BBC i ka kushtuar një rëndësi tepër të madhe ardhjes së afganëve në Shqipëri, duke i dedikuar edhe disa artikuj. Disa kohë më parë kjo media ka realizuar edhe një intervistë me kryeministrin Rama për pranimin e afganëve në Shqipëri.
Së fundmi është intervistuar një prezantuese nga Afganistani, Beheshta Arghand e cila ishte mjaft e njohur në vendin e vetë dhe ka qenë e para që ka intervistuar një taleban pak ditë para se ata ta merrnin plotësisht kontrollin e vendit.
“Po më dridheshin duart, isha shumë e frikësuar sepse ishte hera e parë që shihja një taliban, edhe tani jam e frikësuar”, është shprehur Beheshta për BBC.
Ajo vendosi që të largohej nga vendi i vetë për një jetë më të sigurt dhe tani ndodhet në Shqipëri, por pavarësisht se i pëlqen si vend dhe i duket i bukur, ajo sërish dëshiron që të kthehet në vendin e saj sepse vetëm aty mund të ndihet e lumtur.
“Shqipëria është një vend i bukur. Jemi në një vend shumë të bukur, por edhe sikur të ishte parajsa, nuk ka rëndësi për mua. Zemrën dhe shpirtin i kam në Afganistan”, është shprehur ajo.
Ndërsa BBC ka shkruar se Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Europës dhe sërish ka premtuar se do të strehojë mbi 4000 afganë.
“Humba gjithçka kur lashë vendin tim. Luftova për ëndrrën time dhe punën që kisha, por tani e llogaris me zero. Më mungon puna ime dhe shpresoj një ditë të kthehem”, ka treguar prezantuesja.
ahahahahhahahahahahaah, moj mosmirenjohese!…
=
edhe ti e kuptove qe vetem per disa dite pushime ja vlen te letosh apo pushosh ne rrumpallen Albanistan, lol….
Niveli i komenteve ne Gazeten Tema, bie e bie pa papushim.
Tani qe eshte futur dhe banda e Al Binit eshte bere lluce fare.
Mero e di qe te duhen kliket dhe komentet prodhojne klike, por profesionalisht ka ardhur koha qe besh me Gazeten Tema ate qe bene gjithe mediat e medha boterore ca vite me pare. Hiqe fare te drejten per koment. Pastaj alabaket dhe trupeshqit le te shkojne ne portalet me gazetari alabake dhe te kenaqen.
Bujari
Bravo,nje zone,nje femer me guxim she integritet
Nje njeri me ndjenja,me dashuri per jeten,….she vending e saj..
E respektoj,sejcili duhet ta admiiroje..,
Ne Shqiperi eshte e veshtire te mbijetosh .
papunesi rekorde Bote .
Politkanet kane nga 4-5 Vila e jane bo Miljonere ,populli jeton si ne afganistan ,
ky ishte Modeli qe Zgjodhen Aleatet tane & BE-ja per Shqiperine .
Nji shtet i tipit Latino Amerikane .
Politiane te Korrurptuar (me i marre Shqiperise gjithcka ka ,mjafton me i mbajte ne pushtet Politikanet alla berisha meta )
instiucione Xerro formale lidhur me Krimin e Organizuar dhe nji popull kaqol
qe dite e nate e kalon me blla bla bla klubeve duke pir raki e pritur ti vijne te mirat nga qielli .
Lerini te ikin te gjithje njiheresh ,vetem kujdes ,mos te na zemerohen Miqte tane te Medhenj ?
Respekt per kete grua qe pavaresisht mundesise qe ka per te vazhduar jeten ne vende te sigurta e me prosperitet kerkon te kthehet n vendin e saj te varfer, plot turbullira dhe te beje dićka te mire per vendin e saj.
Nje shembull per rinine shqiptare qe ne vend qe te marri fatet e atdheut ne dore kerkon ti shmanget duke emigruar.
Te kuptoj moj lumadhe, po ku do shkosh atje?! Atoja kane nxjerre nje urdher tjeter tani ‘ burrat mos te presin më mjekrren ‘
Mendim i drejt kte mendoj dhe un ju duhet te shkoni te ter .
Mendim i drejt kte mendoj dhe un ju duhet te shkoni te ter . Nuk esht vend per ju Shqiperia .
per 20 vjet u bere bashkepuntore per amerikanet me propaganden tende si gazetare ,mbase per te miren e vendit tend ose interesat e tyre ,por amerika te perdori dhe shikoje fundin.Nje rregjim o e pranon sic eshte o kercet dhe iken ,por qe ta ndryshosh s ka ndodhur ndonjehere /Keshtu qe leri pordhet e shumta ,se boll gazetare te rendomte kemi ne shqiperi
Ne fakt pordhet po i ben ti o vlora , vlora .Ajo vec desheron dhe enderon te jete ne nje te arthme ne vendin e saj pa talebane. E kushe tjeter qenje njerezore nuk do ta desheronte kete ndjenje dhe deshire te natyrshme njerezore , pervec alabakeve shqipetare si puna jote qe endren e vetme qe kane eshte si te braktisin vendin e tyre me cdo cmim.. sikterrisur gjithandej neper bote ,vetem per te ngrene nje luge me teper supe ..Respekt per kete zonje!…