Dyshime të reja mbi Kinën për virusin SARS CoV-2

6 Tetor 2021, 21:30Bota TEMA

Pikëpyetje të reja mbi Covid-19 në Kinë. Sipas një hulumtimi të ri, provinca e Hubeit ka bërë porosi për teste PCR shtatë muaj para se të raportohej rasti i parë me virusin SARS-CoV-2. Sipas një kërkimi të kryer nga organizata Internet 2-0, Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Vuhan, Instituti Hubei i Kafshëve dhe Mjekësisë Veterinare me bazë në Akademinë e Shkencave Bujqësore Hubei dhe Qendra Hubei për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ishin disa nga institucionet që bënë porosi për teste PCR.

Kjo i shton dyshimet e ngritura prej kohësh se Kina u përpoq ta mbulonte përhapjen e epidemisë, që më pas do të kthehej në pandemi.

Sipas hulumtimit, të cilit i referohet Bloomberg, konsumimi i testeve PCR në provincën Hubei u dyfishua nga 5.7 milionë dollarë në 2018 në 10.4 milion dollarë në 2019. Porositë filluan të rriten në maj 2019 dhe arritën kulmin në korrik 2019.

“Bazuar në dokumentet e analizuara, ne arritëm në përfundimin se ekziston një probabilitet i lartë që virusi të jetë përhapur në Vuhan në verën e vitit 2019″, raporton Internet 2-0.

Testet PCR janë zhvilluar për herë të parë në 1983, dhe përveç testimit për COVID-19, ato përdoren edhe për sëmundje të tjera, përfshirë HIV, tuberkulozin, kollën e mirë dhe sëmundje të ndryshme virale.

Kina raportoi rastin e parë të pneumonisë me “origjinë të panjohur” në Ëuhan në Organizatën Botërore të Shëndetit më 31 dhjetor 2019, dhe paraqiti të dhëna gjenetike për të më 5 janar 2020. Në 11 janar u raportua vdekja e parë dhe paralajmërimi për përhapjen e infeksionit u lëshua nga Kina vetëm në 20 janar.

1 komente në “Dyshime të reja mbi Kinën për virusin SARS CoV-2”

  1. vaso Pasko says:

    Fillozofia e vjetr greke porosit qe duhet te kesh fakte konkrete per te denuar dike, megjithate per orgjinen e virusit korona qe i shkaktoi botes deme kolosale ne ekonomoi dhe jet njerezish dyshimet me te medha jane per kinezet se ata (vec rraces tyr) urrejne kedo tjeter (sidomos europianet). Kinezet kane pasur nje indinjat te madhe per alergjin e presidentit te kines nga peshku i pa gatuar mire ne shtepi te bardhe rreth tre vjet me pare dde si hakmarrje ata sajuan virusin korona. Kete dyshim e mbeshtet edhe fakti se aziatiket nuk jane semurur ose jane semurur shum pak persona nga ky virus. Ne las vegas prillin e vitit 2020 ishin mbyllur te gjitha aktivitetet ku kalojne kohen te moshuarit por jo ato ku frekuntohen nga aziatik. si ADULT DAY CARE ejera. Ato u mbyllen disa muaj me von nga te tjerat te detyruar nga policia. Une qe e njoh mire rracen kineze dyshoj se ata jane shkaketaret e qellimshem te virusit korona.Une kam pasur shum respekt per ata por mbas kesaj nuk i shoh dot me sy dhe nuk dua tu degjoj as zerin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje