Deputetja e Partisë Socialiste dhe inxhinierja Luljeta Bozo feston sot 79 vjetorin e saj të lindjes.
Lajmin e ka ndarë nusja e djalit të saj, Alda Bida e cila i ka bërë një urim mjaft të ndjerë duke i uruar ta ketë jetën e gjatë për mesazhet e forta që jep, për guximin, forcën, shembullin dhe përkushtimin.
“Të paçim sa më gjatë pranë për besimin që kemi në forcën e mendjes tënde, për mesazhin e bukur se jeta gjithnjë ka një ripërtëritje e duhet jetuar, për zërin e ngrohtë dhe leksionet që i jep jo thjesht në auditor por në shkollën e madhe të jetës… për guximin, forcën, shembullin, përkushtimin… për çfarë kam mësuar nga ty, e që ua mëson edhe stërnipërve! Frymëzim e motivim të kemi! Gëzuar, Luljet’!”, ka shkruar Alda krahas fotos.
Bozo ka lindur në 2 tetor 1942 në Tiranë. Profesoreshë në fushën e inxhinerisë është një ndër emrat më të njohur në vend. Ka botuar mbi 33 libra profesionalë në fushën e saj të shkencës dhe gjeoteknikës.
Sa leke jane pershendetjet dhe urimet per dasma dhe synetlliqe. Shiko se BBF-ja kishte ber goxha ulje cmimesh. Nje pershendetje per kete nga minatoret, dhe shoqata e pleqve Lushnje. Dhe nga te gjith primderit e kesaj.