Vizatimet “modeste” të Muhamed Ali shiten për 1 milionë dollarë

6 Tetor 2021, 22:25Lifestyle TEMA
Vizatimet “modeste” të Muhamed Ali shiten për 1

Një koleksion i rrallë vizatimesh dhe skicash të realizuara nga kampioni i botës në boks, Muhamed Ali, u shitën në ankand për 1 milion dollarë.

Më shumë se 26 “punë artistike” dolën përpara personave të interesuar në shtëpinë e ankandeve “Bonhams” në Nju-Jork.

Një nga punimet më të shumëpritura ishte ajo e titulluar “Sting Like e Be” e cila u shit për 425 mijë dollarë, 10 herë më shumë nga sa pritej.

Ali kujtohet si një nga atletët më të mëdhenj, aktivist dhe poet, por talentet e tij artistike janë pak të njohura.

Shtëpia e ankandeve “Bonhams” shprehet se boksieri pikturoi gjatë gjithë jetës së tij, i mbështetur dhe nga i ati i cili ishte një artist profesionist.

3 komente në “Vizatimet “modeste” të Muhamed Ali shiten për 1 milionë dollarë”

  1. Sara says:

    hahaha, po nga keto te kopshti i goces bejne perdite….

  2. Genti35 says:

    Cuni im 4 vjec pikturon me bukur, po ama s’ja hedh njeri qurret te paguaje as 1 dollar. Do ia shtij ne mendje qe ne fund te cdo pikture te shkruajr Rocky Balboa. Ku i dihet, del ndonje psikopat dhe i blen per 500 mije dollare.

  3. Landi says:

    Shitet emri,Sahara,nuk shitet puna.Me kujtohet nje piktor dhe skulptor i nderuar.Shkuam ne Shkumbin per te marre gure,per t’i punuar.Skulptori gjen nje gur te latuar nga uji,dhe me thote:Si ky gur,ka shume punime nje skulptor i degjuar gjerman.Po t’i ve emrin e tij,kushedi se sa shitet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje