Të heshtur dhe të vendosur në mbrojtje të Republikës!

2 Tetor 2021, 20:25Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli

Tani që policët më elitarë të Republikës së Kosovës janë kthyer në bazat e tyre apo në shtëpitë e tyre, pasi për dy javë me radhë kanë qëndruar në veri, duke vepruar me profesionalizëm tepër të lartë përballë provokatorëve primitivë, të gjithë qytetarët e Kosovës u kanë borxh këtyre policëve – më së paku – një falënderim të madh.

Për shërbimin!

Për sakrificën!

Për dinjitetin e demonstruar!

Për profesionalizmin!

Për gjakftohtësinë!

Për përkushtimin në mbrojtje të Republikës së Kosovës!

Për heshtjen e tyre – sepse ata flasin me vepra, jo me llafe e zhurmë!

Republika e Kosovës do të gjendet edhe në të ardhmen para shumë sfidave si pasojë e politikave sabotuese të Serbisë dhe elementëve primitivë që Serbia i manipulon në Kosovë, duke lozur me fatin dhe të ardhmen e tyre.

Policia e Kosovës duhet të profesionalizohet edhe më shumë në mënyrë që edhe në të ardhmen të qëndrojë e pamposhtur në mbrojtjen e themeleve të Republikës. Këto themele i kanë dëmtuar edhe politikanët e papërgjegjshëm të Kosovës sidomos në dekadën e fundit.

Me negociata pa fund e pa cak, me korrupsion, me vjedhje, me skandale, keqqeverisje e mizori të tjera. Kështu kjo kastë politikanësh të shantazhueshëm e kanë bërë edhe Kosovën të shantazhueshme për hesape personale e private. Dëmi që ka shkaktuar ky soj politikanësh nuk mund të riparohet aq shpejt siç do të dëshironin shumica e qytetarëve të Kosovës. Por disa hapa janë bërë dhe mijëra të tjerë duhet të bëhen.

Kosova sonte është krenare me policët e saj më të shkathtë, që nuk zmbrapsen para asnjë rreziku.

3 komente në “Të heshtur dhe të vendosur në mbrojtje të Republikës!”

  1. RRNOFTE Ajatollah mullah albinladenovici BOTOKSI dosa OSMANOVICI ABDIXHIKOVICI Abazvicin SALIBANI ILIRMUTOVICI DHE BASHOVIC me GERDALLEN DHE RADONIQIN DREJT SERBISE SE MADHE

  2. Dembabadem says:

    Ata e bene punen shume mire. Por nuk ka rendesi falenderimi per ata qe bejne detyrat e tyre. Rendesi ka RESPEKTI. RESPEKTI do shume mundim qe te fitohet.

  3. EDITORIALISTI ANALITIK KULMOR. says:

    KOMENTI IM ESHTE SHUME I THJESHTE.PO TA KISHIN LIRINE E VITIT 1912 SOT TROJET E SHQIPES ISHIN TE BASHKUARA KREJTESISHTE.DHE MENDOI SE I KAME THENE TE GJITHA ME NJE FJALI.KUSH E KUPTON KETE GJUHE.

    GRANITI NE FLAKE E BARUT PER LIRINE DHE PAVARESINE E SHTETIT TE KOSOVES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje