Kriza e karburantit në Britani, ambasadori shqiptar: 150 mijë emigrantë gati të ndihmojnë, mund të punojnë falas si shoferë kamionësh

3 Tetor 2021, 16:06Bota TEMA
Kriza e karburantit në Britani, ambasadori shqiptar: 150 mijë

Në Britaninë e Madhe ka një krizë të furnizimit me karburant, ndërsa ambasadori shqiptarë, Qirjako Qirko ka theksuar se emigrantët shqiptarë atje janë të gatshëm të ndihmojnë vendin në trajtimin e kësaj krize.

Në një intervistë për “The Guardian”, Qirko tha se në mirënjohje të asaj që Britania ka bërë për shqiptarët, 150 mijë shqiptarë që jetojnë atje do të ishin të gatshëm të punonin thuajse falas si shoferë kamionësh.

Qirko, i cili sapo kishte kaluar një orë në radhë për benzinë t’u furnizuar me benzinë dhe pa sukses, tha se ai besonte se shumë shqiptarë në Britani ishin shoferë kamionësh që mund të ndihmonin për të kompensuar një mungesë të vlerësuar deri në 100,000.

“Shqiptarët janë gati të punojnë që qeveria britanike të kapërcejë këtë problem pa pagesë. Unë nuk e di nëse ata kanë licencat e duhura, por nëse do të kishin, jam i sigurt që të gjithë këtu do të thoshin ‘unë mund të ndihmoj’”, tha ai.

Qirko përmendi ndërhyrjen e NATO -s në Kosovë në vitin 1999 për shpëtimin e qindra shqiptarëve etnikë, teksa shtoi: “Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar do të punonin falas për këtë vend për shkak të asaj që ky vend ka bërë për ta… Ne i jemi mirënjohës përgjithmonë qeverisë dhe ushtrisë së këtij vendi, për atë që bënë për vëllezërit tanë në Kosovë. ”

Kriza e prodhuar në Britani nuk ka ardhur si shkak i mungesave të karburantit, por për shkak të mungesës së shoferëve për shpërndarjen e karburanteve. Kriza e karburantit ka shkaktuar radhë nëpër pikat e furnizimit me karburant në Britani, ndërsa ushtria do të fillojë të shpërndajë karburant ditën e nesërme.

Përveç 300 drejtuesve të cisternave të karburantit që lejohen të punojnë përkohësisht në Mbretërinë e Bashkuar, viza të përkohshme po u ofrohen edhe 4.700 shoferëve të transportit të ushqimit të cilët janë në gjendje të mbërrijnë nga fundi i tetorit dhe të largohen deri më 28 shkurt 2022

7 komente në “Kriza e karburantit në Britani, ambasadori shqiptar: 150 mijë emigrantë gati të ndihmojnë, mund të punojnë falas si shoferë kamionësh”

  1. Zoni ijes says:

    Bravo dje me ka lind djali dhe po kerkoj pune
    Sa qesharak je mor ambasador 150 mij shofera shqipetar thuaj se jane keter milion
    Po ku i lene shtepiat e barit mor toq keta vetem kete pune dine te bejne

    1. Lloji says:

      Ta djali te rroje e ta gezoj jeten, por Ambasadori nuk di ç’flet, eshte i kapur ne befasi nga nervista dhe i hutuar ashtu mundohet the thot ndonje llaf te mir…. Nga emri duhej emeruar ne Qipro?

  2. Eltoni says:

    Çfare rrote karrrrrriiiiii.. Po kushe eshte ai Shqiptare që do punoje falaze amane se une per veti ne Angli jetoje… Shqiptare nuk po punone edhe kure i pagune …. Por done te punone ne shepija marune dhe te merren me droge e pislliqe… po ik more rrrrrottte se na trprove edhe me shume se jemi.. A po te ka there keshtu Edi Rama Erdogani Turku??? A po doni te hapni kame rrefugjatesh ne Shqiprie???? Poshte hajduta politikane Shqiptare

  3. Me thene te verteten: says:

    Pse kaq budallenj “elitat” shqiptare neper bote, pse duhet te zgjidhin nje krize kur kamionistat angleze kerkojne kushte me te mira pune per ta dhe koleget e tyre qoft edhe te huaj!? Ndaloni budallenjt e dobishem shqiptare qe flasin ne emer te popullit.

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Respekte. Fjalia e fundit eshte per t’u shkruar ne librat e historise.
      Je I madh.

  4. Hason Kamionisti says:

    100.000 kamionist nuk behen te nesemen, minimumi duhet 2 vite ? Dhe duke ditur se sa shofer kara jane shqiptaret, nuk ka mundesi qe DVLA do pranoje konvertimet e patentave me leke, apo te marra me 3000 paund ? O bole qe rri kote ne Ambasad, lexo pak se te bene mire! Nese ne shqiperi paguajne 5oooo leke per patent ne angli korrupsioni eshte me i larte te pakten 3000-5000 paund te korruptosh inspektorin.Te qift zezaku nane o Ambasador Kari!

  5. Lloji says:

    Dhe si gjithmon TemA qe mbeshtetem pa kufi, lajmet e natyres qesharake te qeverise i nxjer ne plane te treta e ndoshta me shum, por dhe komentet nuk i nxjer ne rastet e duhura ketu por si do ja beje kur te themi ate qe mendojme ne fb valle se atje nuk na fshin dot redaktori me ford i kenaqur dhe i pafobishem?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje