Pesë vjet pas Panama Paper, një investigim i ri, edhe më i gjerë i gazetave ndërkombëtare, zbulon pasurinë e fshehur në parajsat fiskale nga mijëra njerëz të pushtetshëm në të gjithë botën. Janë 35 krerë shtetesh ose qeverish. Më shumë se 300 politikanë nga mbi nëntëdhjetë vende: ministra, udhëheqës partish, parlamentarë. Së bashku me gjeneralët, bankierët, industrialistët, të famshmi e sportit, modës dhe argëtimit. Dokumentat e reja, të quajtura Pandora Papers, dokumentojnë një mori marrëveshjesh shumë të pasura me emrat e përfituesve, të mbajtur deri tani sekret.
Ndër politikanët evropianë dallohen kryeministri i Republikës Çeke, ministri holandez i ekonomisë, presidenti i Ukrainës. Por ka edhe kriminelë. Të falimentuar. Tregtarë droge. Dhe bosët e mafias italiane.
Hetimi, i koordinuar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ), quhet Pandora Papers sepse zbulon një tenxhere me të këqia në mbarë botën. Më shumë se 11.9 milion dokumente, që vijnë nga 14 kompani me zyra në dhjetëra parajsa fiskale, me emrat e mbi 29 mijë përfituesve të kompanive offshore, të panjohur deri më tani.
Nga ky vërshim dokumentash dalin kasafortat e fshehta të 46 oligarkëve rusë, kompanitë offshore me zero taksa të një super kaste prej 130 multi-miliarderësh, llogari offshore të mbi 330 politikanëve.
Rezultatet e investigimit, i cili zgjati gati dy vjet, janë produkt i punës kolektive të mbi 600 gazetarëve nga 150 gazeta ndërkombëtare. “Pandora Papers është investigimi më i madh kolektiv në historinë e gazetarisë,” shkruan Icij në artikullin prezantues.
Pandora Papers dokumentojnë, ndër një mijë histori të tjera, se kryeministri çek Andrej Babis, kreu i një qeverie populiste të krahut të djathtë, përdori kompaninë offshore në Ishujt Virgin Britanikë në vitin 2009, për të blerë një rezidencë 22 milionëshe në Rivierën Franceze. Dhe ai kurrë nuk e deklaroi atë tek autoritetet e vendit të tij.
Në Holandë, Ministri i Ekonomisë, Vopke Hoekstra, i cili shpesh ka sulmuar Italinë në emër të rreptësisë financiare, iu bashkua një kompanie offshore, të kontrolluar nga një konsorcium ish-menaxherësh të një gjiganti bankar në 2009. Dhe u bë kështu një prej aksionerëve anonimë të një kompanie safari në Afrikë. Ai mbeti në kompani edhe pas zgjedhjes senator. Dhe kurrë nuk e deklaroi atë.
Në Ukrainë, kreu i shtetit, Volodimyr Zelenskij, një ish-komedian i cili gjetu suksesin nga një shfaqje televizive, ka në pronësi të fshehtë një kompani prodhimi filmash dhe serish televizive për vite me radhë në offshore. Në Mars 2019, një muaj para zgjedhjeve, ai ia shiti aksionet e tij një miku, Sergiy Shefir, të cilin më pas e emëroi këshilltarin e parë të presidencës ukrainase.
Në Spanjë bën zhurmë emri i Juan Carlosit të Spanjës, ish mbreti që hoqi dorë nga froni në vitin 2014, duke ia lënë të birit, Felipe VI, mes akuzave për evazion dhe hetimeve fiskale.
Dokumentat zbulojnë se ish e dashura e tij, Corina Larsen, në vitin 2007, firmosi një testament në favor të sovranit të atëhershëm, duke i caktuar atij vetëm një pjesë të aseteve të një kompanie në Zelandën e Re, në të cilën Juan Carlos ishte bashkëpronar.
Pastaj vjenAbdullahu i Jordanisë, i cili investon 100 milionë dollarë në SHBA përmes kompanive offshore, ndërsa qeveria amerikane i pagoi miliarda Jordanisë për të luftuar terrorizmin dhe për të frenuar përhapjen e Pranverave Arabe. Ndërsa ish-kryeministri britanik Tony Blair, përmes një kompanie në offshore, bleu një ndërtesë në Londër nga një ministër i Bahrejnit, duke kursyer rreth 400,000 paundë nga taksat mbi pasuritë e paluajtshme.
Mes mijëra VIP-ave të joshur nga offshore, modelja gjermane Claudia Schiffer, yje të muzikës si Shakira, Elton John dhe Julio Iglesias, shumë emra të mëdhenj në futboll, gara me motorra dhe sporte të tjera.
Dokumentet, deri tani konfidenciale, kanë të bëjnë edhe me kompanitë e huaja që përfunduan në qendër të hetimeve të autoriteteve tatimore spanjolle për Carlo Ancelottin, tani trajner i Realit të Madridit.
Dhe investimet në offshore të njerëzve si ish-neo-nazisti Delfo Zorzi. Ose bosi i Kamorrës Raffaele Amato, kreu i klaneve në qendër të luftës mafioze të përshkruar në Gomorrah.
La Repubblica – Bota.al
Po ky emeri i politikanit shqiptar pse nuk del?
Keta jane shushunjat qe edhe pse me perfitime maramendese,rroga teper te larta, dhe pasuri prallor serish nuk ngopen duke mos paguar as taksat mbi pasurine e duke u fryre e fryre nga grykesia e tyre e pamase per para. Nderkohe qe njerezve te thjeshte e te pamundur u shtohet vuajtja e krrkohet te shtrengojne rripin pas termeteve,pandemive dhe krizave energjitike nderkohe qe per vete kane hequr ushkuret e thelluar xhepat per te mbushur thaset e per tu majmur me gjakun e shumices qe nuk mbyll dot diten e kerkohen serish privacione. Eshte pikerisht ky sistem politik qe ka krijuar nje kaste te te gjitha grupeve te privilegjuar ne perfitime,te perkedhelur nga fati, te gudulisur nga drejtesia dhe financat e te hyjnizuar prej talenteve te tyre nga nje turme gjigande qe i sheh si idhuj por nuk sheh dhembet qe u kane ngulur dhe ju pijne gjakut si vampire qe mendojne deri edhe per brezin e shtate te kelysheve te tyre. Nje pakice zorzopesh artiste,sportiste,juriste e politikane qe nuk do nginjen deri sa te vdesin ndersa shumica e ne lapangjozeve qe do vdesim te panginjur. Le te zbardhen letrat e Pandores dhe pasurite e tyre ne menyre qe ta kuptojne lapangjozet e vuajtur pse vuajne ne kete det pasurie mbi dhe nen toke ku miliona femije vdesin nga uria dhe semundjet e miliona te tjere nnuk nxjerrin dot kryet nga varferia e tejskajshme. Prandaj keta duan “Demokracine” ne menyre qe shumica te jete e lire te vuaje dhe demostroje (me kot) dhe pakica e “detyruar” te vuaje nga bolleku dhe luksi i shfrenuar. Kjo nuk eshte Demokracia qe do shumica. Prandaj kjo kaste duhet rrezuar me revolucion dhe drgim ne “giljotine” duke u rrembyer me te drejte pasurine e vene me mashtrim e duke e rishperndare barabar per te gjithe. Kjo bote eshte e te gjitheve pa perjashtim. E nuk duhet te jete per ca parajse e per shume ferr. Nese njerezit pas ketyre palacolleqeve qe dalin sheshit nuk ngrihen dhe ta permbysin kete kaste,kete maskarallek te “ligjeruar” pa te drejte atehere le te vuajne si deri sot.
Ore keto pasuri do i sekuestrohen , jane te pa ligjeshme ? Çeshte ky artikull ?! Ç”del nga kjo nese nuk kane shkelur ligjet e vendeve ne te cilat jetojne ? Keto kompani offshore jane te jashtligjesgme? Edhe diçka qe me beri pershtypje . Per te gjithe personat qe ze ne goje thote kan fshehur parate, nuk kane treguar pasurite etj etj.ndresa per Tony Blair thote ,” ka kursyer” aq e kaq para . Qysh kure te kursesh qenka e denueshme ?