Shkrimtari, poeti dhe ish-deputeti Visar Zhiti ka kujtuar përplasjen që ka pasur disa vite më parë me ish-Presidentin Bujar Nishanin. Gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë”, Zhiti është shprehur se ish-presidenti e dinte mirë se ato që thoshte për shkrimtarin nuk ishin të vërteta.
Sipas Zhitit, ai është sulmuar padrejtësisht nga njerëz me poste të padrejta. Më tej, ish deputeti i referohet dosjes së tij, të cilin e siguroi Bujar Nishani duke u shprehur se e përdori për arsye oligarkike.
Zhiti e cilësoi Nishanin si një president të papërgjegjshëm dhe se në vend solli dhe katastrofa të tjera që nuk lidheshin personalisht me të, por vazhdojnë ende.
Në vitin 2017, Bujar Nishani në postin e Presidentit refuzoi ta dekretonte Zhitin si ambasador në selinë e Shenjtë të Vatikanit, me pretendimin se ka marrë një informacion dhe dëshmi nga një ish-i përndjekur politik i cili e akuzonte shkrimtarin si bashkëpunëtor të administratës së burgut të Spaçit.
Pyetje: Kur ju përmenda momente të komplikuara, të vështira, që mund të jeni ndjerë të rrëzuar… kanë qenë ato momente që keni kaluar, kam parasysh këtu edhe debatet e fuqishme, ku ju u përfshitë…
Zhiti: Kam qenë i sulmuar në mënyrë të padrejtë, nga njerëz të padrejtë, në poste të padrejta.
Pyetje: E keni fjalën këtu për z. Nishani?
Zhiti: Po, më vjen mirë që kuptohet.
Pyetje: Çfarë ka mbetur nga ai debat dhe sa ndikoi që ju të iknit përfundimisht?
Zhiti: Nuk po them se i nënvleftësoj këto dhe se nuk pyes prej tyre. Brendësinë dhe thellësinë time nuk e kanë cënuar, unë e di të vërtetën time. Nëse them diçka apo bëj një letër, e bëj që ta shohin të tjerët. Por më trondit klima. Ish-Presidenti e dinte shumë mirë që unë nuk isha ajo që po thoshte ai, e dinte shumë mirë, sepse kërkoi dosjen time dhe mua ma dhanë informacionin, dhe atij ju tha se ky njeri nuk ka asgjë të errët në dosjen e tij.
Ai e dinte dhe i duhej të më sulmonte për interesa oligarkike të tijat, që ja mundësonte posti. Shpërdorimi i postit, i fjalës, i tjetrit, ishte diçka që aq sa më vrau mua, vrau qytetarinë, vrau një të vërtetë. Si ka mundësi që një njeri që duhet të jetë në një detyrë aq të lartë, gjithëpërfshirëse e përbashkuese, shkon dhe sulmon në mënyrë të padrejtë një njeri që vjen nga burgjet, që në fund të fundit ai ishte president i atij sistemi që u ëndërrua nga burgjet, që u projektua si psherëtimë apo klithmë në ato burgje.
Ky njeri, që ishte oficer i diktaturës së atij burgu, që fati e sjell padrejtësisht të bëhet president, në vend që të jetë mirënjohës kohës dhe atyre të burgosurve, që ulëritën për këtë sistemi, ngrihet kundër njërit prej tyre.
Pyetje: Nëse do të ishte një president tjetër në detyrë, do të ishte ndryshe për ju?
Zhiti: Besoj ndryshe, sepse ajo lidhej dhe atje ku ishte kapur ai. Unë dhe i di ca gjëra, ashtu siç nuk i di shumë gjëra, edhe i di. Kjo është shumë vetja, sepse nuk pati përgjegjshmërinë që aty është President jo i vetes së tij, por i Shqipërisë. Duke mos pasur një ndërgjegjësim të tillë, ai solli dhe katastrofa të tjera, që s’patën lidhje me mua, dhe që vazhdojnë. Më vjen keq që hyra në këtë bisedë, e di që do pendohem.
Pyetje: Nishani sot është kontestuesi numër një i z. Basha dhe mbështetësi numër një i z. Berisha…
Zhiti: Kjo dëmton. Në lëvizjet ku mund të jetë ai, jam i mendimit se ato janë të dëmtuara. Së pari, dëmton demokracinë e Shqipërisë. Demokracia e bërë me armiqtë e demokracisë, është e pabesueshme dhe e dështuar.
Ai ende vazhdon të jetë një autik politik…qylaxhi postosh.Më vjen ndot kur mendoj të kem një president 99 përqind mediokër
I harrove emrat hetuesit,prokurorin Gjykatesin,harrove qe shurroje ne pagure
harrove deshmitaret qe te dolen kunder,harrove racionin 600gr,harrove vagonin
harrove diktaturen dhe te kujtohet vetem Nishani.
Nqs vertete e ndjen veten te persekutuar nuk do pranoje ofiqe nga Rama qe
perfaqeson keta qe harrove.
Jo ti nuk i ke harruar por detyra jote eshte qe mos te permendesh asnje emer
ose nuk mund te flasesh se ta mbyllin gojen shpejt.
Shpresoj qe ti lexosh keto qe po te shkruaj dhe meso se kam patur shume
respekt per personin tend por qe diten qe u caktove me insistimin e Rames
ne pune ne Vatikan une krijova tjeter pershtypje.Mendoja se direkt pas fatkeqesise
qe te ndodhi nuk do mendoje per ofiq e sidomos nga Rama.
O Visar ! JE lodhur kot me Kapter kaucukun .Ati po ti hapesh kraharorin ne vend te zemres ka MUT ,
Po çi bini me qafe ketij çyryku! Nishani, si oficer mediokër qe ishte, zbatimin e urdhrave, kishte rutine te punes se tij. Urdhrat e kanibalit Sali Ram Berisha, per kete çyryk, ishin vete jeta.
Zhiti i shkrete, kot meret me kete idjot kur dihet se urdhrat vinin nepermjet “trimit” Sali Lusha.
Bravo te lumte o trim! Nishani eshte nje shembull antikombetar i provuar, dhe do mbahet mend gjate qe gjate Preaidences tij pranoi djalin e tij te heqe dore nga shtetesia Shqiptare per ate Austriake. Ky eshte Kapteri Diktatures pa
Musteqe Bujar Nishani
Po per ish presidentin e ish kryeministrin per pjellen e komunizmit, sali berishen a do te na thuash ndonje gje? Pse ti kujton se nishani i merte me koken e tije ato vendime, ai vepronte per cdo gje me urdher te sali berishes, jam me se i sigurte qe dhe kur shkonte ne hale per te dhjere, i merte leje. Mos i bjer kot me qafe sakatit, ai pershesh me kos hante dhe vetem firmoste, te tjerat ishin te saliut.
Edhe ky zhapik me keq se Kadare as nje fjale per Salen.
Ke te drejte z.Zhiti B. Nishani si Sali Berisha kane qene te perfshire ne kohen e komunizmit me ate regjim dhe qe te dy jane ithtaret me te flakte antikomunist . Ata te dy jane pergatitur nga ai sistem dhe nuk e kuptojme si kane faqe dhe dalin e propagandojne per demokraci. Ata nuk jane demokrate por firaune te atij sistemi qe duan te perfitojne gjthcka. Eshte e turpshme qe keta njerez kane guxim te dalin ne faqe te dheut kur e dine dhume mire historine dhe rolin e tyre ne kohen e komunizmit.
o visar zhiti ti ke qene shume njeri i mire po ke nje gabim qe nuk i kritikove gjithe njerezit e pd per vjedhjet, krimet e shume gjera te tjera,
Më i sinqertë duhet të tregohet Visari. Ai e di shumë mirë se urdhër dhënës për t’a penguar emërimin e tij ishte Berisha, ndërsa Nishani vetëm zbatonte urdhërin. Godet më të dobtin dhe nuk ia mban të përmendi Berishën.
z.zhiti!
Je nder ata ish te burgosur politike qe meritojne respekt dhe kosiderate te veçante.
Sigurisht e ke pershkruar sakte mardhenijen tende me ish presidentin Bujar Nishani.
Por e keqja reale aktuale nuk eshte manekini Nishani,qe kurdiset automatikisht si qindra te tjere,nga diktatori psikopat antishqipetar Salih Berisha.
Do te ishte me i pelqyshem per te mos thene idomosdoshem nje shkrim per ate qe me dashje a jo i ka bere Shqiperise nje dëm me te madh se ai vagabondi i “Sokakut te te mareve” te Gjirokastres.
Fjala ne gojen tuaj dhe e çdo intelektuali ka peshe tjeter .
Sot me shume se kurre demaskimi i Berishes eshte mbi te gjirha detyre qytetare,intelektuale,patriotike.