Paloka kundër Bashës: Nuk zgjidhet problemi me 7 pika, por me rrëzimin e Ramës

4 Tetor 2021, 12:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shpalli të dielën përmes një deklarate të beftë krizën energjetike, ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha, duke dalë edhe ai përmes një deklarate me 7 pika ku propozonte se si mund të zgjidhej situata.

Por kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, nuk është dakord me zgjidhjen që propozon Basha.

“Nuk e ka fajin kriza botërore jo! Asnjë lidhje nuk ka!

Po kur shteti drejtohet nga hajdutë dallkaukë si Rampalla që vendos në krye të OSHE-së një tjetër hajdut dallkauk, sigurisht këtu do përfundojmë!

Çela nuk është vënë aty për të menaxhuar as energjinë e as paratë që paguajnë shqiptarët që ta kenë energjinë. Çela është aty për të vjedhur paratë e shqiptarëve që pastaj me një pjesë të vogël të parave që ju ka vjedhur, t’ju blejë dhe votën në zgjedhje ! E me hajdutë-dallkaukë të tillë është mbushur gjithë kupola drejtuese e administratës!

Kjo situatë nuk zgjidhet as me shtatë e as me tetë pika, por duke përmbysur këtë regjim hajduto-dallkaukësh që ka marrë peng një popull të tërë!” shkruan Edi Paloka në Facebook.

5 komente në “Paloka kundër Bashës: Nuk zgjidhet problemi me 7 pika, por me rrëzimin e Ramës”

  1. pjerer says:

    Ci problem zgjidhet me rrezimin d Rames? Broblemi juaj? Duhet te jesh budall fort te besish se do ju japin perseri shancin juve kusareve te Saliut.
    Ju po kakarisni sepse SPAK me sa duket ,nuk ka ndermend tu vere ne plan te pare rreziqet qe i kanosni shqiptareve.

  2. ME LOQE APO PA LOQE says:

    HAAA PA-LOQJA ME KETA RAMA DEL NE PENSIONE SI KRYEMINISTER

  3. Ari says:

    O Palok, ke 8 vjet qe gerthet” do rrezojme Ramn” . Nuk je ti ai qe mund ta besh kete, madje ndoshta edhe Basha jo. Por, jane ata qindra demokrate te rinj, qe ti dhe shputa jote i mban larg.
    Kemi 30 vjet qe te shikojme dhe degjojme…ti dhne shputa jote – nga te dy krahet, jeni jo vetem te padurueshem me tej, por edhe na vrsini syte kur ju shikojme,,,palé kur ju degjojme

  4. Zeni biri Qenit says:

    Rama rrezohet me vota dhe votat merren duke bere politiken e alternatives me te mire te cilen ju kurre nuk e keni treguar.Me revolucion vetem ne Afrike merret pushteti,

  5. azbiu says:

    Paloqe futi nje dopjo raki dhe mer te gjatin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje