Rama shpërndan apelin e Manastirliut: Mos dëgjoni broçkulla, por shkoni bëni vaksinën

25 Shtator 2021, 12:58Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu ka bërë sërish sot thirrje qytetarëve, duke iu thënë që të shkojnë të marrin dozën e vaksinës anti-Covid-19.

Sipas saj vaksinimi është arma më e fuqishme që ka sot njerëzimi dhe një mendjelehtësi që ka pasoja të rënda.

Manastriliu u shpreh se pasojë më të rëndë se humbja e jetës nuk ka, ndaj qytetarët nuk duhet të humbin kohë.

Mos e neglizhoni vaksinimin duke dëgjuar broçkullat e kujt nuk ka as edhe një minimum humanizmi dhe përgjegjshmërie. Sfida që disa i bëjnë shkencës dhe mjekësisë, refuzimi për të pranuar mendimet e ekspertëve më të mirë në Botë, që thonë se vaksina është arma më e fuqishme që ka sot njerëzimi, është një mendjelehtësi që ka pasoja të rënda. Dhe pasojë më të rëndë se sa humbja e jetës, nuk ka”- Apeli i Ministres Ogerta Manastirliu për qytetarët për t’u vaksinuar sa më parë ndaj COVID-19”, tha Manastirliu.

Ministrja tha më tej se shumica dërrmuese e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar.

“Edhe pse shifrat e infeksioneve të shkaktuara nga Covid-19 kanë pësuar një ulje të lehtë në ditet e fundit, për fat të keq, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me fatalitetet. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalet tona Covid, shumë qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën për jetën. Sipas raportimit nga spitalet COVID 95 % e rasteve shtrimeve në spital janë të pavaksinuar. Po kështu shumica dërrmuese e viktimave në Spitalet Covid, janë jetë njerëzish që e humbën luftën, për shkak të mosvaksinimit”, theksoi Manasirliu në mesazhin e saj.

 

2 komente në “Rama shpërndan apelin e Manastirliut: Mos dëgjoni broçkulla, por shkoni bëni vaksinën”

  1. Murtaja e Zeze says:

    Po atehere pse ju zoti Kryeminister e bete vaksinen me uje fiziologjik dhe Jo Pfizer apo Modena apo Astra Zenecca sikunder edhe qeveritaret e tjere qe gjoja po benin gjilperen live per te na bindur.Po gjithe at doctor ne France e Itali qenkan budallenj qe refuzijne te bejne vaksinen ndersa politikanet e dine me mir dhe meqe plani gobal nuk po realizohet ashtu sic duan ata qe e krijuan atehere hidhemi ne planin B.Ne qofte se nuk vaksinoheni nuk merrni me pensione sicpo behet ne Itali qe eshte vendi ku u krijua Mafia e cila do perhapet anembane botes.Pastaj nga e dine keta qe Ka Pandemi nderkohe qe shumica e te vdekurve Jane mosha e
    trete ose njerz qe vuajne nga semundje te tjera.Ndersa ky detyrimi I venies se maskes edhe kur je I vaksinuar me duket e pakuptimte.Nejse tani jetojme ne globalizem dhe drejtohemi nga nje qeveri boterore oculte qe nuk del asnjehere ne skene ndersa udheheqesit qe bota njeh(president,kancelar,p/minister,mbret,diktator) Jane te detyruar te zbatojne programin dhe nuk dalin dot nga sistemi ndryshe…….

  2. asnjeansi says:

    Ja qe kjo bote kaq e madhe , ka edhe hajvane , idiote , injorante e analfabete si ky Murtaja e Zeze . Mire do te ishte , qe covidi ti merrte te gjithe keta zuzare anti njerezore , qe mohojne vaksinat (ne fakt ka marre nje pjese te mire prej tyre) , po mire eshte te ngordhin te gjithe keta qelbesira , qe bejne deme te medha nga rradhet e idioteve te tjere .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje