Dy gardianë merren peng nga një i dënuar në një burg në Francë

5 Tetor 2021, 12:16Bota TEMA
Dy gardianë merren peng nga një i dënuar në një burg

Dy gardianë janë marrë peng nga një i burgosur mëngjesin e së martës në një burg në Condé-sur-Sarthe të Francës.

Mediat franceze raportojnë se pengmarrja ka nisur pak pas orës 10:00, ku një i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunim dhe vrasje ka marrë peng dy roje të burg, njëri prej të cilëve është plagosur në sy.

Sipas AFP, forcat speciale janë nisur drejt burgut, ndërsa me pengmarrësin kanë nisur kontaktet, i cili kërkon të negociojë në lidhje me dënimin e tij të rëndë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje