Ilir Meta: Jam krenar për punën time si president. Beteja Berisha-Basha? Ka skenarë, prej vitesh tentohet të lihet Shqipëria pa opozitë

2 Tetor 2021, 11:10Politika TEMA

Teksa pritet opinioni i Venecias për çështjen e shkarkimit të presidentit, për të cilin është votuar në Kuvend, Ilir Meta ka dhënë një koment nga Pogradeci, aty ku ka marrë pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”.

Meta është shprehur se në Venecia nuk ka asnjë çështje për presidentin, pasi ai e ka quajtur atë politike.

Nuk ekziston asnjë çështje në Venecia për presidentin. Ajo është çështje politike.

Nuk jam i shqetësuar, jam krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtjen e Kushtetutës, e cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore, për të pasur sot një situatë aspak të dëshirueshme.

Negociatat tashmë duhet të ishin hapur, në rast se do dëgjohej presidenti mbi zgjedhjet vendore apo Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Meta.

Ai u pyet edhe për “Foltoren” e Berishës.

Nuk dua të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike, duhet të kenë debatet e tyre në respektim të demokracisë dhe normave kushtetuese.

Siç e keni kuptuar demokracia në këto 3 dekada ka uljet e ngritje e saj edhe brenda grupimeve politike”.

Por çfarë mendon presidenti për akuzën e fortë të Sali Berishës se ka një marrëveshje mes Bashës dhe Ramës? “Nuk dëshiroj të bëhem pjesë e këtyre debate, do ti keni kohë ti gjykojmë pas 24 korrikut. Janë çështjet e tyre për mua ka rëndësi të gjithë të respektojnë kushtetutën dhe dinjitetin e çdo qytetari”.

I pyetur se a e ka parë ndonjëherë vendin me një opozitë kaq të dobët, Meta nuk heziton të përmendë skenarë. Sipas tij skenari në fjalë luhet prej shumë vitesh dhe ka si qëllimtë lërë vendin pa opozitë.

“Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë atë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë. Një skenar që luhet prej shumë vitesh dhe jam i sigurt që shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të kthehen në modele që nuk janë as në kontinentin ton, shqiptarët kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara,” tha Meta.

9 komente në “Ilir Meta: Jam krenar për punën time si president. Beteja Berisha-Basha? Ka skenarë, prej vitesh tentohet të lihet Shqipëria pa opozitë”

  1. A MOR COBANI HAJDUTI I CEPANIT

  2. Shqiptari says:

    Lopcar, hajdut, kriminel. Ky je ti pleher. Ti mund te quash veten cfare te duash, nuk I intereson njeriu.

  3. Vlesh says:

    Shih Lirua i korruptuar! Vene sikur eshte zgjedh Pres she! Allah! Allah!

  4. k says:

    Dorezo gjënë e vjedhur popullit,zoti hajdut i korruptuar.

  5. taipi says:

    Ne opozite ti like dhe ben qimja.a me kupton.

  6. Franz Kafka says:

    Si ka mundesi te marri 100,000 vota nje vampir I tille. Perfundimisht jemi popull gdhe. Kane te drejte kur thone per ne qe jemi njerez primitiv

  7. Sa i urtë është bërë , do t’a vendosim ne tabelen e nderit , kendin e emulacionit të presidences, “PRESIDENT I DALLUAR” !
    Marshalla !!!
    Se mos e persyshim .

  8. Aleksander says:

    Dy emra te nderuar kemi ne Shqiptaret.
    I pari eshte Gjergj Kastrioti
    I dyti eshte Enver Hoxha
    deri sot nuk ka te tret
    pra ti nuk eksiston.

  9. Baftjari says:

    Te erdhi fundi ,o coban,kot hidhesh e perdridhesh,tani zbato variantin e marshallit duke i shpallur lufte SHBA-s,dhe fundi juaj i merituar po vjen,ne kokerr te burgut,mere me qetsi,sic e ke qejf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje