30 vite jetë për të blerë një shtëpi në Tiranë: Çmimet e larta të ndërtimeve, të papërballueshme me të ardhurat mesatare

24 Shtator 2021, 20:10Sociale TEMA

Në 6 vitet e fundit çmimi i një apartamenti në Tiranë kushton më tepër se në 2015. Sot blerësit për metër katrorë po paguajnë 400 euro më tepër.

“Po ta krahasojmë me vitin 2015 e deri më tani kemi pas një rritje prej 30% të vlerave në apartamente. Përgjithësisht rriten për shkak të objekteve të reja që ndërtohen në zonë. Të flasim për Yzberishtin nga 550 euro që gjejë më para tani kushton 950 euro metri katror”, tregon Ogerta Bala.

Ogerta Bala punon si agjente imobiliare ajo thotë se çiftet e reja që punojnë në shtet me ndihmën e një kredie mund të blejnë vetë, apartamentet 1+1 në zonat periferike të Tiranës.

Sot ajo do të prezantojë më një apartament të pamobiluar në Komunën e Parisit që kushton mbi 100.000 euro, sipas saj y apartament që edhe pse do investim ka dal në treg më një çmim okazion nëse e krahasojmë me çmimin e banesave të tjera të zonës.

“Ky apartamentet që jemi në sot është okazion nëse e krahasojmë me zonën. Në Komunën e Parisit metri katrorë kushton nga 1200-1400 euro metri katrorë. Ky apartament po shitet me 1000 euro metri katrorë dhe kushton 129.000 euro. Kush i blen këto apartamente mbi 100.000 euro?

Njerëzit me kredi ose emigrant. Çiftet e reja që jetojnë në Tiranë a mund të blejnë një apartament të tillë? Vetëm ato çifte që janë me punë shumë të mira private dhe jo shteti. Dhe çfarë mendojnë klientët e tu kur u prezanton këto apartament? Thonë ku e blej këtë apartament në Tiranë apo në BE”, shprehet ajo.

Eksperte e ekonomisë, Romina Radonshqi thotë se paga mesatare e një individ në Shqipëri është 468 euro, ndërsa kostoja e jetesës në vendin tonë është me e shtrenjta në rajon duke kapur vlerën e 410 eurove pa përfshirë këtu faturën qirasë apo këstin kredinë:

“Nuk ka logjikë ekonomike të thuash që një individ mund të blej një shtëpi në qendër të Tiranës kur metri katror kushton nga 3.000-4.000 euro. Nëse bëjmë një analizë paga mesatare e në individ ishte 468 euro që i bie që një individ nuk duhet të plotësojë asnjë nevojë fiziologjike vetëm t’i kursejë këto para ai mund të blejë vetëm në metër katror. “

Po qytetarët çfarë mendojnë për këto çmime?

“Të jashtëzakonshme si në Paris dhe në Vjenë. Vajza ime jeton në Danimarke dhe nuk ka mundur të blej një shtëpi në Tiranë. JU jetoni në Tiranë? Po. Sa para ju ka kushtuar shtëpia? Mua ma ka dhënë falas Banka Botërore, në të kundërt sot të isha pa shtëpi”, shprehet një qytetar.

“Shumë të shtrenjta nëse e krahasojmë me pagat. Ju keni blerë shtëpi? Fatmirësisht ma ka lënë babai trashëgimi, në të kundërt do jetoja me qira”, thotë një tjetër.(TCH)

16 komente në “30 vite jetë për të blerë një shtëpi në Tiranë: Çmimet e larta të ndërtimeve, të papërballueshme me të ardhurat mesatare”

  1. Bardha says:

    Po sa ashte jashte Shqiperise,cmimi i nje apartementi ne Itali,France Belgjike,Gjermani,Austri e Angeli,Hollande 2dhoma e nje guzhine kane kapur 500000euvro e ma larte ne nje kohe qe paga mujore vertitet nga 1300 deri 2000 euvro per shumicen e popullesise qe kap 90% te puntorve ate here nxjerr sa vjet duhet paguaj bankat nje puntor,e mesatarja vertitet rreth 25 deri 30 vjet

  2. Lexoni dhe do mesoni emisionet téléréalité nuk te mesojne asgje says:

    Normale edhe ne europe ne e marim kredine 30 vjet ku eshte problemi ?

    1. Lolocolo says:

      Problemi eshte se kredia ty te ha nje pjese te vogel te te ardhurave ndersa ketu i bie te ik e gjith rroga..a jeni ne terezi ju krahasoni Tiranen me Milanon dhe Toronton o injorante, statistikisht vendi 3 me çmime me te shtrenjta per apartamente ne Europe kjo vjen vetem nga parja e piset qe hidhet ne ndertim, po te kishe kerkes oferte te drejte e shifje ti Tiranen njelloj si Athina. Gjithsesi çmimi normal per apartament ketu duhet te jete 500 $ m2 ne nje kohe kur ne bllok shkon dhe 2500$ m2 po do ta shohim se megjith keto ndertime qe behen do vije kolapsi shum shpejt.

      1. Sefer Daja says:

        Plotesisht dakort me ty Lolokolo!
        Kisha dit qe i lexoja komentet e ketyre qe jetojn jasht e bojn krahasime te tilla! Nuk llogarisin fare kostot e jeteses! Krahasojne qytetet e medha me Tiranen tone ,qe fatkeqsisht osht bo e pajetueshme dhe çerdhe e mafias
        Arrijn deri atje qe harrojne se çfare infrastukture te ofron qyteti dhe shtepia qe ti blen!
        Çmimet ne BE dhe USA jane SHUME here me te ulta se ne Tirane!
        Ne nje qytet europian( me popullsi dhe infrastukture si Tirana, ) nje apartament 100 m2 nuk i kalon 50-60 000€
        Pa llogaritur mekanizmin e kredive dhe te te ardhurave!

  3. Bankieri says:

    Ç’ja fusin kot. Në asnjë vend të Europës nuk blen dot shtëpi me kursimet e rrogës. Në itali e gjetiu nuk blen dot shtëpi për një jetë të tërë. Vetëm se me kredi, që vazhdon 25-30 vjet. Me demek po na çudisin me anal-izat.

  4. redi says:

    Nuk eshte tamam sepse dhe ne Amerike kaq vite duhen por ketu shumica nuk e dlen as per 30 vite…
    Prandaj iken rinia….

    1. ben says:

      redi-nuk e di se ne cfare vendi ne Amerike jeton zotrote, por ketu ku jam une, ka shume njerez qe kalojne gjithe jeten duke paguar kestet e kredive te shtepive dhe pasi vdesin, femijet e tyre vazhdojne te bejne pagesat e mbetura.
      Keto artikuj krijojne pershtypjen e gabuar se keto cmime te larta jane vetem ne Shqiperi. E gjithe bota perendimore ka cmime te larta te shtepive dhe shumica jetojne ne shtepi me qera. Perse ne Shqiperi duhet te jete ndryshe?

  5. Plaku Pa Mjeker says:

    Gabim i madh. Shqiptaret duhet ta marrin nga nje shtepi falas ne Tirane biles brenda bllokut te gjithe se e meritojne pa punuar fare.
    U ftofshi ne myth.

  6. Patrioti says:

    Ju doni shtëpi për 5 vjet punë? Këtu në SHBA do paguash këste për 30 vjet kur merr shtëpi. Një përqindje e papërfillshme i paguan shtëpitë më kesh, shumica dërmuese marrin borxh në banka e paguajnë cdo muaj për 30 vjet rresht. Nuk ka qyl…

    1. e verteta says:

      pse jo per pese vjet?? jeta e njeriut eshte e shkurter ,nuk jetojme peseqind vjet, mos na hapni bakun me sisitemin ne amerike se sistem skllaveri moderne eshte, si ne usa edhe kudo ne bote, gjoja ska qyl edhe duhet punuar forte populli qe te bejne qejf njeperqind e globit edhe bankieriet,te punosh 30 vjet cdo dite per te paguar nje mut shtepie nuk eshte gje tjeter vecse me te futur,,,,, nuk ka qyl jam dakord por edhe treidhjete vjet jane shume, kete shprehjen nuk ka qyl e kane fut ne mendjen njerzore elita qe popujt e botes te punojne shume dhe ti nenshtrojne nderkohe qe ata hane e rrojne me qyl githe jeten, dhe sa per ne amerik ke me mijra raste qe humbet punen dhe bankat ta fusin ngel e fle ne rruge ose makine

  7. 17nentori says:

    Pse se mer shpine ne Rrogozhine qe e paguan vetem per 15vjet?
    Te mbeten 15vjet badjava ne Rrogozhine qe do i paguash ne Tirane.

  8. Niku says:

    Ketu ne Toronto ka shkuar $1mil shpia e vjeter 1 kat.
    Pastaj do paguash eshe rreth $5000 tax bashkie.
    Mos u ankoni oër çmimet ne shqipri
    Jan relativish te ulta

  9. Fatos says:

    Analiza idiote nga gazetarë injorantë që flasin me njerëz që s’kanë jetuar jashtë dhe nuk e dinë tregun. Paçavure mediatike.

  10. Leo says:

    Saliu ka bere shume te keqijaaaa por banesat i dha falas.
    Tani kur rogat i ke ato qe i ke, pse rrit cmimin e banesave? Ose fillo dhe ndeto banesa me cmime te lira neper fshatrat rreth qyteteteve kryesore. Njerezit nuk mund te jetojne tre kurora ne nje shteoi te vogel. Ose bej shtepi te lira prej druri.

  11. Elton says:

    Shqiperia mbetet nder vendet me te varfra ku paga e nje punonjsi qe eshte relativisht 350€ nuk del per tu ushqyer, e Jo me qe ke dhe feature dritash uji , taks shpie, parkimi, oborri, ashensori , e shume te tjera per tu paguar , kshu qe duhet te punosh fort e te jesh shume I shkathet , le mandej per te kursyer qe nuk behet llaf , a mandej per te blere shtepi ..turp per kte Shtet qe ka mbi 30 vjet qe tall by then , me popullin …. thank you for watching, and reading…

  12. Beno says:

    Jo shtëpi , por banesë!
    banesëeëë…ë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. A
    ADSA

    Lexoni dëshminë time Emri im është Lisa . Unë jetoj në Serbi, jam një shtetase e Shqipërisë, jam një grua e lumtur sot dhe i thashë vetes se çdo huadhënës që do të shpëtojë familjen time nga gjendja jonë e keqe, unë do t'i referoj atij çdo person që kërkon hua. më dha lumturi mua dhe familjes sime, kisha nevojë për një kredi prej 60,000 euro për të filluar jetën time nga e para pasi jam një nënë beqare me 3 fëmijë takova këtë huadhënës të ndershëm dhe të frikësuar nga Zoti që më ndihmon me një kredi prej 60,000 euro, ai është një njeri i frikësuar nga Zoti, nëse keni nevojë për hua dhe do ta ktheni kredinë, ju lutemi kontaktoni me të thuajini se është zonja Katica që ju referon tek ai. kontaktoni menaxherin e kredisë SKY Experience Mr.A .S .Austin, me email: ( [email protected] ) ose aplikoni në faqen e tyre të internetit https://skyexperienceloan.com ( [email protected])

    Përgjigjjuni
    1. Hi, this is to inform the general public that sky experience loan, a private loan lender has opened up a financial opportunity to anyone who needs any financial assistance. 5000 euro to 100,00 euro We provide loans at 2% interest to individuals, companies and companies in a clear and understandable way and condition. contact us today by

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje