Tronditet Basha: I kërkon dorëheqjen nga Tuitteri i “mirënjohuri” Martin Henze

2 Tetor 2021, 12:23Politika TEMA

Lufta e nisur mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ka edhe anën e saj qesharake.

Një prej tyre është i “mirënjohuri” Martin Henze, që prej vitesh në Shqipëri është shitur nga PD, si këshilltar i Angela Merkel dhe CDU, por që në fakt është thjesht një personash qesharak dhe delirant, që veç poston statuse në Tuitter, ku i lexojnë nja dhjetë vetë në Shqipëri, se në Gjermani vështirë se e njeh njeri.

Së fundmi, ky personazh i denjë për librat komikë, i është bashkuar lëvizjes së Sali Berishës.

“Përjashtimi nga ana e Lulzim Bashës, i liderit historik Sali Berisha nga Grupi Parlamentar i PD-së duke shkelur statutin e kësaj partie, ka sjellë reagime të ashpra nga përfaqësues të partive europiane, që e kanë mbështetur fuqimisht deri dje kreun e Partisë Demokratike.

Anëtari i CDU-së gjermane, i mirënjohuri Martin Henze, nëpërmjet një replike në Tëitër i ka kërkuar haptazi pa mëdyshje, Lulzim Bashës, të japë arsyen për këtë shkelje të rëndë që i bëri rregullave të kësaj partie por edhe për dy të tjera më të rënda: Shkelje e Statutit, marrëveshje me Ramën dhe aferë në SHBA”, shkruan portali i familjes Berisha.

Në Tuitterin e tij, Henze shkruan: “Më e rëndësishmja, kryetari të japë dorëheqjen për shkak të veprimeve të tij të paligjshme javën e kaluar, të marrëveshjes me Ramën dhe të transaksionit ilegal financiar në SHBA që u pasua nga një fotografi me Trump”.

Me siguri që Lulzim Basha tani do të reflektojë seriozisht dorëheqjen.

Nuk është pak të ta kërkojë këtë gjë vetë Martin Henze, nga Tuitteri i tij.

5 komente në “Tronditet Basha: I kërkon dorëheqjen nga Tuitteri i “mirënjohuri” Martin Henze”

  1. ben. says:

    Sa te kete basha , sorosin , ramen , kimeten dhe griden as qe do tia dije per njeri ne bote.

  2. Taulant says:

    Ka shume te drejte zoti Henze, skllavi luli duhet te jape doreheqjen, por kur ti thote birisha, padroni i tij.

  3. Haka Tekizoti says:

    Berisha i përdor më me efektivitet se Basha paratë. Henze duket që shkon me atë që paguan më shumë. Bravo i qoftë për nuhatjen që ka për tartufin e pareve.

  4. Ani says:

    O Mero…meqe ra llafi, ku eshte Basha se ka dite spo piptin…ti duhet ta dish se jeni shoke…

  5. AI nga Bronxi. says:

    Ore po sikur ta martojmë këtë Martinin me Evin?! Njëri lider i CDUsë, tjetra nr 2 pas Trump-it, PD dhe Shqipëria ka çiftin më të fuqishëm në udhëheqje të vendeve më të fuqishme.
    Dmth bëhemi nr 3 në botë, para Kinës e të tjerëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje