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’.

“…Për mënyrën se si ajo tregon përmes forcës së grave dhe marrëdhënien komplekse midis të vjetrës dhe të resë në një vend në rindërtim: fshatin dhe qytetin; patriarkalitetin dhe kërkesat e brezave të rinj. Regjia e saj e thurë me saktësi dhe koherencë rrugën e një nëne dhe një vajze drejt aspiratës për drejtësi, duke sfiduar dhe bërë pyetje për të ardhmen e një shoqërie” u shpreh juria e çmimit ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’ me rastin e dhënies së çmimit.

Çmimet janë dhënë nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve të filmit të akredituara në kuadër të Festivalit të Venedikut.”, thuhet në reagim.

 

4 komente në “Filmi shqiptar triumfon me dy çmime në Festivalin e Venedikut”

  1. ppa says:

    O Mero, vendos nje redaktor apo korrektor; nuk ka me Venedik; eshte Festivali Venecias, nder 10 festivalet e filmit me te njohura te botes.

  2. Çmimi i arberit says:

    Ja nje shtaze qe nuk e di se si e ka emrin Venecia. Jepini nje çmim edhe ketij

  3. Mesjeta ne koke te gazetarit says:

    Po çfare Venedikut ore,Venecias thuaj

  4. lori2 says:

    Nuk eshte festival i Venedikut, por Festival i Venecias..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje