Pushohet çështja ndaj Altin Hajrit, pasuritë e para të sekuestruara nga OFL i rikthehen pronarit

1 Tetor 2021, 11:53Kronika TEMA

Të gjitha pronat dhe pasuritë e Altin Hajrit, një prej personave të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës, do t’i rikthehen të zotit, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të pushojë çështjen për konfiskimin përfundimtar të tyre. Vendimi u mor këtë të premte, pasi ishte vetë SPAK që kishte hequr dorë nga ankimimi i vendimit të marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Pronat e sekuestruara, për të cilat SPAK kishte kërkuar fillimisht konfiskim, ishin një kompleks shërbimesh dhe një pikë karburanti, që figuronin në pronësi të Altin Hajrit. Ato ishin edhe dy pasuritë e sekuestruara, të parat nga Operacioni Forca e Ligjit, të ndërmarrë pas miratimit të ligjit special nga e Qeverisë.

Më 3 shkurt 2020, OFL sekuestroi kompleksin e shërbimeve “Vila Golden” dhe një karburant të dhënë me qira një shoqërie për tregtimin e hidrokarbureve, që ndodhet në kryqëzimin Pjezge Xhafzotaj, Shijak.

Sipas Policisë, Hajri rezulton gjithashtu i dënuar me burg nga autoritet italiane të drejtësisë, me urdhërarrestin e datës 15.08.2015, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

3 komente në “Pushohet çështja ndaj Altin Hajrit, pasuritë e para të sekuestruara nga OFL i rikthehen pronarit”

  1. xhoxhi says:

    Thuani pastaj që ska drejtësi!!!!A mor popull pret drejtësi nga ata që janë vetë mafiozë….Ska më turp…

  2. sapa says:

    Ky vend as behet dhe as ka shprese!

  3. namiku says:

    Keto pasuri i ka vene me djersen e droges…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje