Flet drejtuesi i agjencisë që sjell punonjës nga Bangladeshi në Shqipëri: Paguhen 350-400 euro për punë krahu, këtu ndihen si në shtëpitë e tyre

25 Shtator 2021, 17:19Sociale TEMA

Plotësimi i krahut të punës me punonjës nga Bangladeshi, India dhe Nepali mbetet një fenomen që ende nuk është kuptuar. “Fax news” ka siguruar intervistë me një nga drejtuesit e agjencive të punësimit që sjellin punonjës nga vendet e botës së tretë në vendin tonë, Jason Masini, i cili ka sqaruar se si hyjnë në vendin tonë. Gjatë intervistës së tij, ai ka sqaruar procedurat sesi vijnë të huajt për të punuar në Shqipëri, duke siguruar një rrogë 350-400 euro mesatarja.

Po ashtu, ai ka shtuar se deri më tani me procedura të rregullta në vendin tonë kanë mbërritur mbi 100 persona që vijnë dhe qëndrojnë në Shqipëri.

Por ndërkohë që në vend, pak kohë më parë “ABC” raportoi se gjatë dy muajve të fundit, Policia kishte ushtruar kontrolle në ato biznese ku pretendohej se për ta kishte kontratë punë, por nuk gjeti asnjë.

Dyshohet se rreth 50 shtetas nga Bangladeshi ishin larguar nga kufiri i gjelbër, me destinacion vendet e BE-së, duke përdorur kontratën e punës në Shqipëri si “leje kalimi”. Ndërkohë që ka nisur edhe hetimi për një rrjet të strukturuar kriminal në trafikimin e klandestinëve.

Masini: Vendet kryesore qytetarët e të cilëve duan të vijnë në Shqipëri janë nga vendet e treta. Kryesisht janë nga India, Bangladeshi dhe Nepali. Ata janë të interesuar për disa punë, jo për çdo lloj pune. Përshembull , për inxhiierë duhet ta mendojnë 2 herë. Por punonjës pa kualifikime ose me aftësi mesatare, janë të interesuar. Krahasojnë rrogat dhe më pas vendosin që të vijnë. Kanë vullnet të vijnë dhe të punojnë këtu në Shqipëri.

Cilat janë pozicionet e punës ku ka vende të lira pune në Shqipëri dhe ku ata janë të interesuar? A përshtaten interesat e tyre me ato të kompanive shqiptare që duan të punësojnë punonjës nga Bangladeshi, India dhe Nepali?

Masini: Për sa i përket punës, ajo që bëjmë ne. Ne shohim tregun, takojmë punë punëmarrësit, vizitojmë fabrika, fasoneritë që prodhojnë, psh këpuce. dhe pastaj shkojmë mbrapsht në këto vende, ku agjentët shohin se cilët janë punonjësit që kanë vullnet të udhëtojnë, kanë vullnet të pranojnë kushtet. Shohim nëse iu përshtaten kushtet e tyre. Për shkak se janë nga vendet e largëta duan të dine se në çfarë kushtesh duhet të qëndrojnë, cilat janë kushtet që ofrojnë kompanitë. Ka kompani që nuk janë në qytete. Këto kompani, ofrojnë edhe akomodimin dhe vaktet. Kjo është plus dhe ata e dinë që nuk do të shpenzojnë dhe siç e dimë akomodimi nuk është i lirë, psh në tiranë, qeratë në Tiranë janë shumë të shtrenjta. Edhe pse kompanitë janë të vendosura në qytet dhe kompanitë nuk mbulojnë akomodomin ata e mendojnë dy herë. Ata i bëjnë llogaritë e tyre. Ne studiojmë tregun dhe duhet të kuptojmë që ata vijnë nga një popullsi jo si Shqipëria. Ata janë me miliona dhe forcat punëtore janë me shumicë, kështuqë janë të gatshëm të udhëtojnë.

Cilat janë pritshmëritë për nivelin e pagave që të huajt janë të interesuar dhe që mendojnë se ja vlen të vish në Shqipëri. Madje dhe mund të mendojnë se kanë një pagë të mirë, sepse në vendin tonë mungojnë forcat e punës, mungojnë burimet njerzore ndaj dhe lind nevoja për të marrë punonjës nga jashtë. Cilat janë pritshmëritë për punën dhe për pagën?

Masini: Para se të udhëtojnë drejt Shqipërisë ata janë të informuar për atë që i pret këtu, kanë kontratat e punës. Përfundimisht pagat e tyre nuk janë vetëm në nivelin e pagës minimale në Shqipëri, sepse ata vijnë me disa aftësi, ata e dinë se si të operojnë me tregun. Ata e janë të informuar për rrogat e tyre, nuk janë në minimalen e pagës në Shqipëri, por gjithsesi afër saj. Puntorët janë të përgatitur dhe mendojnë që rroga që do të marrin do të dergohet në vendin e tyre. Paratë e tyre i dërgojnë pas, tek familjet e tyre.

Sa është rroga që ata kërkojnë këtu?

Masinii: Varet nga kompania ku ata punojnë. Por varet mes 350 -400 euro mesatarja.

S’po them ankesat por shqetësimet që kanë kompanitë vendase, janë se këta punonjës, vijnë punonjës për 10 ditë a dy jave dhe më pas ikin sepse kërkojnë të shkojnë ne Europën perëndimore. Pse ndodh kjo? A vijnë në Shqipëri vetëm sa të kalojnë?

Kur shprehen se duan të vijnë këtu, a e kanë të lehtë procedurën e lehtë për tu pajisur me leje qendrimi? Zyra e emigranicionit a i pajis ata me shpejte me dokumentacion?

Masini: Marrja e lejes në Shqipëri është njësoj si në vendet e tjera. Ka një procedurë, pagesë, marrëveshje me kompanitë, edhe kompanitë duhet të ketë një marrëdhënie, që edhe kur vijnë këtu ata monitorohen. Iu japim informacioni dhe i orientojmë, ata e dinë dhe i monitorojnë edhe tek kompanitë nëse po ecin mirë.

Kjo ndodh nëse ata vijnë nëpërmjet agjencive të punësimit, po kur vijnë në rrugë private, pra të pashoqëruar nga një agjenci, ose nëse thjesht dëgjojnë nga të afërm dhe nisen e vijnë. A detyrohen edhe ata që të kenë një kontratë pune apo kontrate qeraje?

Masini: Nëse vijnë vetë do ta kenë shumë të vështirë. Madje dhe ne nuk i bëjmë të gjitha gjërat vetë. Kemi financierët dhe avokatët. Kontratat duhet të jenë të përkthyera, kanë nevojë për ndihmë për udhëtimin dhe të tjera, m vende të tjera edhe mundet ta bëjnë sepse aplikojnë online. Por me Shqipërinë nuk ndodh, nuk munden të vijnë lehtësisht vetë. Sidomos nga vende të botës se tretë e kanë shumë të vështirë që të vijnë vetë.

Deri më tani sa veta kanë mbërritur në Shqipëri në këtë mënyrë, më saktë, që i keni sjellë ju në këtë mënyrë?

Masini: Deri tani kanë mbërritur mbi 100. janë shumë kompani që duan të punësojnë shumë më shumë për sa kohë që ka kërkesa të shtuara për fuqi punëtore. Për sa kohë që gjërat ecin mirë, jemi këtu për të sjellë njerëz që ti bashkohen fuqisë punëtore.

Bazuar edhe tek mbresat që kanë dhënë, kush është më i kënaqur, kompanitë që punësojnë të huaj apo ata që vijnë e punojnë për kompanitë shqiptare?

Masini: Si fillim, shumica e tyre ndihen si në shtëpi. Nuk është edhe aq e rendësishme por shumica e tyre janë religjiozë, janë praktikantë muslimane dhe e ndiejnë veten si në shtepi që mund të gjejnë xhamia afër vendqëndrimit të tyre. Përgjithësisht në Shqipëri mund të jetosh mirë për sa kohë ke një vend ku të qëndrosh dhe një rrogë.

Bazuar edhe tek eksperienca, fakti që fuqia punëtore qarkullon, vijnë nga një vend tjetër në Shqipëri, psh deri para 10 vjetesh Shqipëria nuk mund ta mendonte që do të vinin punonjës të huaj. Ne ende ikim nga Shqipëria për të gjetur një vend më të mirë mirë punë, rrogë më të lartë dhe kushte me të mira. A po ndodh kjo për shkak se është qarkullim në nivel botëror, apo kushtet ekonomike po e diktojnë këtë qarkullim.

Masini: Po, e vërteta është se kur shohin situatën dhe duan të bëjnë krahasimet, e zgjedhin Shqipërinë. Për sa i përket pagës në Shqipëri është shumë pak më mirë, por ka edhe raste që ka kompani që kërkojnë të punojnë jashtë orarit të punës, dhe për shkak se punojnë jashtë vendit të tyre janë më të gatshëm për të punuar jashtë orarit për të marrë më shumë para, dhe siç e thashë edhe më herët për ti dërguar në shtëpi. Për sa i përket qëndrimit, ky person hyn lehtësisht në sistem. Pika kryesore është që edhe pse vendasit ikin për të kërkuar kushte më të mira dhe e gjejnë, dhe ajo që po e lëviz tregun janë pagat. Disa kompani janë të gatshme të japin më shumë se sa minimumi. Idealisht, kompanitë, qytetarët dhe populli do të mund të gjejnë kushtet më të mira dhe të qëndrojnë këtu. Por si gjithmonë historia përsërit vetveten. Disa lloj punësh, vendasit nuk i bëjnë më sepse mendojnë se ato lloj punësh nuk janë për ta, dhe kjo ndodh në shumë vende, për ekonominë që të zgjerohet gjithmonë do të ketë vende pune të kësaj natyre.

Thirrjen për të marrë punëtorë nga Bangladeshi e bëri vetë kryeministri Edi Rama. Gjatë një vizite në Shkodër, Kreu i Qeverisë tha se kompanive si fasoneritë apo edhe të tjera, u leverdis më shumë të marrin një punëtor nga Bangladeshi dhe ta strehojnë atë e madje edhe t’i heqin shpenzimet për ushqimin, se sa të punësojnë shqiptarë. Ndërkohë që për këta të fundit rroga minimale është vetëm 30 mijë lekë të reja, për të punonjësit nga Bangladeshi flitet vetëm me euro.

18 komente në “Flet drejtuesi i agjencisë që sjell punonjës nga Bangladeshi në Shqipëri: Paguhen 350-400 euro për punë krahu, këtu ndihen si në shtëpitë e tyre”

  1. GazMir says:

    Kjo agjenci duhet mbyllur sa më parë, prioritet jan afganët.

  2. vlora.vlora says:

    Ky eshte plani i Rama kurves te ndjeki shqiptaret dhe te mari pakistanese afgane dhe ,nga bangladeshi,shqiptaret mund te punojne dhe me 300-400 mije leke ,por te jetojne si njerez dhe jo si kafshe , keta rine nga 10 veta ne shtepi ,,,plus shiko cmimet o kryeminister fendurine dhe beji llogarite ,,a jetohet me aq leke

    1. Vlonjati says:

      Ashtu rrine edhe shqiptaret jashte pse ca kujtojne se bejne? Nuk merren te gjithe me shtepi hashashi. Nga 10 veta ne dhome rrine e hane konserva. Ndersa ne Shqiperi hunda ne qiell e bytha ne diell.

      Sa per keta qe vijne nga Bangladeshi shqiperine e konsiderojne vende te varfer e te prapambetur. Shumica nuk punojne e nuk kane deshire, vijne dhe shohin te ikin ne Evrope. Shqiperia eshte thjesht kalimtare.

  3. Patriot says:

    Ky qeni bene trafikant emigrantesh ,gjoja i sjelle per pune ATA vine mbledhin leke njohin terenin dhe te ikin ne Europe ,leshte vijene per te ndenjur ne Shqiperi.

    1. Berti says:

      Me keta plehra qe jane ne qeveri mjere populli

  4. Parruca says:

    Kjo eshte « mrekullia » e Timonierit, heqim shqiptaret dhe sjellim bangladeshasit. Bravo Timonier ja arrite asaj qe nuk ja arriti as Perandoria Osmane per 500 vjet! Meqe skllavopronaret shqiptare kane veshiresi ne gjetjen e sklleverve te bardhe (sepse ne treg ka vetem punonjes qe kerkojne dinjitet) atehere Timonieri shqeu dyert per te sjelle skllever me ngjyre. Keshtuqe ish sklleverit duhet te largohen ne Perendim per te gjetur punen me dinjitet.

  5. Mario says:

    Kjo eshte teper e rende. Pa diskutim qe vijne aty e ndihen me mire se ne Indi. Nuk ngeli ne arrixhi pa u fut ne Shqiperi, ndersa Shqiptaret vazhdojne marrin rruget e i trajtojne si arrixhinj neper bote. Kete Edi duhet te marre masa dhe ta ndaloje. E pa pranueshme. Shpresoj Mero te shkruaj nje shkrim per kete per t’i cuar nje mesazh Edit ne emer te shqiptarve.

  6. dikur says:

    Ja ku mbrritem edhe ne shqiptaret qe te shajme emigrantet se po na zene vendet e punes …… . Kohet kur ne flinim nga 10 veta ne rrulot, kur kalonim malinme bore dhe flinim ne plevicat e grekut kaluan . Te shkuara t’harruara . Tashti duam dinjitet dhe bezdisemi nga ata qe jane si ne para 25 vjetesh. Epo ndoshta tani i kiptojme kur ankoheshin italianet apo greket per emigrantet .

  7. D.3 says:

    A ja qr ku kemi përfundu. Pakistan,Afganistan,Bangladesh Nepal,Marok… ptu ju qr. Ju shoft rraca

  8. Olsi says:

    Keto gjoja biznese e fasoneri , duhet te zhduken nga shqiperia, nqs kerkojne dore te lire pune, te shkojne direkt ne keto vende, por jo te na i sjellin ketu,ne jemi nje vend i vogel, dhe prurja e shume te huajeve nuk eshte gje e mire.

  9. Berti says:

    O te pa fytyre ju jeni trafikante klandestinesh,nuk vijne per pune ne shqiperi vijne per te kaluar ne itali

  10. Shqyptari i Maleve says:

    Rroga e Bangladeshasit qenka 480-600.000 lekë
    Kurse rroga e shqiptarit vetëm 300.000 lekë.
    Çfarë fshihet pas këtij pislliku: trafikimi i fakirëve apo zëvendësimi i shqiptarëve me jabanxhij islamiq?

  11. Stop xhihadistëve hallall says:

    Rroga e Bangladeshasit qenka 480-600.000 lekë
    Kurse rroga e shqiptarit vetëm 300.000 lekë.
    Çfarë fshihet pas këtij pislliku: trafikimi i fakirëve apo zëvendësimi i shqiptarëve me jabanxhij islamiq?

  12. Anila says:

    Edi Rama kryetrafikanti i klandestineve nga vendet e Azise. BE duhet ta monitoroje situaten dhe ti jape ultimatum ketj matrapazi per te nderprere menjehere kete trafikim te organizuar shteteror.

    1. Fisnik says:

      Pikërisht!
      Vetë Rama në fushatën zgjedhore i dha përkrahje “biznismenit” që kishte ndërmend të merrte “punëtorë” nga Bangladeshi.
      Kemi të bëjmë me trafikim njerëzish nga vendet e mbipopulluara për në Europë. Shqipëria është trampolinë.
      Veprimtari kriminale e organizuar nga politikanë të korruptuar shqiptarë!

  13. Edhe ne Surrel do shkojn se ka natyr te bukur says:

    Bangladeshi me 163 milione banore dhe mjerisht i varfer po kerkon punesim ne Shqiperine e vogel me 3 milione banore Nga këta 1.5 shqiotare te perzene per shkaqe varferije. Kane ardhur sa 2000 bangladeshas deri tani! Dhe po behen gati te vijne edhe nha 50 milione te tjere. Keta do na shtyjne hedhin ne ne det dhe do perhapen kudo ne Shqiperi deri ne malet e saja.

  14. Drejtuesi i pidhit te motres se toje says:

    ..qe bije funderina qe qelben perc. Islamqener te zgjebosur.

  15. Lili says:

    Spatrim etnik. Te te shkulin nga vendi jot. Kjo eshte e planifikuar dhe i vjen pershtat serbeve e ruseve qe duan dalje ne det.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje