Jo mësimit me turne, prindërit nisin peticionin

27 Shtator 2021, 10:14Sociale TEMA

Një peticion online ka nisur të firmoset nga prindërit për të kundërshtuar mësimin me turne. Në nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit ka vendosur që të rikthejë mësimet me turne për shkak të pandemisë, por ky vendim ka nxitur reagimin e disa prindërve.

Sipas tyre fëmijët dhe adoleshentët janë më pak të riskuar nga pandemia dhe kërkojnë kthimin në normalitet.

Deri tani mbi 3200 prindër kanë firmosur online për kthimin e fëmijëve në shkolla me orë të plota dhe pa turne. Në vendin tonë janë mbi 300 shkolla që do ta zhvillojnë mësimin me turne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje