Ylli Manjani: Lulzim Bashës i duhet një avokat, dhe i mirë madje

2 Tetor 2021, 10:53Politika TEMA

Ylli Manjani, që prej ditësh i është bashkuar lëvizjes së Berishës kundër Lulzim Bashës, thotë se këtij të fundit i duhet një avokat i mirë për çështjen e lobimit me para ruse në SHBA.

“Lulzim Bashës më shumë sesa një vizë amerikane në pasaportë i duhet një avokat. Dhe i mirë madje!

Nëse Nick Muzin ka dëshmuar para autoriteteve hetimore amerikane, ajo dëshmi është shkak i plotë ligjor për të riçelur hetimin penal në Shqipëri. Herët a vonë kjo do ndodhë.

Nuk ka diplomaci në botë që zhduk prova të autoriteteve hetimore e gjyqësore! Mund ti përdorin përkohësisht për interesa të çastit, por kaq. Sepse siç i fshehin për një interes, ashtu edhe i çojnë në vend po për interes…

Ndaj kush ja do të mirën Lulit duhet ta këshillojë të gjej një avokat të mirë. Se edhe Atë që e mbrojti deri në fund e përzuri me vendim të jetës së tij.

Apo do ta mbrojë Rama!

I duhet avokat”, shkruan Manjani, që këto kohë është shumë aktiv kundër Bashës.

2 komente në “Ylli Manjani: Lulzim Bashës i duhet një avokat, dhe i mirë madje”

  1. skelari says:

    Ti Stella si do kishe bere ne rrethanat e Lulushit (nese marrim te mireqene cdo gje qe shkruan)? Do kishe luftuar krah per krah Saliut qe te kthenit mbrapsht historine?
    Apo je dhe ti nga ata qe flet sa per te thene dicka?

  2. Undefined says:

    Koke..”kaprio”….Luli e mori “kthesen”……por vajmedet per ju me ne krye ….bajraktarin…qe ju “genjen” mendja se mund ti “bini murit” me koke (SHBA)…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje