Marokenët dhe shqiptarët të parët për përfitimin e nënshtetësive nga vendet e BE-së

27 Shtator 2021, 11:18Sociale TEMA

Shqiptarët janë të dytët në Europë për përfitimin e nënshtetësisë në vendet e e BE-së, pas marokenëve për vitin 2019, 41 mijë të tillë.

Në total fituan shtetësinë mbi 706 mijë shtetas të huaj gjatë 2019-s, nga të cilët grupi më i madh i fitimit të kësaj të drejte ishin mbi 66 mijë marokenë. Grupi i dytë ishin shqiptarët, me 41 mijë dhe të tretët britanikët, me mbi 29 mijë persona.

Më shumë se 97% e shtetësive të reja për shqiptarët u dhanë nga Greqia dhe Italia vendet të cilat mbajnë një numër të lartë emigrantesh nga vendi ynë. Greqia u dha shtetësinë rreth 14 mijë shqiptarëve me 2019 dhe Italia shpalli qytetarë të saj rreth 26 mijë shqiptarë në të njëjtin vit.

Ndërmjet periudhës 2014 deri në 2019, numri i shtetësive të dhëna nga një shtet anëtar i BE-së ka ndryshuar nga 672.000 në 2018 dhe 844.000 në 2016. Në vitin 2019 u dhanë 706.000 shtetësi nga vendet BE-së. Marokenët përfituan 9% të të gjitha shtetësive të dhëna, shqiptarët 6% të totalit dhe qytetarët britanikë, 4% të totalit.

Gjatë periudhës 2014 deri në 2019, marokenët dhe shqiptarët ishin dy grupet më të mëdha që morën shtetësinë e një shteti anëtar të BE-së. Nga viti 2014 deri në 2018, qytetarët turq ishin grupi i tretë më i madh, por në vitin 2019 britanikët zunë vendin e tretë.

Vitet e fundit, emigracioni në vendet e BE është rritur ndjeshëm. Në vitin 2019, numri më i madh i personave që emigruan u regjistrua në Gjermani (886.000 persona, 21% e të gjithë emigrantëve në BE në Spanjë (750.000 ose 18% e totalit) dhe Francë (386.000 ose 9 % e totalit).

Emigrantët në këto tre shtete anëtare përbënin pothuajse gjysmën e të gjithë emigrantëve që hynë në shtetet anëtare të BE-së në vitin 2019. Në vitin 2019, mbi gjysma e emigrantëve kishin nënshtetësinë e një vendi të huaj (brenda ose jashtë BE) në 23 midis 27 Shteteve Anëtare.

Nga ana tjetër, njerëzit po largohen gjithashtu nga Shtetet Anëtare të BE -së ose në një shtet tjetër anëtar të BE -së ose jashtë BE -së. Emigracioni u rrit në periudhën 2010 deri në 2019 në 20 shtete anëtare dhe u ul në shtatë të tjerat.

Në vitin 2019, numri më i madh i personave që emigruan u raportuan në Gjermani (576 000 persona, 21% e të gjithë emigrantëve nga Shtetet Anëtare të BE), Francë (299.000 ose 11%), Spanjë (296.000 ose 11%) dhe Rumani (234.000 ose 9%).

Në vitin 2019, rreth gjysma e Shteteve Anëtare raportuan më shumë emigrim kombëtar sesa emigrim jokombëtar, raporton Eurostat.

1 komente në “Marokenët dhe shqiptarët të parët për përfitimin e nënshtetësive nga vendet e BE-së”

  1. taso kume says:

    Eshte normale qe nje emigrant SHqiptare te kerkoje shtetsine e vendit ku punon e jeton: 1 e para te shmange burokracine qe rendohet nga dita ne dite si efekte i partive ksenofebe ndaj emigranteve e 2 shteti meme nuk i perkrah per shume probleme ,administrata SHQIPTARE jep informacjon me shume se çduhet ketyre shteteve qe me megallogamone e tyre nuk duan te njohin vitet e punes ne SHQIPERI te emigranteve, dhe me edhiera eshte se pak se nuk i njehe vitet e punes . por do te di sa pensjon mer ne SHQIPERI.prandaj kerkohet shtetesia SE SHTETI SHQIPTARE nuk prezantohet si i barabarte por gjithmone inferjore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje