“Vaksnimi zbuti valën e katërt”, ISHP: Shtrimet në spital në rritje, por situata mbetet e qëndrueshme

26 Shtator 2021, 16:51Sociale TEMA

Situata e Covid në Shqipëri paraqitet e qëndrueshëm me një trend në rënie. Sipas ekspertëve të ISHP kjo vjen falë ritmeve të larta të vaksinimit.

“Trendi është i qëndrueshëm madje në rënie dhe duhet të vijojmë me vaksinimin dhe zbatimin e masave” – thotë emidemiologu Artan Simaku.

Vala e katër në prag të Dimrit pritet të ketë një trend rritje më shumë se vala në të cilën Shqipëria ndodhet.

“Ende nuk jemi futur në stinën e vjeshtës dhe dimrit por parashikohet trend rritje. Vala e katër parashikohet në rritje por më i lehtë dhe më i butë se vjeshtë dimri i kaluar, sepse po rritet numri i të vaksinuarve më të dyja dozat”.

Sipas ekspertëve të ISHP deri tani më pak se 30 bashki të vendit janë në trend rritës për numrin e rasteve të reja me Covid. Incidencë më të lartë për 100 mijë banorë vijon ta ketë Saranda, Himara, Lezha dhe Berati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje