Kancelarja gjermane Angela Merkel refuzoi thirrjet për të caktuar një datë për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Unë nuk besoj vërtet në caktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona. Pasi të plotësohen kushtet, pranimi mund të bëhet”, u tha Merkel gazetarëve pas samitit të BE -së për Ballkanin në Slloveni. Sipas saj caktimi i një afati do ta vendoste BE-në nën presion, pavarësisht nëse Ballkani Perëndimor i plotësonte kushtet e përcaktuara nga blloku i 27 vendeve.Në konferencën për shtyp, kancelarja gjermane theksoi gjithashtu se deri më tani nuk mund të ketë ndonjë pranim, sepse asnjë vend nuk ka plotësuar kushtet.
Zhbllokimi i negociatave të anëtarësimit nuk ndodhi as në samitin e përbashkët mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Liderët e Unionit konfirmuan angazhimin ndaj rajonit por nuk arritën të bindin Bullgarinë për të lejuar mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Vendet anëtare i bënë thirrje Sofjes që të sheshojnë mosmarrëveshjet me Shkupin dhe gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e hapura. Liderët e BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor nënshkruan dhe një deklaratë të përbashkët, ku përshëndetet përkushtimi për t’i dhënë prioritet demokracisë, të drejtave dhe vlerave themelore si dhe sundimit të ligjit, po ashtu luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ndër të tjera ofrohet mbështetje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për të gjetur një marrëveshje finale për normalizimin e raporteve mes shteteve, gjë e cila shikohet kritike për stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit. Sa i përket pandemisë, ofrohet ndihmë në furnizimin e ma vaksina dhe pajisje të tjera mjekësore.
Suniteve: Nain!
Edhe nje here …..to makri, madje me gunga!
Qiqra ne hell. Kush e kerkoi pranimin?! Kerkohet vetem fillimi i bisedimeve.
ik moj plake e keqe se na u bere ne europe si erdogani dhe si putini,ke ne politike te njejtat vitet me erdoganin,del dhe ben replika per antersuimin e ballkanit,pasi e shkaterrove partin tende kercite dhe ike gjasme me nder,se e die shume mire qe kete rradhe do te hidhnin ne koshin e plerave populli gjerman,shenjat u dhane para kater vjetesh kur humbe,po bere kualicion me 3 parti te tjera qe i zgjate vetes pushtet,kurse kete rradhe skishe asnje mundesi per fitore prandaj dhe ike si ato plakat e liga,nuk te takon asgje te thuash tani ne ikje per ballkanin perendimior per antersim,cdo gje qe ncjerr tani nga halja jote eshte thjesht nje mut,ti per shqiperine nuk dhe asnje kontribut pervec premtime boshe,prandaj plaka merkel nuk je ne pozicionin te tregosh fatin e ballkanit perendimor,ti nuk je me pak dhe as me shume se putini,te dy ju jeni nga gjermania lindore,njeri agjent rus,dhe tjetra ti moj plake e keqe qe u rrite me librat e leninit,kush vjen nga mesimet e leninit nuk iken kollaj nga pushteti,ashtu sic bere ti merkel,ashtu sic beri putini ashtu sic beri saliu jone etj,jeni thjesht plerat e bolshevizmit,qe ne emrin demokraci jetoni ne pushtet dhjetravjecare,ik dhe mos ta shikojme me fytyren plere.
Merkel mbron interesat e Gjermanise dhe nuk i vret sh per Shqiperine, si dhe BE ju mbajne me gajret deri sa te tregoni se jeni ne gjendje te qeverisni vendin sipas standarteve Europiane, e bejne shqipetaret ate sot..!!???