VIDEO/ “Nga lufta vijmë, në luftë shkojmë”, Rama konferencë të jashtëzakonshme për shtyp: Mesazh drejtuar të gjithë shqiptarëve

3 Tetor 2021, 13:59Politika TEMA

“Nga lufta vijmë, në luftë shkojmë”. Me këto fjalë kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër krizë të jashtëzakonshme, atë të energjisë elektrike, krahas pandemisë dhe tërmetit që kaluam. Në një mesazh drejtuar qytetarëve kreu i qeverisë shqiptare për rritje të mundshme të energjisë elektrike nisur edhe nga rritja e saj ën vendet fqinje, rajon dhe botë.

“Vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore, kësaj radhe e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare, po vjen drejt Shqipërisë. Kjo, është kriza e jashtëzakonshme energjitike, e cila vetëm sapo ka nisur, të japë shenjat e saj tejet shqetësuese në tregjet e mëdha të botës, duke nisur nga Kina e Koreja e Jugut, në Amerikë, në Britaninë e Madhe dhe në hapësirën e Bashkimit Europian, e deri në vendet fqinje, si Italia e Greqia.

Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, tanimë me orë jo me ditë, ndërkohë që ulja e temperaturave të motit, po afron bashkë me dimrin dhe me rritjen e natyrshme të nevojës edhe për ngrohje. Tamam kur shpresat për rikthimin në normalitet, pas tragjedisë së shkaktuar nga pandemia, të cilës njerëzimi po i paguan koston e humbjeve njerëzore të një lufte botërore, janë rritur ndjeshëm, falë vaksinimit masiv dhe ritmeve të larta të rimëkëmbjes ekonomike, kjo krizë e re, na vendos me detyrim përcaktim përpara një sprove të re, po aq të fortë sa tërmeti e sa pandemia, në aspektin ekonomik e social”.

Sipas tij kjo krizë lidhet kryesisht me ndryshimet klimatike dhe përpjekjet për t’i frenuar ato, si edhe me një kombinim faktorësh të tjerë.

“Një seri eventesh të motit ekstrem, me tipare të pazakonta sezonale, kanë impaktuar si kërkesën, ashtu edhe ofertën për gaz. Dimri jashtëzakonisht i ftohtë i fillim-vitit në hemisferën veriore, Azi, apo edhe ngricat e jashtëzakonshme në SHBA, ndikuan në reduktimin drastik të eksporteve të gazit të lëngshëm gjatë muajit shkurt. Pranvera e ftohtë  dhe përmbytjet në Europë, automatikisht rritën kërkesën për gaz për ngrohje. Po njësoj valët e të nxehtit ekstrem gjatë verës në Kinë, Europë dhe SHBA, rritën kërkesën për gazin për ftohje.  Prodhimi i energjisë nga burimet alternative është zvogëluar. Impiantet e prodhimit të energjisë së erës në Europë kanë prodhuar shumë më pak energji se nivelet mesatare.  Rrjedhimisht, mungesa e prodhimit të energjisë alternative, ka ndikuar në rritjen e kërkesës dhe çmimeve të gazit dhe të qymyrit.  Në Gjermani, mbyllja e tre reaktorëve të tjerë bërthamorë, si pjesë e programit të stopimit të prodhimit të energjisë nukleare, ka reflektuar në rritje të kërkesës për energji edhe nga burimet natyrore të parinovueshme”.

Rama theksoi se rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë, në Europë dhe në Azi, ka rritur kërkesën për energji nga konsumatorët familjarë, fabrikat dhe sipërmarrjet në përgjithësi, duke justifikuar në këtë mënyrë edhe rritjen e çmimit të energjisë që pritet të ndodhë Brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm.

“Pavarësisht rritjes së kërkesës dhe çmimeve bazë në tregje me 250%, Rusia nuk e ka shtuar furnizimin drejt Bashkimit Europian, duke u kufizuar vetëm në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale afatgjata. Së fundi, vetë politika për adresimin e ndryshimeve klimatike, ka ndikuar indirekt në rritjen e çmimeve. Në Britani, 15 milionë familje pritet të afektohen negativisht nga rritja e cmimit të energjisë. Në Itali, qeveria ka njoftuar qytetarët për një rritje prej 40% të faturave të tyre gjatë muajve të ardhshëm. Po kështu në Bullgari, çmimet shënojnë një rritje prej 72% nga fillimi vitit, duke e cuar çmimin mesatar të energjisë në 133 Euro/Mwh.  E gjithë kjo panoramë e situatës energjetike, me vetëm disa prej shembujve larg e afër nesh, vlen për të krijuar një ide të përgjithshme të kësaj krize, ku duam s’duam, edhe Shqipëria si të gjitha vendet e tjera, është e përfshirë dhe e detyruar që të përballet pa u shmangur dot me këtë furtunë globale. Ekspertët mendojnë se pavarësisht implikimeve të mundshme sistemike, që kriza e jashtëzakonshme energjitike mund të ketë mbi të gjitha vendet, beteja kulmore do të zhvillohet dhe do të vendoset, deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm”.

Përgjegjësia e qeverisë shqiptare, tha Rama, është të mbrojë sado që të jetë e mundur, nga goditja e kësaj fatkeqësie të re, shtresat në nevojë, konsumatorët familjarë, si edhe biznesin e vogël.

“Tanimë besoj se të gjithë ju, të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare, i keni provat, se ne as nuk rrëzohemi as nuk dorëzohemi përballë sfidave të rënda të kësaj natyre. Kini besim të plotë, siç kam edhe unë besim të palëkundur, se siç ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, do t’ia dalim edhe kësaj sfide të madhe me energjinë dhe jini të sigurtë, se siç nuk na vunë përfund rrënojat e pafundme të tërmetit, e siç nuk na gjeti të papërgatitur sulmi i Armikut të Padukshëm, ashtu nuk na gjen të papërgatitur, e as as nuk na ve dot përfund as kjo krizë e jashtëzakonshme. Fatkeqësisht dhe pavarësisht prej dëshirës apo vullnetit tonë, këto vitet e fundit u bënë si ajo fjala, “nga lufta vijmë në luftë shkojmë”, por siç dolëm më të fortë nga tërmeti, e siç po dalim më të fortë edhe nga pandemia, çka e tregojnë kopshtet, shkollat, shtëpitë, lagjet e reja në rindërtim, siç e tregojnë edhe shifrat e ritmeve të rimëkëmbjes ekonomike, pas mbylljes dramatike të ekonomisë, kështu do të dalim edhe nga kjo fatkeqësi e re natyrore e kombinuar me faktorë gjeopolitikë e manovra tregtare që nuk i kemi ne në dorë. Asnjë frikë, asnjë pasiguri, vetëm vendosmëri, durim e besim, se më e mira do të bëhet dhe Shqipëria do të vazhdojë të synojë majën që i kemi vënë vetes qëllim, në rrugëtimin sfidues të kësaj dekade të re ku sapo kemi hyrë”.

Të dashur bashkëqytetarë dhe bashkëqytetare, vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore, kësaj radhe e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare, po vjen drejt Shqipërisë.

Nuk është as tërmet, as virus, as përmbytje dhe lavdi Zotit, nuk kërcënon jetë njerëzish. Por në aspektin ekonomik e social ka një energji negative që mund të ketë efekte gjithaq tronditëse, mbi jetën e familjeve, bizneseve, shoqërisë.

Kjo, është kriza e jashtëzakonshme energjitike, e cila vetëm sapo ka nisur, të japë shenjat e saj tejet shqetësuese në tregjet e mëdha të botës, duke nisur nga Kina e Koreja e Jugut, në Amerikë, në Britaninë e Madhe dhe në hapësirën e Bashkimit Europian, e deri në vendet fqinje, si Italia e Greqia.

Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, tanimë me orë jo me ditë, ndërkohë që ulja e temperaturave të motit, po afron bashkë me dimrin dhe me rritjen e natyrshme të nevojës edhe për ngrohje. Tamam kur shpresat për rikthimin në normalitet, pas tragjedisë së shkaktuar nga pandemia, të cilës njerëzimi po i paguan koston e humbjeve njerëzore të një lufte botërore, janë rritur ndjeshëm, falë vaksinimit masiv dhe ritmeve të larta të rimëkëmbjes ekonomike, kjo krizë e re, na vendos me detyrim përcaktim përpara një sprove të re, po aq të fortë sa tërmeti e sa pandemia, në aspektin ekonomik e social.

Dukuria e rritjes marramendëse të çmimit të gazit e të karbonit në të gjitha tregjet ndërkombëtare, si edhe trendi i fortë i rritjes së çmimit të naftës, shoqëruar me një rritje të përgjithshme çmimesh të prodhimeve të konsumit të përditshëm, qëndrojnë sot para të gjitha vendeve, si siluetat e një ushtrie armike në horizontin e dimrit të vështirë që bota ka përpara.

Rritja eksponenciale e kërkesës konsumatore, pas hapjes së ekonomisë si rezultat i vënies nën kontroll të pandemisë, ka rritur eksponencialisht edhe kërkesën e industrive prodhuese për energji, duke vënë në vështirësira shumë serioze edhe vetë kolosët ekonomikë të planetit; që nga Kina, ku mungesa e kapaciteteve energjitike të nevojshme për përballimin e kësaj kërkese, kërcënon afro gjysmën e kapaciteteve industriale të atij vendi, deri në Europë, ku kërkesa e lartë dhe oferta e pamjaftueshme për gaz, ka detyruar qeveritë të përballen me rritje marramendëse çmimesh e të paralajmërojnë, deri edhe politika kufizimesh në furnizimin me energji elektrike.

Ritmet e larta të rimëkëmbjes nga pandemia dhe nevoja e tejrritur për energji, e kanë rritur çmimin e gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80%, ndërkohë që çmimi i naftës ka kërcyer lart, nga rreth 60$ për fuçi në Gusht të 2021, tek rreth 80$ në momentin që flasim dhe sipas projeksioneve të sotme, çmimi mund të arrijë në $100 për fuçi deri në fund të vitit.

Për Shqipërinë, çmimi mesatar vjetor i blerjes së energjisë nga importi, është thuajse trefishuar në krahasimin me vitin e kaluar. Në bursën HUPX, energjia elektrike është tregtuar me mesatarisht 39 eur/MËh vitin e shkuar, ndërsa sivjet ky çmim ka arritur shifrën e 110 eur/MËh, duke shënuar një rritje prej 182%. Për shumë studiues e analistë financiarë, kjo krizë energjie është e ndryshme nga të tjerat.

Ajo lidhet kryesisht me ndryshimet klimatike dhe përpjekjet për t’i frenuar ato, por po ashtu edhe me një kombinim faktorësh të tjerë. Një seri eventesh të motit ekstrem, me tipare të pazakonta sezonale, kanë impaktuar si kërkesën, ashtu edhe ofertën për gaz. Dimri jashtëzakonisht i ftohtë i fillim-vitit në hemisferën veriore, Azi, apo edhe ngricat e jashtëzakonshme në SHBA, ndikuan në reduktimin drastik të eksporteve të gazit të lëngshëm gjatë muajit shkurt. Pranvera e ftohtë dhe përmbytjet në Europë, automatikisht rritën kërkesën për gaz për ngrohje. Po njësoj valët e të nxehtit ekstrem gjatë verës në Kinë, Europë dhe SHBA, rritën kërkesën për gazin për ftohje.

Prodhimi i energjisë nga burimet alternative është zvogëluar. Impiantet e prodhimit të energjisë së erës në Europë kanë prodhuar shumë më pak energji se nivelet mesatare. Rrjedhimisht, mungesa e prodhimit të energjisë alternative, ka ndikuar në rritjen e kërkesës dhe çmimeve të gazit dhe të qymyrit. Në Gjermani, mbyllja e tre reaktorëve të tjerë bërthamorë, si pjesë e programit të stopimit të prodhimit të energjisë nukleare, ka reflektuar në rritje të kërkesës për energji edhe nga burimet natyrore të parinovueshme. Rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë, ka qenë e fortë si në Europë dhe në Azi, duke rritur kërkesën për energji nga konsumatorët familjarë, fabrikat dhe sipërmarrjet në përgjithësi.

Pavarësisht rritjes së kërkesës dhe çmimeve bazë në tregje me 250%, Rusia nuk e ka shtuar furnizimin drejt Bashkimit Europian, duke u kufizuar vetëm në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale afatgjata. Së fundi, vetë politika për adresimin e ndryshimeve klimatike, ka ndikuar indirekt në rritjen e cmimeve.

Në Britani, 15 milionë familje pritet të afektohen negativisht nga rritja e cmimit të energjisë. Në Itali, qeveria ka njoftuar qytetarët për një rritje prej 40% të faturave të tyre gjatë muajve të ardhshëm. Po kështu në Bullgari, çmimet shënojnë një rritje prej 72% nga fillimi vitit, duke e cuar çmimin mesatar të energjisë në 133 Euro/MËh.

E gjithë kjo panoramë e situatës energjitike, me vetëm disa prej shembujve larg e afër nesh, vlen për të krijuar një ide të përgjithshme të kësaj krize, ku duam s’duam, edhe Shqipëria si të gjitha vendet e tjera, është e përfshirë dhe e detyruar që të përballet pa u shmangur dot me këtë furtunë globale.

Ekspertët mendojnë se pavarësisht implikimeve të mundshme sistemike, që kriza e jashtëzakonshme energjitike mund të ketë mbi të gjitha vendet, beteja kulmore do të zhvillohet dhe do të vendoset, deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Dhe përgjegjësia e detyra numër një e qeverisë shqiptare, është të mbrojë medoemos dhe sido e sado që të jetë e mundur, nga goditja e kësaj fatkeqësie të re, shtresat më në nevojë, konsumatorët familjarë, si edhe biznesin e vogël; fiks në këtë rend prioritetesh. Tanimë besoj se të gjithë ju, të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare, i keni provat, se ne as nuk rrëzohemi as nuk dorëzohemi përballë sfidave të rënda të kësaj natyre.

Kini besim të plotë, siç kam edhe unë besim të palëkundur, se siç ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, do t’ia dalim edhe kësaj sfide të madhe me energjinë dhe jini të sigurtë, se siç nuk na vunë përfund rrënojat e pafundme të tërmetit, e siç nuk na gjeti të papërgatitur sulmi i Armikut të Padukshëm, ashtu nuk na gjen të papërgatitur, e as as nuk na ve dot përfund as kjo krizë e jashtëzakonshme.

Fatkeqësisht dhe pavarësisht prej dëshirës apo vullnetit tonë, këto vitet e fundit u bënë si ajo fjala, “nga lufta vijmë në luftë shkojmë”, por siç dolëm më të fortë nga tërmeti, e siç po dalim më të fortë edhe nga pandemia, çka e tregojnë kopshtet, shkollat, shtëpitë, lagjet e reja në rindërtim, siç e tregojnë edhe shifrat e ritmeve të rimëkëmbjes ekonomike, pas mbylljes dramatike të ekonomisë, kështu do të dalim edhe nga kjo fatkeqësi e re natyrore e kombinuar me faktorë gjeopolitikë e manovra tregtare që nuk i kemi ne në dorë.

Asnjë frikë, asnjë pasiguri, vetëm vendosmëri, durim e besim, se më e mira do të bëhet dhe Shqipëria do të vazhdojë të synojë majën që i kemi vënë vetes qëllim, në rrugëtimin sfidues të kësaj dekade të re ku sapo kemi hyrë.

38 komente në “VIDEO/ “Nga lufta vijmë, në luftë shkojmë”, Rama konferencë të jashtëzakonshme për shtyp: Mesazh drejtuar të gjithë shqiptarëve”

  1. vlora.vlora says:

    zagar hajdut do thyesh qafen ,cmimet jane ne maje ,paguajme ujin dhe s kemi nje pike uje te pijshem ,paguajme dritat dhe as tensioni nuk vin ne rregull,te gjitha ushqimet dhe perimet ne maje buka ne rritje pensionet ne minimum ,me cfare do jetojne njerzit o kafshe ,duhet te te degjone njerzit nje ore qe te thuash qe do ritet energjia ?

      1. Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes..... says:

        Ne kohen e laverit vuante stomaku nga bari,ku e dinte suniti se ne vitet ne vijim do te gjakosej kolotripida nga lufta per energji…..!

    1. Tahipi says:

      Me se do jetojne? Po me farà lule dielli ore. Shetitoret ua beri kumanari, ça doni me? Hani farà e beni xhiro. Me kesmet na vjeshta tjeter dalin edhe misrat e pjekur. Dhe mos harroni, te rroje partia ë.

      1. Tahipi ,

        MIljardat ne Kesh i keni ke Vilat e Lalzit
        mos u boni budallenj .
        ne bodrumet e saliut e ilir metes gjeni Banken me te Madhe te Shqiperise .
        Behuni burra dhe Miljonere njikohesishte # vdisni duke bo bla bla mejhaneve

        1. Nje qytetar neutral says:

          Or ti i troc muhabetit, me vjen keq po qeke nje kokerr hajvani. Pa me thuaj perse ky lideri global, qe eshte Kryekar e i ka te gjitha ne dore, me polici, e ushtri, e gjykata nuk i sekuestron ato miliardat ne Kesh qe thua ti dhe na shpeton te gjitheve nga kriza. Se pastaj po vuri edhe ato miliardat e veta i qiu t’emen e shpetoi edhe Serbine nga kriza.

          1. Tahipi says:

            Emo edhe ti mos ja ver re. Aq di aq thote. Ai po mundohet te “shpetoje” atdheun. Me paret e te tjereve po ska gje. Mundohet. Jo te gjithe e kane aftesine e sintezes. O Troç ajo qe tha kumanari permblidhet e gjitha ne nje fjali. Ulni breket, perkuluni perpara se vazelinen e qeras qeveria.

    2. Arjan says:

      Si eshte mundur qe kryeministri shqiptar te jete kaq idiot dhe shqiptaret vdesin per shkerdhata qe bejne demagogji pa bere asgje.

  2. Melek says:

    Eh merr KM
    Po në nuk vëreni nga gazi për energjinë
    Por nga uji dhe drutë .
    Të cilat i në qeverisjen tënde vazhdojnë më keq se më kohën e dy qoftëlargve
    En wërrës dhe Saliut
    Asnjë plan afatgjatë pa le më afër shkurtër.
    Po në jemi mësuar jemi nipërit e skënder BEUT.
    NJohim mirë mendimin dhe thëngjillin

    1. Arjan says:

      Ti rroje ripjelljes ,kryeministri me i pa pergjrgjshem ne historine shqiptare ,Keshtu eshte kur ka qorra qe akoma i besojne verberisht,prisni edhe pak se nuk keni pare akoma kur tju fuse nen serbi dhe ta hani pataten taman,tju vije serbi tu bleje tokat dhe te shkoni bashke me afganet dhe iranianet per lesh.

  3. cubi.matjan says:

    Po te ishte ndertuar Skavica ne keto 30 vite… SOT sistemi kombetar energjise eleketrike, kaskada e Drinit, do te mund te prodhonte energji elektrike per vendin tone – per tre(3) vite rresht – edhe nese nuk binte ne tre vite asnje pike Shiu ne Shqiperi… Turp. Mjerimi i demokracise…

  4. Albina says:

    Ëh, ua dhe lejen bosëve të karburanteve me këtë fjalë.
    Shihe nesër cmimin e naftës si do fluturojë…

  5. Salih says:

    Po, mor po, futja pordhes, na krahasoke me Kinen,Angline dhe Amerikan, po te ardhurat per fryme, sa I ke ti dhe sa i kane keto shtete…mjaft se n’a hape barkun…

  6. Taulant says:

    Bastard .
    Mos u shfajeso sepse po pagon Beketin me 120 milion euro prej buxhetit te shtetit.
    Bastard.
    Do pagosh edhe 700 milion euro te tjera nga gjyqet qe do humbasesh ne arbitrazh per fajin tend.

  7. ToniTR says:

    …. tha kryeministri i botes ne nje mesazh drejtuar gjithe globit. Persa i perket Shqiperise ne nuk prekemi se shpejti do kthehemi ne eksportues neto te energjise elektrike.

  8. Kalec Dega says:

    edi, me skandalozi mashtrus i shqiperise rrumpalle…diktator demokrat….

  9. Vlora says:

    Dilni e shisni pordhe me makina 2000cv tani…Pertej cmimit te tregut qeveria duhet te shtoj taksat tek nafta ne menyre qe te perballohet kriza energjitike, te garantohet furnizimiI popullsise dhe blerja e energjise ne tregun nderkombetar! Asnje meshire per kafshet me 4 rrota Shqiptare!

  10. Kovac says:

    Shkurt jeni qeveri mashtruesish.
    Bisneset te cilat kane investuar ne prodhimin e energjise nepermjet paneleve diellore ( per nevojat e tyre, por qe prodhojne me teper nga konsumi i tyre) dhe qe kane kontrate me OSSH ,te cilat ne bilancin e tyre mujor apo vjetor dalin me me teper prodhim (pra futjen ne rrjetin e OSSH) se sa konsum (marrjen prej rrjetit) , perse nuk i paguani Z.Kryeminister, por kjo energji shkon gratis per OSSH, sikur biznesi ta kishte prodhuar pa asnje shpenzim?Aq me keq qe keni bere nje ligj kontravers, qe nqs biznesi ne bilancin vjetor te energjise ka prodhuar me teper se sa konsumuar, biznesit i nderpritet kontrata e lidhur me OSSH per hyrjen dhe daljen ne rrjet te energjise se prodhuar.
    Tani qytetareve u thoni qe te bejne gati batanijet dhe jorganet gati me afrimin e dimrit, te qendrojne me to se ju po i pergatisni per rritjen e cmimit te energjise.
    Perse nuk licensoni biznese per prodhimin e energjise nepermjet fotoelementeve duke ju krijuar mundesite me dhenien me qera te siperfaqeve shteterore te pashfrytezueshme ( toka te kripura dhe te pashfrytezueshme ne bregdet), por i refuzoni kerkesat e tyre?

    1. Nik says:

      Vetëm ky rrumpalla flet për krizë globale. Në asnjë vend tjetër s’ka krizë. Në Gjermani e Angli nuk mungon energjia. Gjermania do të vendos një taks për ambientin kurse Anglia nuk ka shofer të çoj karburantin nëpër pikat e shitjes. Këto bëhen për të mbuluar vjedhjet dhe abuzimet me parat publike. E provuan me çmimin e bukës, asnjë nuk e hapi gojën, tani po u thuhet shqiptarëve të sigurojnë zairet për dimër se do tu duket prifti gomar. Dilni rrugëve kur u thërret partia. Këtë dimer do ta shikoni. Bar do të hani dhe t’ju bëj mirë se atë meritoni.

  11. katarakti says:

    Ështê hera e parë qê e dëgjoj të mbajë një fjalim si duhet me temë ekonomike. Më ka çuditur. Spjegimet rreth krizës së re ekonomike globale janë tê plota dhe llogjike. Siç duket edhe Kalliri Bosh ka arritur ta kuptojë se e para ështê ekonomia. Regjimi i Enver Hoxhës përfundoi ashtu si përfundoi, ndër tê tjera, edhe sepse vuri ideologjinë para ekonomisë. Ky Zdapi më është dukur gjithmonë një liberal mëndejfyell, i paaftë për tê ndjekur politika ekonomike qê tê rrisin PIB-in, tê pakësojnë borxhin, të vejnë nê ekulibër bilancin e import eksportit etj etj. Do Zoti i kanë ardhur trutë.

  12. demokrati says:

    Me syte nga Qielli,Tani thirr Ojq e ambientit dhe Leon ti bejne mender sh….ne Vjose.Ruset nuk ju besojne syve kur shikojne sesi europianet dhe kryesisht gjermanet ju vendosin pavaresine e tyre energjitike ne pjate Rusise.Duke pranuar presionin e parazitareve te gjelber te cilet krijojne realitete halucinante Perendimi po shkaterron veteveten fhe po e ben vulnerabel demokracine perball agresionit rus.Kryeministri po shfaqesohet, por ajo qe po ndodh sot me gazin neser do te ndodh me grurin.Per te perifrazruar dhe paralelizuar nje torollak socialist me mbiemrin bushat “jo te gjithe perdorin energjine elektrike dhe makinen”.Kryeministri duhet ti kthehet deryrave bazike qe duhet te plotesoje nje Qeveria”Buk,Drita,Uje” te tjerat jane lluks per bushatet e pavotuar dhe kleptokratet e llojit ahmetaj.Ja pse raffineria e Ballshit duhet vene ne pune pavaresisht commit, toka do mbjelle per te patur minimalisht tre muaj buk ne depot qe nuk ekzitojne te asaj bashkesie qytetaresh qe quhet Shtet, qe detyre paresore nuk ka vetem mbledhjen e taksave.Liria ka nje cmim, dhe cmimi sot i lirise eshte energia ,neser Buka.Shqiperia ka pak nafte, ate duhet ta perpunoje ketu, Shqiperia ka pak toke, ate duhet ta mbjelle te ushqeje shqiptaret me buke dhe jo si ne Mars te 2020 kur tregtaret garantuan shqiptaret se magazinat e Barit ishin plot me makarona.

  13. Mario says:

    Kriza e energjise po shpallet globalisht po te lexosh te gjihta lajmet boterore dhe do te beje nje dimer mjaft i ftohte kete vit. Anglia amdje po pergatitet per nje kohe shume te keqe edhe ata po paralajmerojne popullin per kete krize. Edi po ben mire qe po i paraprin ketij problemi edhe me mesazh duke informuar popullin, por shpresoj qe duke e ditur kete problem te filloj qe tani te beje sa me te pakte ndikimin qe do te japi kjo krize.

  14. Neroni says:

    Ku jane alienet qe ofendojne sa here kritikoj rrumpallen e Edverit qe nuk mori gaz nga TAP por do gaz te shtrenjte LNG nga Amerika se e ka kollaj te shese interesat kombetare per tu dukur “pro-Perendimor”? Edveri harroi te thote qe krize kane vetem furnizimet nga Rusia, LNG dhe ato me cmim te pakontratuar. Furnizimet e tjera, perfshire TAP, jane te sigurta dhe me cmimin e zakonshem te parashikuar ne kontrate.

  15. Ledio says:

    Ku eshte koka e ekonomise Arben Qafethyeri edhe Erioni qe ngeli duke inaguruar bojrat e ndertesave? Shteti do vizion ore corrape-kuq e jo ju qe ngelet duke inaguruar rruge edhe kostume kapteresh edhe qe taksapaguesit shqiptare i paguajne si frengu pulen sa here qe nderohen ministrat. Qafethyer.

  16. Hidrocentralet e kaskades se Drinit says:

    O melek qurrsi

    Qe ta kane bere wërrën ty keto 30 vjet, e babes e none e grus e motres e vajzave te tua si bryl sobe, te gjithe keta qe nga saliu e gjithe te tjeret, deeri ke kryeplaku i fshatit e ai polici rrugor e ajo tirja e sanatoriumit

    Ato hidrocentrale e ate shtet mo wërrë septike i ke nga ENVERi, ti katnar pa buks e pa breks.

    Keta 30 vjet e kane shit energjine dhe leket i kane fut ne xhep. Juve bishtuku si gjyshi tat.

    Kujdes se pa drita mos p… nonen apo gocen apo mos ngatero vellau dhomen e ja h… grus tate.
    Apo jeni modern ju tashti i provoni te gjitha. Se me pare ju ” ndaloshin komunistat”

    Rrnofsh per me heq e pastaj per me tregue.
    Tani po vine afganet e do jau bojne wërrën si oxhak transoqeaniku, gjithe fisit bashke.

    Wërrë septike dhe shurrë droge

  17. Hidrocentralet e kaskades se Drinit says:

    O melek qurrsi

    Qe ta kane bere wërrën ty keto 30 vjet, e babes e none e grus e motres e vajzave te tua si bryl sobe, te gjithe keta qe nga saliu e gjithe te tjeret, deeri ke kryeplaku i fshatit e ai polici rrugor e ajo tirja e sanatoriumit

    Ato hidrocentrale e ate shtet mo wërrë septike i ke nga ENVERi, ti katnar pa buks e pa breks.

    Keta 30 vjet e kane shit energjine dhe leket i kane fut ne xhep. Juve bishtuku si gjyshi tat.

    Kujdes se pa drita mos p… nonen apo gocen apo mos ngatero vellau dhomen e ja h… grus tate.
    Apo jeni modern ju tashti i provoni te gjitha. Se me pare ju ” ndaloshin komunistat”

    Rrnofsh per me heq e pastaj per me tregue.
    Tani po vine afganet e do jau bojne wërrën si oxhak transoqeaniku, gjithe fisit bashke.

    Wërrë septike dhe shurrë droge

    Po ky per clufte flet ky more?
    ” lufte me mullinjte e eres kane bo vetem talibanit e kuq”

    Ky droga flet per lufte . Hani m… Shqiptare

  18. Taulant says:

    Nderto rruge me 20milion euro km ate bej bastard.

  19. Vlora says:

    ne te gjitha kompanite energjitike je aksioner ti ose nje nga te tute, rripeni mire kete popull o harrem e paci

  20. Profesori says:

    Ky Rama eshte mashtrues i madh. Deri dje thoshte se do eksportojme energji sot flet per krize.
    Ne fakt ai ka urdheruar Ballukuan dhe ka bllokuar te gjitha investimet ne energjitike. Prej disa vitesh Ministria e Infrastruktures
    dhe e Energjise nuk jep asnje leje per investime ne projektet e hidrocentraleve , te parqeve eolike apo atyre qe shfrytezojne energjine diellore.
    Po te trokasesh ne Ministri askush nuk te jep pergjigje.
    Pra vec propogandes per shume vjet asgje nuk eshte bere per rritjen e prodhimit te energjise.
    Dhe sigurisht kriza do te trokase e populli do paguaje.

    Profesori

  21. Shkreli-Drejtor i mbjelljes së qimeve says:

    Kaluam me sukses tërmetin dhe pandeminë ?!?!?! Këtij kari I ka ngel ora tek Stalini. Kur edhe është ngjizur. Gënjen si qen muti, ditën dhe natën. Hani mut o dele. Votuat per kriptokomunistet e bllokut hani mut tani. Ngordhni ne te ftohte. Edvin Llapa jeton në Karaibe.

  22. Roberto says:

    Çmimi i gazit metan ne Itali per makina nga 0,92 cent. € , ne 1,25 € brenda 3-4 ditesh . 0,33 cent. rritje direkt

  23. Ani says:

    Te gjithe po marin masa…ktu ke une tvsh u be 5% dhe bonusi per familje u be 2500 euro ne vit….kaq…..po juve ?

  24. diana says:

    Pse nuk vini limite dhe penalitete per harxhimin galopant te energjise elektrike qe bejne nepunesit e shteti me kondicioneret e paisjet elektrike ne zyra si ne dimer e vere.
    Leket po i paguan buxheti shtetit ,taksapguesit e jo drejuesit e instituconeve

  25. Tutu says:

    Po justifikon mandatin e trete qe te na ketkosh te katertin…. Nxirr ne burse Arben Ahmetaj me Afrim Qendro se eshte rritut cmimi i hajduteve… harrova dhe ate idiotin Denar Biba , qe sic ka mbiemrin eshte..

  26. Ideali says:

    Erdhi fundi edhe ketij horri si te gjithe horrat e tjere. Per c fare je ti aty. Per 100 oligarket apo per popullin qe e ktheve te varfer. Ti do te jeshe fundi 9 turpshem i ketij tranzicioni.Ik dhe organizo zgjedhje te reja. Ndryshe Berisha nuk do te jete asgje perpara teje. Po fundja syte e nje te cmenduri do te humbim. Vazhdo vazhdo me fajin e ja Saliu.

  27. ENDRI says:

    TI JE HAJDUT DHE KELYSH KURVE QE NDANE PASURIT ME AHMETAJN GJIKNURIN DHE KASTRATIN E KOMPANI.

    TI DUHET TE VDESESH NJE ORE E ME PARE O KELYSH HAJDUTI…..

    VDEKJE EDI RAMES

  28. FCB says:

    ” Sic ja kemi dale me Termetin ‘ ha…ha…pra sic ja ke dale me termetin do ja dalesh dhe me Energjine, leshin e Macukullit ke me ja dale athere se njerezit jetojne ketu e dy vjet ne Cadra, Bonusin e Qerase nuk e ke dhene per Shtatorin , ty hallal ta bofte Zoti se ke gjet delet , spiunet, servilet qe te japin Voten , jepi leket e Termetit Bechetit tani.

  29. ERMIRA says:

    JA DHA SORROS KTIJ DIREKTIVAT, U TAKUA AI THA NGRIJA E KY ERDHI E I NGRITI. NORMALISHT PO TESTON POPULLIN SE PER KETE I KISHTE NGRIT QYSH KURE.

    KY ME VILE ESHTE ARBEN AHMETAJ ME 6 VILA PO, GJIKNURI INVESTON NE SHIJAK 2 M EURO EDHE KERCENON QE TI KTHEHEN LEKET MRAPSH….

    EPO SE KU I GJEJNE KETA LEKET POPUULI NUK I DIN, VETEM KETO E DIJNE.

    INJORANTE QE MARRIN GRA NE QEVERI PER TE FSHEHUR VJEDHJET GJIGANTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje