Popullsia e Kinës përgjysmohet brenda vitit 2050

4 Tetor 2021, 22:15Bota TEMA

Kina pritet të përballet me një rënie drastike të popullsisë në 30 vitet e ardhshme.

Plakja e popullsisë dhe rënia e nivelit të lindjeve e kanë alarmuar qeverinë kineze kohët e fundit. Të dhënat e regjistrimit të fundit tregojnë një rënie edhe më të madhe të lindjeve nga sa pritej, raporton South China Morning Post.

Bazuar në këto të dhëna dhe një ngurrim i përgjithshëm për të pasur më shumë fëmijë, popullsia e vendit parashikohet të përgjysmohet brenda vitit 2050. Projeksioni del nga një studim i botuar në Journal of Xi’an University of Finance and Economics.

Ky parashikim do të kishte implikime të rënda për statusin e Kinës si superfuqi globale. Megjithatë, në lidhje me këtë studim ka disa rezerva.

Për të motivuar çiftet që të kenë familje më të mëdha, Kina kohët e fundit e ndryshoi politikën e lindjeve nga dy fëmijë, në tre. Por studiuesit vërejnë se pengesat kryesore për çiftet e reja kineze janë shqetësimet ekonomike dhe mungesa e sistemeve të mbështetjes sociale – jo shteti që u thotë atyre jo.

Njerëzit nuk guxojnë të kenë fëmijë për shkak të rritjes së presionit ekonomik. Ka edhe mungesa të mëdha në shërbimet mbështetëse për lindjen dhe kujdesin e fëmijëve“, thuhet në studim.

Qeveria kineze është përpjekur ta bëjë strehimin dhe arsimin më të përballueshëm, por studiuesit thonë se masat e reja nuk janë të mjaftueshme.

Ndërkohë, të dhënat e reja të censusit – për të cilat SCMP thotë se ka të ngjarë të jenë më të saktat në histori falë metodologjisë së re dhe praktikave të referimit të ndërsjellë – tregojnë se fëmijët tani përbëjnë 17 për qind të popullsisë së Kinës, ndërsa moshat mbi 60 vjeç përbëjnë 18 për qind.

Studiuesit thonë se kjo është hera e parë në histori që grupi më i vjetër tejkalon numrin e të rinjve, falë një rënieje të numrit të lindjeve të reja që, sipas të gjitha të dhënave në dispozicion, vijon të ulet.

2 komente në “Popullsia e Kinës përgjysmohet brenda vitit 2050”

  1. Liu says:

    Ku i gjeni keto studime ore aman!Ne vitin 2050 parashikohet qe gjithe bota te kete gjuhe zyrtare gjuhen Kineze e ju vazhdoni e kepusni dokrra nga kendej pasi jeni te sigurte qe nuk ju lexon njeri.Harroni qe gjysma e mos me shume e vendeve Europiane sot eshte e mbipopulluar nga qytetare kineze me aktivitetet e tyre tregetare duke shpartalluar çdo treg Europian apo Amerikan!Humor i radhes ky.

  2. cin cian dum says:

    do tridhen idiotet dhe te shemtuarit ,
    dhe do lehojen ciftet e bukura te bejne me shume se 1 femije
    Kina do behet Kombi Airian floke zi ne Bote pasi bjondi deshtoj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje