Siguria Rrugore, prezantohet “makina inteligjente” që monitoron qarkullimin rrugor: Nuk ka më mik, nëse shkelni rregullat gjoba ju vjen në shtëpi

3 Tetor 2021, 10:31Politika TEMA
Siguria Rrugore, prezantohet “makina inteligjente” që monitoron

Në akset rrugore do të vendosen pajisje inteligjente të cilat monitorojnë 24/7 lëvizjen e mjeteve në rrugë, duke regjistruar shpejtësinë, targën e mjetit dhe zbatimin e rregullave të tjera si vendosjen e rripit të sigurisë, apo përdorimin e celularit në timon etj.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ndoqi nga afër funksionimin e kësaj pajisjeje inteligjente, prodhim gjerman, në një nga segmentet rrugore që lidh Tiranën me Elbasanin dhe me këtë rast u bëri një apel përdoruesve të mjeteve të zbatojnë rigorozisht rregullat e qarkullimit, pas kjo pajisje “nuk njeh mik!”

“Kjo pajisje është në fakt teknologjia e fundit që përdoret sot në vendet perëndimore, pajisje që kap në mënyrë të pandërprerë të gjitha shkeljet që ndodhin në një segment rrugor të caktuar në 4-6 korsitë, nëse do të kemi rrugë me 6 korsi. Është një pajisje që punon në mënyrë të pavarur, ditën dhe natën, që nuk ka asnjë ndikim njerëzor apo subjektiv të gjykimit të shkeljes. Në mënyrë automatike e regjistron shkeljen dhe e çon në kohë reale në qendrën e përpunimit që ndodhet në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Është një pajisje e cila mund të lëvizë lehtësisht në të gjitha segmentet rrugore”, tha ministri Çuçi.

Sipas tij vetëm gjatë një ore që ka qenë këtu, pajisja ka regjistruar 305 raste shkeljesh të përdoruesve të mjeteve.
“Të dashur përdorues mjetesh, kjo është një aparaturë që nuk të krijon mundësinë që t’i shpëtosh shkeljes, pavarësisht se mund të njohësh ministrin, kryeministrin, deputetin apo këdo qoftë.

Kjo është një mënyrë krejtësisht automatike dhe gjoba do të vijë në bazë të regjistrimit të targës, që bëhet nga aparatura, me foto dhe me video, do t’ju vijë në shtëpi, aty ku keni deklaruar dhe adresën, ku keni regjistruar mjetin tuaj. Tashmë nuk ka më mik! Është vetëm kjo aparaturë, punon ditën-natën, punon kudo, në çdo segment rrugor lehtësisht dhe përpunon lehtësisht të gjithë shkeljen dhe gjobën si rezultat i shkeljes, në mënyrë të pavarur, pa asnjë ndikim njerëzor”, u shpreh ministri Çuçi.

Më tej ai paralajmëroi shtetasit që shkelin në mënyrë të përsëritur rregullat e qarkullimit, se mund të rrezikojnë heqjen e patentës, sipas ndryshimeve të bëra në Kodin Rrugor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se gjoba iu dërgohet shoferëve kundravajtës brenda 30 ditëve nga konstatimi përmes Postës Shqiptare.

“Kjo na e jep në video, në foto çdo drejtues automjeti, jep location, targën e mjetit, kohën reale kur ka qenë shkelja. Fotot janë me infra, janë për natën, për ditën, kap deri në gjashtë korsi. Pajisja do të jetë 24 orë aktive. Identifikimi bëhet nëpërmjet targës, gjejmë adresën e pronarit të mjetit, dhe ia dërgojmë gjobën së bashku me fotografinë e kundërvajtësit, me ditën, orën, vendin ku është konstatuar shkelja. Ne kemi detyrimin të bëjmë njoftimin me postë brenda 30 ditësh”, tha Veliu.

22 komente në “Siguria Rrugore, prezantohet “makina inteligjente” që monitoron qarkullimin rrugor: Nuk ka më mik, nëse shkelni rregullat gjoba ju vjen në shtëpi”

  1. Drini says:

    Po pse more legen deri me sot me mik jane vene gjobat ?
    Po cpret nga burri i Dalines te thote

    1. pjeter says:

      Gjobat ndoshta jo ,por pagesat e tyre me mik mund te evitohen perseri,por kjo eshte nje teme tjeter,pjese mentalitetit te ne shqiptareve ne te jetuarit ne komunitet,me rregullat e qyteterimit,e te respektit te njeri tjetrit,te ambientit qe na rrethon,keto po,qe nje Çuçi,ndoshta edhe ai pjese e dominuar nga ai mentalitet , nuk i ndryshon dot.

    2. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Po mire mor Drin djali! Dalina e ka nje burrë si te gjitha grate që martohen. Edhe si jot’ëmë apo Jo? Edhe ajo e ka nje burrë, qe eshte babai yt.
      Pse merresh me thashetheme si gratë e këqia?
      Ajo Dalina mund te ketë patur edhe 15 dashnorë para se te martohej me kete Çuçin. Ty ç’te hyn në punë kjo gjë.
      Jeni bere si fshesaxhie rrugësh duke marre njerezit nëpër gojë. Llafazan burrë.
      Gjobat nuk vihen me mik, por falen me mik. Kaqol.
      Se sa do punojë kjo pajisje, eshte tjetër gjë. Mos komento si fshesaxhi por lexo ate komentin me poshte qe flet per deshtimin e droneve, dhe meso si komentohet me fakte. Jo si burre kurve.

      1. Drini says:

        Dalina 15 dashnore ?
        Ti e the jo une. Kush eshte burre kurve tani ?

        1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

          Është e kotë të flasesh me debila.
          Une thashe “edhe mund te ketë patur 15 dashnorë, por nuk është puna jone”. Por ti, si pioner i Saliut, nuk do ndryshosh, njesoj si ai rrota e k****, qe thoshte se “merr kallashin per Saliun.”
          Vazhdo, mos ja ndaj, vazhdo, se komunistët si ju, nuk dorezohen.

          1. Drini says:

            Aludimi vazhdon. Dalina edhe mund te kete patur 15 dashnore , por ne nuk na duhet gje.
            Pastaj c’hun Saliu ketu apo po i the Cucit legen dhe burri i Dalines ( une as e shava dhe as i thashe burri i kurves ) je komunist qe mbron Saliun?
            Dalina moter , te kam xhan shume po nuk di ta besh rolin e burrit.

  2. Cuci ky djale inteligjent! says:

    Po gjobat kush i shkruan dhe i con ne poste.

  3. Albina says:

    Pordhë me rigon. Si puna e dronëve. Rezultuan zero.
    U prishën të gjithë.
    Kështu dhe kjo pajisje. Me një të tillë do kontrollosh gjithë rrugët?
    Ja e vure gjobën. Nuk do që ta paguajë trimi. 42 gjoba pa paguar, 27 gjoba pa paguar, 15 gjoba pa paguar, drejton mjetin pa patente, nga 15 – 20 veta ne ditë. Ti e kap pa patentë, e gjobit. Nuk pjerdh. Ditën tjetër, prapë pa patentë. Ti prapë gjobë. Njëqind gjoba. Ai prapë pa patentë.
    Ju dhjefsha ligjin.
    Mere makinën dhe shtypja në moment me rrul. Shikoje si ju dhëmb pastaj.

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Respekte Albina.
      Ky po flet sikur vetem per këtë makinë paska vuajtur Shqipëria. Tani morën fund problemet.
      Tamam pordhe me rigon. Sikur ligjin e bëjnë makinat.
      Ate personin qe nuk ka paguar gjobat, prape polici do e kapë, dhe do t’i thotë “oh, me fal, nuk e dija qe ishe ti.”
      Edhe per t’i shkuar ne shtepi per t’i konfiskuar makinën, duhet prokurori, duhet vendim gjykate, ohu sa punë ka.
      Me nje makinë me kamera, u bëmë si Gjermania.
      Megjithatë, është një gjet. Te shohim çfare do kullandrisin. Si do justifikohen, po te deshtoje perseri.
      Por eshte nje fare progresi si metodë.

  4. gimi says:

    sa stonon fytyra e ardi veliut me teknologjine ,duket nga menyra si e sheh dhe mendon me vete ,skam per ta mesuar kurre ?????

  5. NERI says:

    “Drini”
    Me sakte Valbona.
    Po Dalina çhyn këtu?
    A po, harrova, sapo paske dale nga vajtorja e kanibalit Sali Ram Berisha, se ai, si komunist i devotshëm, ne luftën kundër çfaqjeve te huaja mikroborgjeze, ja donte detyra te njihte te gjitha gratë e armiqve te kllases puntore.

  6. Tr says:

    Djegie makine… E shumta 6 muaj burg
    Fotografi e kesaj makine… E pakta 6 muaj heqie patenye
    Hesapet beini vet?

  7. Zoni ijes says:

    Z. Minister sa te duash penalizoj nese nje shofer 17 vjecar del ne rruge me nje siguracion makine me 250 mij lek ne vit mos prit se do ndryshoj lemeria qe e ka rrokut ate vend ne drejtimin e makinave
    Beja 6 miljon ne vit aq sa e kane pa perjashtim te gjithe te rinjet ne bashkimin europian
    Patentat tu hiqen deri ne 2vjet, dhe gjoba cdo dite jo me 20 mij lek po me nga 1 miljon

  8. Ana says:

    Para disa viteve soolet disa apatatura inteligjente dhe u mburet si tani. Por brenda 3 muajve cuditerisht u prishen te gjitha. Hajt ta gezoni edhe kete per disa muaj.

  9. ?????? says:

    Ju shplaft mortja per shtet qe keni ngritur keto 30 vite njerz te babzitur edhe te korruptuar dery ne fyt .njerz te pa afte na drejtojne .ptu mortja per shtet as minimumin e jeteses se sigurojne kancerozat e poshter

  10. Arjani says:

    Tani shpetuam, kriminaliteti 0 hahahaha. O Cuci dekrimializo policine duke filluar nga ky palo drejtor i kryekoruptuar e deri tek tepelensit qe i kemi peshqesh nga trafikanti Tahiri.

  11. Marksi says:

    Po gjobat e atyre me targa fallco kush i paguan. Ata te ngratet qe rrine ne shtepi, me siguri.

  12. Leshelija says:

    O Cuci,
    Po jeleke antiplumb per policet qe asgjesojne hashashin, a do te blini?

    1. pjeter says:

      Edhe atehere kur i blejne, shume nga ata police,nuk e dine qe rregullat e sigurise duhen respektuar ,pikerisht, per tu shpetuar jeten atyre,jo te mbahen ne makine,apo me keq akoma, ne dollap..
      Per mendimin tim,drejtuhesit e policise ku ndodhi ngjarja ,duhet te largohen nga policia e shtetit,nuk shkohet ne operacione te tilla,sikur shkon ne giro per te pi kafe,dhe ata jane pergjegjes qe te komanduarit e tyre qe nuk i kushtojne rendesi sigurise,qe kesaj radhe kushtoi viktima.
      Deri kur policet tane, do ta marrin me shume serizisht rritjen e shkalles se agresivitetit te krimineleve,do te kete viktima perseri,e jeleket po nuk i mbajte te veshur,bli sa te duash,nuk te hyjne ne pune.

  13. super duper says:

    Cuci do i dergoje ke cilat adresa? Ke ato te tipit; pallati me shigjeta siper shteses nga mbrapa sa kalon dyqanit e bukes?
    Kjo nuk eshte makine, eshte aparat fotografik me rezolucion te larte i lidhur me nje databze dhe nje program qe ben lidhjen e informacionit me makinen e fotografuar. Te tilla ka me mijera ne rruget e botes normale (jasht shtetit me i llaf) po nuk del ministri ti tregoje sikur ka zbulu polin e veriut). Shqiperia nuk ka sistem funksional adresash, nuk ka sistem postar qe ta sjell posten ne shpi jo ke shkalla. Ne shqiperi me adrese nuk mberrin kurre ne destinacion por te duhet informacion shtese plus adreses. Kete te zgjidhi njehere Cuci pastaj te bej dhe video me mrroklla teknollogjike. Minister primitiv ne qeveri primitive qe e rejn popullin me pasqyra si indigjenet ne kohen e kolombit

  14. kisha says:

    nuk ka nevoje per makina e teknologji te larte. ka nevoje te hiqet erion ahmeti dhe shoket e tij qe vjedhin me thes e nuk i thote gje njeri. me gjobat e shtuara tani po behen supermiliardere duke prit sekseret e faljes se gjobes.

  15. Scutari says:

    Ne Policine e Shtetit duhet urgjentisht te cmontohen skemat piramidale ne policine kufitare, policine rrugore dhe ne hetimin e krimeve financiare dhe droges!! Vetem atehere qytetaret do te zbatojne ligjin sepse ligji nuk zbatohet se te gjithe e dine se si funksionon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje