Në bregdetin e Shqipërisë, përkatësisht në gjirin e Vlorës, ujërat e kristalta shkëlqejnë nga rrezet e diellit, por nën sipërfaqe gjen diçka tjetër.
Një shkretëtirë totale!
Shkencëtarët kanë paralajmëruar që algat kafe po zvogëlohen vazhdimisht.
Temperaturat e larta, ndotja dhe peshkimi me dinamit po bëjnë që “pyjet detare” të Adriatikut të zhduken.
Ky trend ka bërë që ekspertët shqiptarë të bashkohen me një program mesdhetar.
Projekti ka si synim rritjen e algave në laborator.
Mungesa e të dhënave historike e bën të vështirë përcaktimin se sa alga janë zhdukur.
Këto të fundit i përkasin familjes së Cystoseira-s, një gjini e algave kafe e cila siguron një habitat kyç për shumë specie, duke shërbyer si ushqim.
Por ekspertët paralajmërojnë se zhdukja e saj si në detin Adriatik ashtu edhe në Jon është shqetësuese.
Ina Nasto, profesoreshë e biologjisë në Universitetin e Vlorës, në një prononcim për Agjencinë Franzece të Lajmeve (AFP) shprehet se, kjo gjendje është shkaktuar nga ndryshimet klimatike.
“Urbanizimi i përshpejtuar bregdetar, shkarkimi i ujërave të zeza bujqësore ose industriale, ndotja e sedimenteve dhe peshkimi i tepërt gjithashtu kontribuojnë në problem”, tha ajo.
Një shkak tjetër mund të jenë edhe praktikat e marrjes së midhjes “hurmë” me dinamit, duke thyer shkëmbinjtë ku ato jetojnë.
Në këtë mënyrë shkatërrohet edhe shtrati i detit.
Edhe pse janë një specie e mbrojtur, shumë restorante në bregdetin e Shqipërisë ende shërbejnë midhjet e “hurmës” si një pjatë kryesore.
Imazhet e shkrepura nga shkencëtarët në gjirin e Vlorës tregojnë shkëmbinj të zhveshur, ku peshqit janë të paktë dhe janë të populluar vetëm nga iriqët e detit që shumohen sepse grabitqarët e tyre natyrorë janë zhdukur si pasojë peshkimit të tepërt.
Që nga janari i 2019-ës, profesorët nga laboratori i biologjisë kanë qenë pjesë e një eksperimenti që synon rivendosjen e algave kafe.
Rreth 10 institucione të tjera në rajonin e Mesdheut po marrin pjesë gjithashtu, duke zbatuar të njëjtin protokoll.
Ai përfshin shkencëtarët në laboratorin e Vlorës, që rrisin qelizat e algave Cystoseira të fekonduara në akuariume.
“Ne duhet të bëjmë të gjithë monitorim edhe në fund të detit”, tha Nasto, e cila zhytet rregullisht për të inspektuar shtratin e detit dhe për të kontrolluar përparimin e bërë.
Shpresohet se eksperimenti do t’u mundësojë atyre të zhvillojnë protokolle për restaurimin e pyjeve detare.
Speciet pushtuese (invazive ose aliene) paraqesin një kërcënim tjetër për ekosistemin detar.
Kryesorja prej tyre është Caulerpa cylindracea, e cila ka shkatërruar livadhet e Posidonia-s, një tjetër algë detare vendimtare për biodiversitetin.
“E prezantuar nga Australia në vitet 1990, Caulerpa – e quajtur tumori i Mesdheut – tashmë ka kolonizuar të gjithë bregdetin shqiptar”, tha Sajmir Beqiraj, një profesor në Universitetin e Tiranës.
Sipas tij, kjo algë ka përparësi të madhe për të konkurruar me speciet vendase dhe për të degraduar faunën dhe florën detare, duke zvogëluar ndjeshëm biodiversitetin.
Në Kallmet ju duhet vetëm të zhyteni dy metra për të gjetur koloni të dendura të Caulerpa-s.
Ekspertët kanë identifikuar gjithsej 40 specie bimore dhe shtazore pushtuese në ujërat shqiptare, të tilla si peshku i errët nga Deti i Kuq që po gllabëron pyjet e algave me të cilat ushqehet.
Meqenëse fenomeni është i zakonshëm për vendet e Mesdheut dhe Adriatikut, shkencëtarët kërkojnë një qasje të përbashkët.
“Ne duhet të bashkojmë forcat dhe të veprojmë shpejt për të gjetur një zgjidhje”, tha Nexhip Hysolokaj, një ekspert i biodiversitetit nga Vlora.
Baci Dyrmishaj, një peshkatar për më shumë se 25 vjet në Vlorë, pajtohet se problemet sfidojnë kufijtë – dhe kështu duhet të përgjigjet.
“Është si Covid”, tha ai duke buzëqeshur, “vendet e mëdha u mblodhën për të gjetur një vaksinë, ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë për planetin sepse asnjë kufi nuk mund t’ju shpëtojë”.
Kini durim se te gjitha do behen!
Ne fillim do mbvjellim pyjet e djegura sivjet me 30 milion leke te reja,pastaj do mbjellim pyjet e prera qe nga 90-ta,me 100 milion leke te reja,pastaj do ndertojme 10 porte,10 aeroporte,150 bashki e minibashki per te punesuar militantet,do japim me PPP te gjithe ujrat e vendit ,ndersa detin Jon do t’ia japim Greqise,se ne nuk e kullandrisim dot,ndersa detin Adriatik do t’ia japim Italise dhe Malit te Zi si me me pervoje!
Ne do vjelim taksat!
Kemi pervojen e taksidareve te pushtimit otoman,qe na shkon per shtat ne dembeleve dhe te korruptuareve te Stambolli!
Populli eshte i lire te shkjoje ku te doje per nje jete me te mire,si cifutet ne shkretetire!
Ne punojme per te ardhmen e ndritur te….bangladeshasve dhe afganeve!
Nje iniciative tjeter e shkelqyer e Lali Erit?lol
E KE SHUME MIRE DRENOVA ,PORE DUHEJ THEKSUA QE ATO FJALE SHKOJNE DIREKTE PER AGJENTET GREKE ,RUSE ,DHE SERBE QE QEVERISEN SHQIPEN NE KETA 30 VITE ,DHE PO E QEVERISIN AKOMA ,VETEM E VETEM PER TA SHKATERRUAR ,DJEGUR ,DHE PSE JO EDHE PER TA SHITUR .DOGJEN ,PRENE ,SHKATERRUAN FAUNAT E SHQIPERISE ME PRETENDIMIN SE DO E FILLONIN NGA E PARA SICE RREGULLUAN PASHEALIMANIN ,LALEZIN ,BREGDETIN E SHQIPERISE MALIN E TOMORRIT QE PO E KETHEJNE NE FUSHE.KRIMINELAT DHE HAJDUTERIT ,QE S’KISHIN PA GJE ME SY U BENE DREJTUSE TE ATIJE VENDI .DHE JA PERFUNDIMI KU JEMI SOTE. KETA DUHEN VARUR TE GJITHE NE SHSHE TE TIRANES,DHE NUKE LAHET DEMI QE I KANE SJELLE ATIJE VENDI .LERE PASTAJE PO TE FLASES PER HUMBJET E JETEVE PER MOTIVE KLANORE TE FISEVE TE BANDAVE SHTETERORE.