Sali Berisha: Nuk e kam sjell unë Bashën, Olldashin e mundi se ishte kryebashkiak. Kam dokumente për të

1 Tetor 2021, 19:19Politika TEMA

Sali Berisha nga Shkodra u shpreh se nuk është ai që ka sjell Lulzim Bashën në krye të PD. Në fjalën e tij gjatë Foltores përballë demokratëve, Berisha u shpreh se kur Basha ka kandiduar në vitin 2013 nuk e ka mbështetur, por fitorja erdhi për shkak se ai ishte në krye të Bashkisë së Tiranës dhe kishte avantazh kundër Sokol Olldashit.

Më tej tha se ka shumë dokumente që faktojnë se Bashës në zyrë i ka bërë shumë kritika, por ky i fundit nuk i ka dëgjuar.

“Vetëm për Ballkanin e Hapur mund të kem marrë dhjetëra mesazhe nga Kosova, se Basha nuk fliste. Por nuk ia thash. Po është turp i madh, të bëhet dhe Shqipëria vasale Beogradit kjo nuk mund të ndodhte. 

Ka një filozofi kjo parti, dinjitetin njerëzor dhe dinjitetin kombëtar. Por kësaj partie iu kërkua që një anëtari i saj, një ish-themelues të mos ishte në Parlament. 

E çfarë bëri kryetari, i vuri shkelmin partisë. Një parti jo sovrane nuk mund të fitojë kurrë zgjedhje, ajo parti mbetet një lëvozhgë opozitë. Por nëse ti na nëpërkëmb në këtë mënyrë, ti kë shpallur një armiqësi, pasi njerëzit e tij nuk i pranojnë këto gjëra. 

Por cila është e vërteta, unë u garantoj se nuk e kam sjell unë. Humba zgjedhjet dhe mendova për largim të hapja rrugën dhe të vinin të tjerë. Atë verë janë paraqitur vetëm dy vetë. 

Nuk i kam kërkuar askujt të kandidojnë. Por përveç Bashës dhe Olldashit nuk u paraqitën. Ai fitoi garën se ishte në krye të Bashkisë së Tiranës dhe kishte një avantazh.

Por ku qëndron problemi im, përgjegjësia ime, në mbështetjen time që unë i kam dhënë atij publikisht. Unë këtu kam shumë dokumente, unë mund të faktoj shumë gjëra që i kam thënë Lulzim Bashës në zyrë ato që i keni kërkuar dhe ju dhe e kam kritikuar.

I kam kërkuar të japë dorëheqjen në 2017, kam thënë se kryetari duhet të jepte dorëheqjen. Por nuk kam ndërhyrë në problemet e brendshme të partisë dhe nuk kisha projekt për rikthimin në krye. Po të hyja pa projekt vetëm se shkaktoja kaos. Por a ishte e drejtë të mos ndërhyja në problemet e PD? 

Po unë them se nuk ishte e drejtë pasi nëse do të kisha ndërhyrë zhvillimet mund të mos ishin ato që janë sot”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

9 komente në “Sali Berisha: Nuk e kam sjell unë Bashën, Olldashin e mundi se ishte kryebashkiak. Kam dokumente për të”

  1. Trotski says:

    Olldashi nuk mundej Kollaj ,po e gatove Ti o Kriminel Mynxyren deri sa e Hoqe Qafe me Zagaret e Tu ,sikurse BONE dhe me Remzi <Hoxhen,Koste Trebicken dhe shume bashkepuntore qe i hoqe Qafe pasi ishin deshmitare te Bemave Tua te Zeza.

  2. Zoni ijes says:

    E dime e solli argita nen fustan per kete te brsojme moj kellire

  3. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Ky komunist maskara,servil,mashtrus,kujton se besojme,si ata qe rrembejne mikrofonin dhe flasin carlliqe.

  4. Mandravello says:

    Po jo ti mer plak, … jo ti .
    – Argita, ajo e solli Kryetar Lul Bashen. Ti as nuk e njifje fare…

  5. Cipini says:

    Mjeshter i madh, mashtrues klasi, genjeshtar i pacipe. Cilesi te kultivuara nga origina dhe komunizmi. Sekretar partie fanatik qe te bente gjemen ne ate kohe kur sherbente me pseudonimin “Penicilina”.

  6. Ilirjan says:

    Mero, studjoje mire nje pergjigje per keto sperdredhje te saliut!

  7. The One says:

    Ta kuptojme hallin Sali, po sh nuk na rruhet as per ty a millionat e Zhenit e Argites. Sa per Olldashin pyet kapterr Nishanin se ta tregon ai.

  8. drejtohu says:

    Kaq idioter paska pase vendi im qe shkojne pas brekeve te Saliut?! E paskan hak kopaçen keta injorante dhe do ngelen pa pushtet sa te krimben me gjithe Saliun. Po nuk eshte i gjithe populli shqiptar idiot si keta. Prandaj i merrni ere ju qe i vini prapa.

  9. Buda says:

    Po Olldashit kush ia cau kaptinen, o kriminel i lindur i Vicidolit?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje