Filozofi Klementin në supelementin e ideve UNIVERSITAS – ‘Njeriu as besimtar, as mekatar'

18 Shtator 2021, 15:44Kulturë TEMA

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: “Njeriu: as besimtar as mëkatar”. 

“Në një shprehje që i atribuohet teologut të famshëm katolik, Saint Augustine, besimi fetar përkufizohet kështu: “Besimi është të besosh atë çka nuk sheh; shpërblimi i këtij besimi është të shohësh atë çka beson.””

Ndërsa në rubrikën “Profil” do të gjeni një shkrim nga Vladimir Myrtezai me titullin “Isai”.

Më pas në faqen 16-17 do të lexoni një Esse me titull: “Kaligula – arketip i të gjihë tiranëve si rrënues të dinjitetit njerëzor” nga Prof. Dr. Gjergj Sinani.

E për t’u pasur nga një OP-ED nga Danilo Taino me titull: “Mbrojtja evropiane dhe bota e djeshme”, përkthyer nga Eugjen Merlika.

“Gratë e braktisura të Afganistani”, është një tjetër OP-ED, por këtë herë nga Pinelopi Koujianou Goldberg.

Në rubrikën “Campus” do të lexoni: “Esati i paparagjykuar i Ilir Ikonomit para studentëve të UET”

Ikonomi riktheu në vëmendje çështjet më të rëndësishme që kanë implikuar dhe diskretituar këtë figurë politike të historisë shqiptare në fillim të shekullit XX, çfarë është thënë dhe çfarë është dokumentuar për të.

Si dhe: “Studentët ndërkombëtarë kanë nevojë për më shumë se sa  rrugë të reja në arsimin e lartë”

Bursat e reja dhe politikat e pranimeve mund të ndihmojnë në adresimin e pjesëmarrjes së ulët nga komunitetet e Udhëtarëve, por shtrirja dhe kurrikula gjithashtu duhet të ndryshojnë, argumenton Emily Danvers

Për ta mbyllur me një tjetër përkthim nga Eugjen Merlika me titull: “11 shtatori: plaga e hapur dhe rrënojat e një solidariteti të humbur” nga Massimo Gaggi.

1 komente në “Filozofi Klementin në supelementin e ideve UNIVERSITAS – ‘Njeriu as besimtar, as mekatar’”

  1. Baliu says:

    Ripertypje e te gjitha “vlerave”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje