Rritja e çmimeve të energjisë, Arben Ahmetaj: Çmimet lëvizin ditë për ditë në botë, ne do t'i mbrojmë qytetarët

6 Tetor 2021, 12:59Ekonomia TEMA

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj tha se shefi i qeverisë Edi Rama ka krijuar një grup ndërinstituacional që menaxhon dhe monitoron situatën për krizën energjetike.

Ai tha se kriza në fjalë e lajmëruar më herët nga kryeministri vjenj për shkak të faktorëve në tregun global.

Ahmetaj tha se grupi i punës i ngritur nga kryeministri ka si qëllim të mbrojë konsumatorët dhe bizneset e vogla nga kjo krizë, që pritet të sjellë çmime të larta.

“Kam bërë një informacion mbi kabinetin për situatën e krizës energjetike. Situata energjitike është konseguencë e krizën globale. Ne fatmirësisht kemi zgjedhur 30 vite më parë të jemi në një ekonomi tregu.

E keni dëgjuar, lexuar, se çfarë është duke ndodhur në tregun ndërkombëtar të energjisë elektrike. Një kombinim tërësor faktorësh, që përfshin që nga shtimi i kërkesës për energji, për shkak të sjelljes së Rusisë, apo të furnizimit të energjisë.

Çmimet lëvizin ditë për ditë. Sot Spanja e ka 260 euro, Gjermania e njëjta gjë. Ndërsa një pjesë e mirë e vendeve  kanë transferuar koston te konsumatorët. Kryeministri ka ngritur një grup që e drejton vetë për të menaxhuar çdo moment ecurinë e situatës energjetike.

Do t’i referohem asaj që ka thënë para disa ditësh që vala e çmimeve ndërkombëtare prek edhe brigjet e Shqipërisë. Por jemi të gatshëm që të mbrojmë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël.

Dua ta ndaj këtë me qytetarët, shumë shpejt brenda javës kryeministri do të shpalosë vetë masat për mbrojtjen e qytetarëve. Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë konsumatorin nga kriza energjetike dhe rritja e kostove,” tha Ahmetaj.

3 komente në “Rritja e çmimeve të energjisë, Arben Ahmetaj: Çmimet lëvizin ditë për ditë në botë, ne do t’i mbrojmë qytetarët”

  1. a says:

    te qifsha rrobt. po ju e vidhni energjine ne vere e shisni per vete e tani skeni e na thoni te rritim cmimin. po leket e veres ne i morem. prit se do flasesh ndryshe mbasdite. ju kujtohen armet kimike.

  2. vlora.vlora says:

    me cfare do ti mbrosh more kryefendurine,rrogat jane ne minimum ,cmimet ja kalojme dhe evropes

  3. Covidiani says:

    Ky eshte nje nga kanceret e ketyre 30 viteve degjenerim. Do i kisha jedhur mut ne fytyre po ta kisha afer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje