“S’kam ftesë zyrtare për në Gala”, TKOB nxjerr email-et dhe SMS-të me Inva Mulën: E kemi ftuar

21 Shtator 2021, 14:37Kulturë TEMA

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka reaguar pas deklaratave të sopranos Inva Mula, e cila është shorehur se nuk kishte marrë një ftesë zyrtare për të qenë pjesë në mbrëmjen Gala të Inaugurimit të rikonstruksionit të godinës së këtij institucioni.

TKOB pretendon se Inva Mulës i janë dërguar disa herë ftesat zyrtare për të marrë pjesë në mbrëmjen gala, nëpërmjet Drejtoreshës Artistike, Abigeila Voshtina.

Sipas këtij institucioni, ftesa zyrtare është përsëritur tre herë, duke filluar nga data 11 nëntor 2019, dhe ftesa është ripërsëritur pasi planet për inaugurimin u shtynë “për shkaqe madhore si: tërmeti i nëntorit 2019 dhe më pas situata Covid 19”.

TKOB ka publikuar mesazhet dhe email-et e dërguara në tre periudha të ndryshme. I fundit është dërguar në adresë të sopranos më 19 korrik të këtij viti, por theksohet se sopranoja “deri më tani nuk ka kthyer asnjë përgjigje”.

Kujtojmë se pak ditë më parë deklarata e sopranos Inva Mula se ajo nuk kishte marrë një ftesë zyrtare për pjesëmarrjen në programin artistik bëri shumë bujë.

“Sigurisht që nuk do jem e pranishme, them sigurisht sepse nuk jam e ftuar. Po, kam një ftesë si spektatore, por nuk më është bërë asnjë ftesë zyrtare. Nuk është shfaqur dëshirë, ka qenë një dëshirë e zbehtë e drejtoreshës artistike, por që nuk ka pasur domethënë një bashkëbisedim të vërtetë për një pjesëmarrje të tillë. Megjithatë, nuk ka asnjë rëndësi. Ka rëndësi që ky teatër jo vetëm të hapet por ky teatër të ketë kalendarin e vet, të ketë një programacion dinjitoz jo atë që ka pasur deri sot, që arti shqiptar me artistët e vet të jetë gjithmonë pararojë e shoqërisë sonë.”- ishin fjalët e sopranos gjatë një prononcimi për “News 24”.

DEKLARATA ZYRTARE E TKOB

Në respekt të ndjekësve fanatik të TKOB, publikut të gjerë, artistëve dhe medias, ju informojmë në lidhje me të vërtetën e ftesave zyrtare, të cilat ju janë bërë artistëve ekselentë shqiptar, për pjesëmarrjen në programin e Mbrëmjes Gala të Inaugurimit të Rikonstruksionit të TKOB.

TKOB nëpërmjet Drejtoreshës Artistike, znj. Abigeila Voshtina, ashtu si të gjithë artistëve shqiptar ekselentë, i ka dërguar edhe znj. Inva Mula ftesat zyrtare për pjesëmarrjen në programin artistik të Mbrëmjes Gala të Inaugurimit të Rikonstruksionit të TKOB.
Këto ftesa zyrtare, janë përsëritur tre herë, duke filluar nga data 11 NËNTOR 2019, pasi TKOB ka patur në planet e veta që atëherë realizimin e Mbrëmjes Gala të Inaugurimit, plane të cilat janë shtyrë për shkaqe madhore si: tërmeti i nëntorit 2019 dhe më pas situata Covid 19.

Më poshtë gjeni tre email-et e dërguara në tre periudha të ndryshme, që përkojnë me parashikimet tonë të rihapjes së teatrit. Email-i i fundit zyrtar nga Drejtoresha Artistike e TKOB, znj. Abigeila Voshtina është dërguar në adresë të znj. Inva Mula në 19 KORRIK të vitit 2021 me shpresën që ajo do të kishte mundësi të merrte pjesë në Mbrëmjen Gala, por deri më tani nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Sqarojmë gjithashtu se një muaj përpara ftesës së fundit zyrtare të bërë nga Drejtoresha Artistike, znj. Voshtina (në email-in e datës 19 KORRIK 2021), Drejtoresha e Përgjithshme e TKOBAP-së, znj. Zana Çela i ka dërguar në datë 14 QERSHOR 2021 një mesazh shoqëror në WhatsApp, znj.Mula, por edhe në këtë rast nuk ka patur asnjë përgjigje. Më poshtë gjeni të renditur sipas datave ftesat zyrtare në email dhe mesazhin.

Mendojmë se përtej këtyre fakteve nuk mund të ketë më vend për keq interpretime.

17 komente në ““S’kam ftesë zyrtare për në Gala”, TKOB nxjerr email-et dhe SMS-të me Inva Mulën: E kemi ftuar”

  1. qeka prish me Domingon kjo e ?
    shkodrane mer yahoo s’di me mbajt dashnor

  2. Elsa says:

    Po thuaj shyqyr qe u hap, se ne ate kohe kur zj. Mula ishte e ftuar nderi nuk thoshte asnje fjale atje ku i degjohet zeri, per kete ambjent qe ishte kthyer ne nje shurrtore.
    E rendesishme eshte qe te punojne artiste ne kushte komode sepse e meritoje, kane kontribuar gjithe jeten per te miren e artit shqipetare, jo vetem per interesat qe tu lartesi bej emri i tyre, kurse Shqiperia le te ngelen ashtu ne kushte mizerabel.

    1. TURBO FOLK says:

      Inva Mula, dikur- dikur, ka qenë….një ÇERA E UNA VOLTA, ndersa sot, është një DAMË PLAKË që bën sikur është, por që nuk është asnji gjë.
      Sot ajo është STONATURË e gjallë.
      Duke e ndjerë vehten se do të stononte, para Domingos, Ermonelës (që edhe deri tek niveli i Vikena Kamenica nuk është), bëri manovrën e futja pordhës, për mungesë ftese ! ! !
      Prandaj, edhe bën kakardhi, jo më ftuan, jo nuk më ftuan, jo ftesa më erdhi por kujtova se nuk e kishin me gjithë mënd, e të tjera pordhë me rigon, të tipit shkërdhatë që ajo ka…
      Inva Mula, përfundimisht ka përfundur si dielli në perëndim. Skuq, por nuk djeg, nuk ngoh….

      1. Turbo ,

        me zerin e Vikena Kamenices ,
        un s’do krahasja asnji kengetare ne Shqiperi qofte soprano apo thjeshte
        Lirike & gjithcka tjeter .
        Vikena Kamenica ,sipas meje eshte nji Vocal Marke e vecante …

        1. Ana says:

          Big like!!!!
          Vikena totalisht e vecanye. Me e Mira!

    2. Elsa ,

      hahahaaaaa .
      Ironike therse ne titull ,
      por mjafte korrekte ne cfar shkruan per z.Mula

  3. Jim says:

    Eshte shume e thjeshte I ka ngelur qejfi Pse nuk do e prezantonte kjo Placido Domingon por dikush tjeter Nje do ta bente ate pune!

  4. Rozeta Dushku says:

    Ajo Nuk eshte Ermonela Jaho! Ska patur ndonje ze Inva mula dhe Ja Ku eshte sot! Erminela ka aktivitet te papare! Ka ecur vete dhe e afte!

  5. Jon says:

    Inva, nuk ka arsye per tu perkedhelur kaq shume dhe per te prishur atmosferen qe krijohet nga nje ngjarje shume e mire per te gjithe artin shqiptar, perfshi edhe ty. Nese ke qene ne dijeni per kete inagurim, te merrje 100 here ne telefon derisa te informoheshe se kur do te zhvillohej. Nuk me rezulton te jesh kaq e duruar kur vjen fjala per aktivitetet e tua private, por lufton maksimalisht per gjithcka. Beje kete edhe per te miren e pergjithshme.

  6. Sara says:

    Delirante e mashtruese ngeli kjo e shkreta gjithe jeten…. femer me komplekse… tani ka gjet tenxherja kapakun…
    shyqyr shpetoi Pirro i shkrete nga kjo….

  7. O ZOT says:

    O zot,
    Meqe kjo zonja ja ka prish pakez Edvinit, Ju turren edhe kesaj dhe kulmi eshte se e quajne edhe Zonjen Mula te pa afte dhe delirante.
    MJAFT SE EDHE TIFOZLLIKU E KA NJE KUFI

  8. Ani says:

    Po Gurakuqin regjizorin 40 vjet mos genjeu qe se fruat? Ate logon so paramec 20 mije euro e bete si perfundim?

  9. Kurjozi says:

    Ehh…..Inva…Inva…! Disa thone qe ke marre fund . Hajde ne inagurim dhe demostroje te kunderten !

  10. Mondi Barcelona says:

    Si artieste e madhe si njeri shume i
    Vogel ka pasur te drejte Piro

  11. mik says:

    Jemi vendi qe vret artistat, vret artin.
    Dikur jemi mburrur me Inva Mulen. Sot, lexon gjithandej komente te batsrdhume qe ne fakt nuk ja ulin vleren asaj, por i ulet vlera shqiptareve qe ala nuk u mesuan me dasht kend, perveç atyre qe i shkerdhejne para dhe mbrapa.

  12. Lili says:

    Ne ftese thuhet 20 a 21 ! Ku keni ba ne bote te ftohet nje artiste me do e bejme me 20 a 21 , dy muaj para shfaqes?! Nuk e dine keta ne Tirane se programet behen vite perpara?! Eshte fyese per artistet me marr keso leter , o debila! Edhe ajo ke 5 minuta ne disposiskone!!!
    Ftesen per artistet tjere a e keniba njesoj me ndoshta me 20 ndoshta me 21?! Publikoni atehere qe te shohim a jeni korrekte a jo
    Inva nuk eshte idiote, e di se tash zerin nuk e kasi dikur edhe e kupton kete si artiste qe eshte , e vete nuk do kishte pranuar me dalur aty kunuk eshte per te, ama si kantatore qe hapi fyerte e notes ddhe per koleget e saja , meriton nje minimum respekt, qofte per ftesat qe ne keso raste nuk behen vetem me email po edhe me karton ne zarf sa per kujtim… e mori ate karton apo jo ?! Plus asaj a u pyeten artistet tone per ke me ftuar aty? Ndoshta do kishin pasur pak ide ma te mira per njerezet qe neper bote jane vertete dashamires e vertete me influence aty ku jetojne disa qe njohim personalisht e qe munden me ndihmuarteatrin e baletin ?! U ftue Preljocaj per shembull qedo i kishte dhane shkelqim tjeter ketij inaugurimi?!
    Kur behet nje idiote militante e edit ne teater , e nominuar aty e pa asnje kontribut, me vleresuar kush meriton e kush jo me u ftuar si kontribuese ne shkelqimin e artit vokal apo baletit…

  13. Lili says:

    Ne kete mesele vihet re vetem nje gje: jo serioziteti me te cilen eshte bere hapja e teatrit , me data qe paskan ndryshuar cdo here , pa asnje shpegim! Cdo artist e kupton se ka nje renditje edhe nje veshtiresi ne harmonizimin e datave , ama asnje nuk e kupton kete marifete te ndryshimit te datave cdo 5 minuta: a nuk do ishte ma korrekt me shkrue sidomos kur jeni mikesha : disponimi i Domingos e ermoneles do na caktojne datat te cilat munden me qene etj?! Ka momente kur pafuqia duhet pranuar abi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje