Disa pikëpyetje: Pse hesht “Europa” për akuzat e SHBA ndaj Berishës?

2 Tetor 2021, 17:44Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Sali Berisha ka nisur misionin e tij të fundit në karrierë: “Rikthimin e partisë, në gjendjen e vitit 2005”

D.m.th Berisha kërkon rikthimin e tij në krye të opozitës, njëkohësisht duke e rikthyer Lulzim Bashën në Holandë, andej nga e mori dhe ja u bëri peshqesh gjithë demokratëve.

Maratona “Berisha” qyetet më qytet, është qartazi një testim i tij i situatës:

– me amerikanët, që deri ku do e vazhdojnë goditjen,

– me demokratët, që deri në çfarë niveli e mbështesin,

– me Lulzim Bashën, që deri sa mban presionin apo gojën e mbyllur për pazaret,

– me grupin parlamentar, për të futur në listën e zezë mosmirënjohësit ndaj tij,

– me faktorin ndërkombëtar, se kush është pro dhe kundër….

Mos u besoni sharjeve, sepse Lulin nuk mund ta largonte me dorëheqje, pasi do dilnin zbuluar, që kishin bërë lojën me “kryetar” 8 vjet.

Jo çdo lojë bëhet nga qejfi, por edhe nga halli.

Nga gjithë kjo përplasje, s’kanë rëndësi as makinat, as sallat, as numri i demokratëve, as mesazhet apo batutat e Berishës.

Ajo çfarë është e çuditshme, është heshtja “Europës”. Asnjë ambasador nuk pozicionohet.

Sali Berisha është shpallur “non grata” nga qeveria amerikane me motivacionin zyrtar:

“Në cilësinë e tij zyrtare si kryeministër i Shqipërisë, në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë, dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar, në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.

Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve anti-korrupsion dhe masave të përgjegjësisë.”

Intensiteti i deklaratave dhe goditjeve diplomatike amerikane kundër Sali Berishës, sa vjen dhe po shtohet, por në disproporcion me heshtjen dhe pasivitetin europian.

Analizat dhe interpretimet politike mund të hamendësojnë çdo lëvizje, por një gjë mbetet e faktuar qartë: Sali Berisha ka kërkuar mbrojtje franceze!

Mos u shpërqëndroni nga përrallat me mbrojtje kufijsh apo ligjëratat patriotike pro Kosovës.

Fokusohuni në të vetmin aksion politik dhe ligjërim diplomatik.

Berisha e përsërit 100 herë fjalinë: “Nëse ka një njeri mbi tokë, që ka prova korrupsioni për mua dhe fëmijët e mi, t”i dërgojnë në Francë, në gjykatën e Parisit”

Berisha po e përdor Francën dhe Europën si anti-plumb kundër “flotës” amerikane.

Deri tani, ajo çfarë shohim nga Franca dhe Europa është heshtja.

Këshilltari gjerman i PD (Martin Henze) sot kërkoi dorëheqjen e Bashës dhe jo largimin e Berishës.

Kancelaria Merkel e cila dy javë më parë vizitoi Tiranën, refuzoi kërkesën e Lulzim Bashës për takim.

BE nuk e mbështet Berishën, por njëkohësisht s’po i del në krah as Lulzim Bashës apo Ambasadës amerikane.

Ndoshta është një dyzim i tyre, se kush mund të jetë bërthama më sfiduese anti-amerikane në Shqipëri: “Holandezi” që u financua dhe shkollua nga SOROS-i, apo babai i tij, që për arsimin dhe specializimin e tij në vitet e komunizmit, u financua nga Franca e cila këto ditë sapo ka tërhequr ambasadorin francez nga SHBA?

Është koha për të parë, nëse Berisha do eliminohet politikisht si koka e korrupsionit, apo si truri i një rryme anti-Amerikane në Shqipëri dhe rajon.

Është koha për të analizuar, nëse Berisha është i vetëm në luftën kundër SHBA-së apo frymëzimi dhe finacimi vjen përtej kufijve.

Nëse nuk është vetëm, mbetet të kuptojmë cilët janë aleatët, nga Perëndimi apo Lindja e Europës….

Gjithësesi, nuk përjashtohet mundësia, që të ketë mbetur i vetëm me një grup “ushtarësh” demokratë të lodhur, por që e urrejnë Lul Bashën, me të cilët u konsumua 16 vjet, duke i bindur se Luli është surrati europian që mund ta drejtonte opozitën.

Berisha jo rastësisht e piketoi djaloshin nga Holanda, dhe e solli në partinë nga e cila ka larguar jashtë radhëve të saj çdokënd që ka pasur lidhje apo shkollim në Amerikë….

13 komente në “Disa pikëpyetje: Pse hesht “Europa” për akuzat e SHBA ndaj Berishës?”

  1. Sali Trimi says:

    Kreshnik, nuk ke thene shume, por kjo puna e Frances, flet shume. France-Rusi-Serbi, eshte trekendeshi i “Bermudes” per ne shqiptaret.
    Berisha nuk i kerkon Amerikes qe dosjen tja bjere ketu ne Shqiperi. Ai kerkon qe ajo tja coje ne France.
    Vazhdimisht kjo Franca ka qene zonja e madhe.
    Mu ne Kalmegdan te Beogradit, serbet kane ngritur permendoren me te madhe ne Serbi, kushtuar Frances, me kete mesazh: Te duam si nene se na ke dash si bije.
    Saliu me kerkesen e tij qe ta mbroje Franca, me sa duket si se cben…

    1. Ilirjan says:

      Ketu ka tradheti burra… Memecit i erdhi goja… ?

    2. Realisti says:

      Evropa hesht pasi ne dosjen e Berishes ka politikane evropiane te rangut te larte te perzjere ne korrupsionin me te. Kjo eshte arsyeja pse dosja nuk eshte bere publike. Amerika thjesht nuk do te hape me shume letrat edhe per shtetet evropiane te perzjere ne historine e Berishes.

  2. Texas says:

    Europa K. si gjithmon per shum ptobleme qe vet me njeri tjetrin nuk jane te sinqert e aq me.tjetwr me faktorin shqiptar qe e kane gatuar e coptuar keq .Evropa ne kushtet e sotme mardhenjet e Shqiperise me Shtetet e Bashkuara i shikon si gozhden e Nasradinit .Nuk i del hapetAmerikes por me qendrimet e.saj si gjithmon djallezore eshte kundra miqesise e prezences Amerikane ne Shqiperi e Kosove . Per te sabotuar kete Evropa , pjesa me.e madhe me.Fran . .Evropa ka prova dhe plot biles , me shume se.USA po NUK cen ne krye nuk ka perfaqesues me te mire per te sabotuar progresin e ceshties Shqipetare sesa Sali Berishen . doren e saj te fshehte , te gjate , te sigurt , fanatike e te vjeter qe u ka dhene prove te mjaftueshme per shkaterimin e cdo gjeje shqiptare .Mos te harojme PENECILINEN e BISTURIN nga 1974 e deri me sot . Evropa ka peova biles me shume se USA por NUK DO . se mezi e ka GJAKATARIN e vet SALI BERISHA

  3. _I_ says:

    Amerika po qellon shume larg dhe nga loja amerikane fiton Shqiperia, ndersa te humbur dalin Basha dhe PS. Ardhja e “politikanes” amerikane Kokalari eshte qe te ri-ngreje PD si force e djathte ne Shqipreri dhe per kete gje po perdoret Berisha (qe kontrollon bazen e PD). Loja qe behet eshte e thjeshte: Berisha heq qafe Bashen (qe kurre nuk ka pasur asnje vlere ne PD) dhe merr PD duke perdorur bazen e PD. Kokalari po “ndihmon” Berishen ne kete beteje, por duke qene se Berisha nuk mund te dale ne krye te PD (eshte non-grata), PD i kalohet nje krahu te forte pro-amerikan (me ndihmen e Kokalarit etj.). Ne shperblim te kesaj, Berisha pret qe lufta e Amerikes kunder tij te ndaloje ketu … me vetem NON-GRATA.
    Perfundimi:
    – PD e rifomiuar (nga Berisha) si parti e djathte kthehet 100% nen kontrollin amerikan e pastruar nga klasa e vjeter (perfshi Bashe, Berishe e kompani)
    – SHBA ndalon luften kunder Berishes dhe e le te qete keto pak vite qe i kane ngelur
    – Ne Shqiperbehen zgjedje te reja – dhe fiton PD
    – Amerika pastaj fillon pastrimin e PS
    – Ne fund Shqiperia fiton dhe behet realist aleat i besueshem i USA dhe BE.

  4. Zeni biri Qenit says:

    Ne fakt Europa hesht sepse e shikon krejt te panevojshmf te meret me te. Thjesht nuk ka me vlere te merresh.Pse Mendon se Amerikanet po harxhojne ndonje minute te tepert ? E dine se kushdo te vije ne krye te PD pa i treguar vendin Saliut nuk ka vend ne politike.
    Saliu eshte si dordoleci ne mes te arres per te trembur zogjte. Shkopin qe e mban lart e ka te futur ne bythe.

  5. k says:

    Sepse berisha sherbente vetem per te bere gallate kur fliste italisht.

  6. PO , PO says:

    As qe mund te mendohet qe Saliu t`i kete shpetuar sherbimit sekret frances pa e rekrutuar ! Ishin francezet ata qe i dhane ultimatumin Fatos Nanos per ngjarjet e viteve 1997-98 , qe krimet e Saliut te amnistoheshin . Perndryshe Shqiperia do te kishte perballe gjithe Europen dhe nje izolim total nderkombetar , sikurse ndodhi deri ne vitet 1990 . Vetem kete te marresh ,. . . , mjafton e tepron per te kuptuar armiqesine franceze ndaj shqiptareve .

  7. LG says:

    Sepse Komuniteti Europian përgatitet të bëj të njëjtën gjë si SHBA.

  8. ben says:

    Qe Europa eshte kurve antishqiptare, ate e kane thene burra te mencur shume kohe para se brezi jone te lindte, por nje gje eshte e sigurte se Europa nuk ka bythe te matet me SHBA-ne. Po keshtu, ata qe kane dale kunder interesave te SHBA-se kane perfunduar, ose ne grope dy metra nen dhe, ose ne rastin me te mire mbrapa hekurave te burgut.
    Saliu po ben perpjekje qe te ruaje familjen se sa per veten, e ka te qarte se ku do perfundoje. Ne fund te fundit, sa ka rrojtur nuk do te rroje dobici i Vucidolit.
    Per ne shqiptaret, futja e tij ne birruce, eshte nje fare shpagimi per krimet qe ka bere ne kurriz te popullit. Ideale do jete qe sebashku me te, ne birruce te shkojne edhe femijet e tij perverse, bashke me dhendrin legen qekane krijuar pasuri me gjakun e te vrareve te 97-tes, Gerdecit dhe te atyre qe u vrane ne mes te bulevardit ne Tirane.

  9. rexha 10 says:

    EUROPA NUKE FLETE ,SEPSE E DINE SHUME MIRE SE BERISHA KA BERE SHUME NDERE ,SI PERSONAVE ME PRGJEGJESI TE LARTE NEPER KOMISIONET E UE ,ASHTE EDHE NE MYNYRA PRIVATE.KUJTONI KETU EDHE DORISE PARKE QE BENTE SELVE ME KUQON E BERISHES.NDERSA SHBA ESHTE E BAIDEN ,DHE JO AJO E OBAMES ,BUSHIT ,APO TRAMPIT.ISHIN KETA QE E LEJUAN BERISHEN QE TE KULLOSTE NGA DONTE,DHE SI TE DONTE. KUJTONI VETEM SHPREHJEN .::::JAME SALI BERISHA UNE ,THIRRENI MENDJES. QEVERIA SHQIPTARE ME BERISHEN NE KRYE ISHTE NJE KUKULL NE DUARTE E SERBIT RUSIT DHE FRANCES E GJERMANISE. I GJITHE VEPRIMTARIA E KETIJE MOSTRE NDAJE ATIJE POPULLI ESHTE LLUMI I EUROPES QE E DREJTONTE ,DHE PERKRAHJA E SHBA. NE C’DO ZGJEDHJE DILTA VENDIMI I BERISHES KU DEKLARONTE SE ZGJEDHJET NUKE MVAREN NGA NJERZIT QE MARRIN PJESE ,PORE NGA NUMERUSIT.AI KURRE NUKE FITOI NJE HERE ZGJEDHJET PA MANIPULIME.KETE E DESHMON EDHE AMBASADORI I SHBA ARVIZU KU DHE NA PERVESHTE MENGET PER TE NDIHMUAR BERISHEN QE TE FITONTE. ESHTE I VETEMI PERSON ,APO FAMILJE QE KANE BERE KORRUPSION TE GJITHE KU KA KUSHTUAR EDHE ME JETE NJERZISH.PO BEHET NJE MINE ME SAHATE PER GJITHE BALLKANIN ,NDRYSHE NUKE KA SE SI SHPJEGOHET QE NUKE E BURGOSIN.

    1. Piro says:

      E ke gabim.
      Ishte Trumpi ai qe e pergatiti dosjen Saliut dhe, sapo erdhi ne fuqi i ndaloi hyrjen ne SHBA Saliut, Zenit, Argjites dhe Lirise, duke u bazuar ne faktet e korrupsionit dhe mbytjes se demokracise ne Shqiperi. Blinkeni vetem sa e shpalli zyrtarisht ekzistencen e asaj dosje dhe ndalimin e hyrjes se tij dhe familjes se tij ne SHBA. A ju kijtohet kuri e pyeti ne 2017 Edi Rama, Saliun: “A shkon dot ne SHBA?” dhe Saliu vetem sa heshti sepse e dinte para Edit se c’kishte ndodhur.

  10. Opopull mjeran says:

    Pse lodheni o budallej ???????? Esht Sali Berisha ai o budallej O popull budalla i dhier pa dinjitet e bes , sali Berishen keni hak ju ! O popull mjeran qe as per femijt e juaj sjeni te zot e lini kte mortje te ciceroj qytet m qytet e tju plas mutin e tij ne surrat !!Deri ne Vlor ,qyteti me viktimat me te medha te katastrofes shqiptare , spati burr ta perzer te pakten me vershellima ! Cdoni ma ,Amerika ju a plasi ne tepsi “gjellen e helmet” e prap ate hani !Edhe kur ju dhe rasti ju bashkuat banditeve si Zani Caushi me shok, qe moren “frenat e shpetimit” o budallej ,o budallej qe po ju tall |Rvropa se ju shef cfar malli jeni e shef si pritet armiku.hajduti ,krimineli , shkaterusi e agjenti i papendushem i mbrojtur ngaa armiku i perjetshem ,e si duartrokutet kudo qe shkon ,kush ju ka ne konsiderat o budallej …A shifni si haen pra baba me klyshin qe i sherbeu 39 vjet o budallej…Hic mos u cudisni kur te mar drejtimin e PD !!E pat shkodranin si i bente hymnin e ish gati te vdes per te e sdoli kush ta kapte per leckash …..O popull mjeran prisni tju shpetoj Amerika ose tju dhjes Franca…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje