Mitsotakis kundër vetos bullgare: Po mban peng Shkupin dhe Ballkanin

3 Tetor 2021, 12:48Rajoni TEMA
Mitsotakis kundër vetos bullgare: Po mban peng Shkupin dhe Ballkanin

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se nuk pajtohet me veton e vendosur nga Bullgaria ndaj të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Sigurisht, Ballkani Perëndimor nuk mund të mungojë në diskutimin tonë. Me këtë në mendje do të shkojmë në samitin e Lubjanës.

Ne u pajtuam që procesi i pranimit në Ballkanin Perëndimor duhet të përshpejtohet në mënyrë që të parandalohet kthimi i rajonit në një vatër problemesh të reja.

Gadishulli Ballkanik është europian; prandaj dhe e ardhmja e tij mund të shihet vetëm përmes Europës”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit grek.

Kur ishte në opozitë, partia Demokracia e Re e Mitsotakis votoi kundër marrëveshjes se Prespes për ndryshimin e emrit e cila i hapi rrugën Shkupit për t’u bashkuar me BE.

Megjithatë, pas marrjes së pushteti ai bëri një kthesë të fortë dhe e mbështeti plotësisht perspektivën europiane të shteti fqinj.

4 komente në “Mitsotakis kundër vetos bullgare: Po mban peng Shkupin dhe Ballkanin”

  1. Hason Zaziqi says:

    Zorraxhiu i greqise harroi kur vendoste veto per emrin dhe vetot per shqiperine. Mut Grek

  2. micaqistaqis says:

    kushedi se cfar kurdis greku i pabese pas ksaj deklarate mashtruese .
    greku eshte Gjapri i Ballkanit

    1. I.Hoti says:

      Nuk i pierdh kush me..kurre ! Vota e tyre ka peshe sa e Estonise,Maltes a qipros .. Mirpo deklerata e zyres se tijduhet pershendetur. Te shohim zhvillimet

  3. Emigranti Athine says:

    Hapni syte kur greku thote fjale “te mira ” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje