Kostumet popullore: Ruajtja e traditës e vështirë, mungojnë modelet origjinale

3 Tetor 2021, 15:30Kulturë TEMA

Të mbash gjallë traditën e punimit të kostumeve është mjaft e vështirë. Artizania gjirokastrite Lizeta Hatika, prej 20 vitesh është munduar të ringrejë një traditë që është duke u zhdukur në Gjirokastër.

Së bashku me bashkëshortin, ajo krijon dhe punon veshje tradicionale të zonës, duke i qëndruar fanatike elementeve origjinalë, të cilët shpesh i nxjerr nga librat, pasi në qarkullim nuk ka më ekzemplarë kostumesh origjinale.

Hatika tregon se kostoja e lartë bën që të mos ketë shumë blerje të kostumeve, por janë rritur kërkesat për marrjen e tyre me qira në raste eventesh të ndryshme.

Kostumet popullore origjinale mbeten mjaft të pëlqyera nga turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë Gjirokastrën.

2 komente në “Kostumet popullore: Ruajtja e traditës e vështirë, mungojnë modelet origjinale”

  1. drejtohu says:

    Kush i humbi kostumet popullore, kush e zhduku traditen dhe po ti shikoni me vemendje, keto jane me te theksuara ne Jugun e Shqiperise, vetem ketu ja gjeten qe te dergojne “aeroplane” me helm. Une pyes: ku eshte Instituti Kulture Popullore Shqiptare qe mbronte, dhe zhvillonte kulturen popullore? Mos vale me vdekjen e Zihni Sakos dhe socializmit demokratik te kultures popullore, po vdesin edhe vlerat e saj? Ku eshte Akademia e Shkencave, ministria e aresimit e kultures, ku eshte Vasil Tole qe vetem sa i futi nje pyk kenges labe duke e quajtur iso-polifoni, ku jane keta birbo qe po bejne tallava kengen e kostumet popullore? Dikur, vetem duke pare kostumin kuptoje, jo se nga ç’krahine ishte grupi, por edhe nga çfare fshati ishte, ndersa sot kenga eshte bere çorbe derri. Po te shikoshe kengen labe, kendohet me hedhes himarjote qe nga Delvina e deri ne Mallakaster e Vlore; ç’do te thote kjo?! Evolimi kenges vjen vete tradicionalisht ashtu si kenga fillon havash havash ne fushe dhe perfundon maj malit. Po te shikosh kostumet, shumica jane bere si kostumet e kinezeve ne kohen e socializmit apo dikush i ben sipas imagjinates te tij apo saj, njesoj si gjuha shqipe qe edhe kryeministri na u angazhua ne vitin 2013 (se perkon me 100 vjetori e vitit 1913 qe na vendosen kufijte te tjeret) qe do vendoste ligje per drejteshkrim dhe drejteshqiptim zyrtar, por sot duam perkthyes nga Jugu ne Veri e me tutje. Ne hedhim nga nje llaf ketu, kuptohet me shqetesim per te ardhem dhe dali palaço-femije qe s’u mungon fare injoranca dhe idiotesia e shajne me fjalet me te ndyra ne emer te lirise! PO çfare lirije, kjo eshte çthurje totale. E Amerika na thote pastaj , hani bar si dikur. Dil e fol nje fjale; Vasil Tole trimi; hapi sot arshivat; kur do shohim zgjimin. Se vulen ja vure; kenges edhe valles, vate dhe tradita; koha e Babales.

  2. Zaho says:

    Respekte per mendimin dhe llogjoken drejtohu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje