Për anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko, ‘Foltorja’ e Berishës dhe gjithë veprimtaria e ditëve të fundit është një grusht shteti brenda partisë.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, lidhur me këtë deklaratë, Bejko u përplas me ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar PD-së, Edvin Kullurin. Për Kullurin, qëndrimi i të cilit është kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, kjo deklaratë nuk qëndron aspak.
Roland Bejko: Ky është thjeshtë grusht shteti brenda partisë.
Edvin Kulluri: Grusht shteti ka bërë Luli…
Roland Bejko: PD njësoj ka funksionuar si në kohën e Berishës dhe në kohën e Bashës…
Edvin Kulluri: Ore, ju flisni marrëzira…
Roland Bejko: PD është njësoj, është thjeshtë zgjatim i PD-së së Berishës. Basha vazhdoi me Berishizmin, tani Basha që s’është më me Berishën, ka për detyrë si kryetar legjitim të dalë dhe të shpjegojë para demokratëve të thotë cili do jetë projekti i ri pa Berishën bashkë-kryetar. Dhe ata që janë të heshturit, këtë presin. Po e dëgjojnë Berishën me respekt, duan të dëgjojnë dhe Bashën.
Ndërsa Frrok Çupi shtoi se fakti që nevojitej një fuqi aq e madhe si SHBA për ta goditur Berishën, tregon se kemi të bëjmë me një uzurpator të pushteteve.
“Për Sali Berishën nuk flitet më. Sali Berisha si faktor politik, ka vdekur. Nuk ekziston! Është i goditur nga SHBA-të me akuza madhore.
Është i goditur nga publiku shqiptar që ky njeri duhet të goditet nga një fuqi shumë e madhe, se shqiptarët nuk ishin në gjendje ta godisnin Sali Berishën. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një uzurpator të pushteteve”, tha ai.
Takimet e fundit të ish-liderit të PD-së në të ashtuquajturën ‘Foltorja’, analisti i ka konsideruar si të tmerrshme. Sipas tij, edhe mbështetësit që brohorasin pas tij thërrasin ‘Unë vras!’
“Në tre takime, në dy prej tyre është thënë se ‘unë vras’… ‘vras veten’ tha njëri sot në Shkodër… Po ju them që kjo është kategoria që i shkon pas. Po të mos ketë ato Berisha, nuk del nëpër marshime. Nuk kemi pse çuditemi.
30 vjet të sundosh një vend, me të gjitha mjetet, me korrupsion e me vjedhje me të gjitha gjërat e të mos kesh aq njerëz të mbushësh një sallë, kjo do të thotë pastaj që ky nuk ishte i dhunshëm. Se një njeri që nuk është i dhunshëm në pushtet, pasi largohet nuk ka asnjë njeri me vete përveçse shokun e tij.
Berisha prodhon ata dhe ata prodhojnë Berishën. Por kjo nuk do të thotë se Berisha mori Partinë Demokratike. PD, megjithëse është në krizën më të rëndë të jetës së vet, është një parti që në anëtarësinë e vet mendohet se duhet bërë mirë për Shqipërinë.”
Pas shpalljes ‘non-grata’ nga DASH dhe përjashtimi nga grupi Parlamentar i PD-së, ajo çka e pret liderin historik duket se do të jetë hetimi nga SPAK. Lidhur me këtë, Çupi deklaron se as ai vetë nuk e di se çfaër e pret mëngjesin tjetër.
“Ai nuk di se si është mëngjesi nesër për të. Do trokasë SPAK-u në derën e tij, apo nuk do trokasë? Kjo lëvizje ka efekt qesharak”, tha analisti.
E kuptoni se çfarë partie ka qënë partia demokratike?Ka qënë parti e bandave me armë.Sot në vënd që të mblidhen në Lana dhe ti zgjidhin problemet e tyre brënda partisë Saliu del e thëret nëpër Shqipëri që të hiqet Basha duke haruar që është ai shkaktari kryesor që kjo parti nuk ariti të ngrihet në nivelin e asaj partie që prisnin shqiptarët.Çfarë do nxjerë Sali Berisha me këto takime?Vetëm do diskreditohet vetë dhe do ti dalin të vërtetat se çfarë ka bërë për 30 vjet. Të arijë një palo malok të hedhë në gjyq Amerikën nuk është parë e dëgjuar.FBI-ja di çdo gjë,çdo lëvizje të tij brënda edhe jashtë dhe del pa pikë turpi dhe thotë jam i ndershëm.Po ata që dalin me mikrofon dhe betohen për plakushin matuf përse e bëjnë?Berisha po të shikosh se si ka udhëhequr bindesh se ska asnjë ndyshim nga Enveri bile edhe ja kalon për disa bëma..
Te gjithe shqipetaret duhdt te fslnderojne Ameriken per goditjen fatale qe i beri Berishes,se neve nuk e benim dot.
Dakord Roland me ju , por me nje ndryshon fare të vogël , Berisha nuk ka qënë bashk-kryetar , por MBI-KRYETAR .
Luli tashti do e tregojë veten në se ka qënë nën kryetarit apo jo , me atë që a do arijë t’ë bëhet kryetar i vertetë ?!!!