Berisha: PD nuk i fitoi zgjedhjet më 25 prill, pavarësisht pretendimeve se u blenë votat

1 Tetor 2021, 18:47Politika TEMA

Sali Berisha i ka bërë thirrje drejtuesve të PD që të mos bëjnë asnjë marrëveshje nëse nuk merret miratimi i forumeve të partisë. Nga Foltorja në Shkodër, Berisha u shpreh se me marrëveshjet që ka bërë PD nën drejtimin e Bashës, partia ka shkuar nga humbja në humbje.

“Hiqni dorë nga marrëveshjet pa miratim paraprak nga Këshilli i Partisë Demokratike, asnjë hap mos bëni. Partia Demokratike ka forume politike, pasi nga marrëveshja në marrëveshje kemi shkuar nga disfata në disfatë. 

Miqtë e mi, numëruam për herë të parë mandatin e tretë të Edi Ramës. Ish-kryetari i Partisë Demokratike tha se është një masakër zgjedhore, ua them me bindje se Edi Rama ka vjedhur si asnjëherë më parë, por zgjedhjet nuk i fitoi PD. Ne ishim pa lider”, tha Berisha.

Më tej ai komentoi dhe zgjedhjet e 25 Prillit, duke thënë se demokratët u vodhën nga Rama dhe u tradhtuan nga Basha, pasi sipas tij ky i fundit nuk mendoi për qytetarët por për karrigen e tij.

“Zotëria pastaj deklaroi masakrën zgjedhore dhe unë e thirra dhe i kam thënë se që është detyrë jetike që t’ua faktojmë komunitetit ndërkombëtar. Dua të faktojmë për milionat që u kanë shkuar bashkive për tërmetin. I gjithë shteti ishte në zgjedhje, u përdorën bandat, u përdorën për herë të parë dhe patronazhistët. Të njëjtën gjë bënte dhe sigurimi i shtetit. 

Por kjo kaloi se kryetari harroi votën tuaj, harroi votën e qytetarëve dhe u mor me karrigen e tij. Por si dolëm nga këto zgjedhje? Ne dolëm të vjedhur dhe të tradhtuar. Rama nga vodhi votën dhe pengu i tij nga tradhtoi”, shtoi Berisha.

2 komente në “Berisha: PD nuk i fitoi zgjedhjet më 25 prill, pavarësisht pretendimeve se u blenë votat”

  1. vjeshta says:

    Kush nuk e din???!!!
    Vetëm idiotat besojnë ty edhe Lulit.

  2. k says:

    Dorëzo gjënë e vjedhur zoti “non gratta” familjarisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje