Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

22 Shtator 2021, 20:15Sociale TEMA

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i Ekspertëve la në fuqi masat ekzistuese si dhe publikoi të dhënat në lidhje me situatën aktuale.

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ekspertët u bënë thirrje institucioneve arsimore që të respektojnë protokollet anti-Covid. Ndërsa mësuesit dhe studentët që refuzojnë kryerjen e vaksinës, çdo javë duhet të bëjnë tamponin për të provuar negativitetin ndaj Covid-19.

Të pyetur nga A2 CNN në lidhje me blerjen e certifikatës anti-Covid në pikat e vaksinimit, ekspertët nuk e mohuan fenomenin. Ata e cilësuan kriminale, ndërsa u shprehën të hapur për të bashkëpunuar me organet hetimore.

Zyrtarisht, 42% e popullsisë në vend ka marrë dozën e parë anti-Covid, ndërsa 32% janë vaksinuar me të dyja dozat. Mjekët nuk përjashtuan rastet e humbjes së jetës edhe tek të vaksinuarit, por kjo, sipas mjekëve të Spitalit Infektiv, ka ndodhur tek pacientët me sëmundje të rënda shoqëruese.

1 komente në “Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën”

  1. KuqeZi says:

    Vdekja tek te vaksinuarit paska ndodhur tek te semuret me semundje te renda ( zyrtarisht pranohen 546 te vdekur pas vaksinimit, 0.0006% – realisht jane te pakten permbi 1500 te vdekur pas vaksinimit ) kurse te ” vdekurit ” nga covid19 ” nuk qene ” 88 vjecare me nga 2-3 semundje. Shpejt o ekspertet e covidiktatures do ti paguani shtrenjte keto poshtersi e krime ndaj Shqiptareve e njerezve te pafajshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje