Koronavirusi në Shqipëri, 15 të vdekur në 24 orët e fundit

28 Shtator 2021, 18:56Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për një tjetër ditë të zezë nga koronavirusi në Shqipëri, pasi 15 persona kanë ndërruar jetë të prekur me Covid-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer 4,625 testime, ndërsa kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 594 persona.

Lajmi i mirë është ulja e numrit të të shtruarve në spital, pasi aktualisht janë 177 persona të shtruar, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje