Qeveria iu gjen punë ish-deputetëve

2 Tetor 2021, 09:08Politika TEMA

Pasi rregulloi në sekretariate disa nga ministret e kabinetit “Rama 2”, qeveria po mendon dhe për kandidatët qe mbetën pa një mandate deputeti në zgjedhjet e 25 prillit.

Adnor Shameti, i cili nuk u kandidua për deputet në qarkun e Beratit, është emëruar së fundmi këshilltar ligjor në Kryeministri. Por, Shameti nuk është i vetmi nga radhët e socialistëve që mbetën pa mandat.

“Unë isha një hero i vogël që duhej të sakrifikohej për të mirën e partisë”, tha Ervin Bushati.

Partia nuk e harroi heroin e vogël të saj. Ish-deputeti i Tiranës u emërua pak ditë më parë drejtues i Postës Shqiptare, duke ndërruar karrigen me deputetin e sapozgjedhur Laert Duraj. Para tij, një tjetër Bushati në PS u bë pjesë e Kryesisë së partisë, ndërkohë që më herët kryesocialisti as nuk ishte bërë pjesë të listës së kandidatëve.

Me post është shpërblyer dhe Dallëndyshe Bici, kandidate në zgjedhje për qarkun e Tiranës, e cila pas zgjedhjeve u emërua si zëvendësministre e Mbrojtjes.

Në pritje të një posti janë dhe disa nga të besuarit e tjerë të socialistëve, si Alket Hyseni dhe Plarent Ndreca.(A2)

5 komente në “Qeveria iu gjen punë ish-deputetëve”

  1. Futja kot says:

    Nderkohe qe rekomandon te rinjte te mos synojne vetem punen e shtetit Rama e perdor shtetin per te punesuar deputetet. Hajde kuptoje.

  2. Kuçedra me 12 kaptina ka zaptu shtetin says:

    Edhe ky me keq se Saliu , njeri e kishte shtetin trashegim nga Sheqerja kurse ky nga Kristaqi.
    Njeri me mut se tjetri.
    Dhe tufat me gomere qe i shkojne nga pas zihen me njera tjetren.

  3. Mjer ne says:

    Se mos na lini gjeniun p majko pa rregulluar

  4. On says:

    Leku leter…..heronjte e medhenj….leke o leke se kane harxhu….

  5. I pa punë says:

    Pse nga rruga duhet t’i marrë Rama kuadrot?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje