Covid-19 në Shqipëri: 5 persona humbin jetën, 35 pacientë në gjendje të rëndë, ja sa raste të reja u shënuan

2 Tetor 2021, 17:31Politika TEMA
Covid-19 në Shqipëri: 5 persona humbin jetën, 35 pacientë

Shqipëria ka regjistruar 5 viktima dhe 549 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Autoritetet bëjnë të ditur gjithashtu se janë 9 mijë e 178 persona aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje më të rënduar.

NJOFTIMI NGA MSH

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,279 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 549 qytetarë, në këto bashki: 236 qytetarë në Tiranë, 24 në Sarandë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Lushnje, 20 në Vlorë, 18 në Durrës, 16 në Kamëz, Elbasan, 13 në Lezhë, 11 në Kurbin, Krujë, Dibër, 10 në Kukës, 8 në Dimal, Kuçovë, 6 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Vorë, Patos, Mallakastër, Berat, Cërrik, 4 në Bulqizë, Korçë, 3 në Vau i Dejës, Shijak, Tepelenë, Devoll, Skrapar, Librazhd, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, Pogradec, Poliçan, Gramsh, 1 në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Memaliaj.

Janë 9,178 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Një qytetare 61 vjeç nga Saranda, tre qytetarë nga Tirana 63-72 vjeç, një qytetar nga Vlora 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 865 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 159,439 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (02 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        549

Të shëruar në 24 orë      865

Të shtruar në spitale       176

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 4,279

Testime totale              1,211,134

Raste pozitive               171,327

Raste të shëruara         159,439

Raste Aktive                   9,178

Humbje jete                     2,710

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             4045

Durrës             977

Fier                  793

Shkodër          774

Vlorë               540

Elbasan           486

Berat               351

Lezhë              367

Korçë              240

Kukës              209

Gjirokastër      218

Dibër               178

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje