Humbi 3 të afërm në tragjedinë e Gërdecit, e moshuara: Mediu do bëjë ato 5 vite burg e do të kthehet në shtëpi

24 Shtator 2021, 14:00Sociale TEMA

Në ish-repartin ushtarak në Gërdec, memoriali me emrat e 26 viktimave të tragjedisë është aty për t’iu kujtuar të gjithë tragjedinë. News24 ka qenë sot në fshatin që u bë i famshëm nga një tragjedi, ndërsa një pjesë e madhe e banorëve nuk kanë dashur të komentojnë vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Posaçme për rihapjen e dosjes.

E vetmja që ka pranuar të flasë për gazetarin Erjon Skëndaj, nënë Zymbylja thotë se lotët nuk i janë tharë, si për nipin e vrarë, ashtu dhe për nusen e djalit. Ndërkohë që edhe babai i nuses së djalit ka humbur jetën në këtë tragjedi.

Drama e madhe që ka përjetuar kjo familje është ende e prekshme.

“Mediu do bëjë ato 5 vjet burg e do kthehet në shtëpi. Po ajo mamaja e nipave të mi dhe djali i djalit a do kthehet më? Do thuash pse vajti, vajti nga e keqja. Tre veta. 13 vjet dhe mua dhe sot nuk më thahen lotët. Deri sa t’i vete atij djali dhe nuses atje. I kujtoj përditë, kur shkoja në dyqan, më dilte djali këtu e më thoshte ku shkon o nënë, e më shoqëronte. Iku djali i ka lënë librat aty, i ka lënë të gjitha aty”, tha e moshuara./ BW

 

2 komente në “Humbi 3 të afërm në tragjedinë e Gërdecit, e moshuara: Mediu do bëjë ato 5 vite burg e do të kthehet në shtëpi”

  1. Nje qytetar qe nuk kupton ç'bohet says:

    Mire e ke ti none, ate Mehdiun duhet ta rrjeim gjalle, pastaj ta pjekim ne hell dhe ti ta hash e ta marosh er tre vakte.

  2. lana says:

    E dhimbshme…tragjedi familjare per te bere para…,miljona para,… Mediu me sy peshkaqenin…dhe lëtyrat e tyre…
    Çudi, asnje koment…
    Pjesa me e madhe e banoreve nuk kane dashur te komentojne per vndimin qe eshte dhene nga Gjykata e Posaçme per rihapjen e dosjes Mediu…???!!!
    Kane frike?! Nga dora e zeze!
    Bravo Nene Zymbyles…qe kujton me dhimbje humbjen e nipit dhe nenen e tij, nusen e djalit te saj. Trimereshe, perfaqesoj Gerdecin…
    me dhimbje te thelle kujtoj tragjedine e madhe…po ku jane burrat?!…asnje nga familjet e tyre nuk pati viktima?!
    Jane te kercenuar…kriminelat te bejne gjemen dhe te kercenojne…!!!!!!!!
    Ndeshkimi kundrejt tyre duhet te jete kapital ne emer te viktimave…nga sot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje