"Kanë mbërritur sot 188 mijë doza, janë të sigurta", Manastirliu paralajmëron se mund të miratohet doza e tretë dhe vaksinimi i fëmijëve

7 Tetor 2021, 10:45Sociale TEMA
"Kanë mbërritur sot 188 mijë doza, janë të

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në prezantimin para Kuvendit të Aktit Normativ që i hap rrugën mbërritjes së 500 mijë dozave Pfizer brenda 3 muajsh, ka informuar deputetët në lidhje me sasitë e vaksinave që do të mbërrijnë në Shqipëri, në kuadër të planit të vaksinimit masiv.

“Akti normativ që miratojmë sot, i hap rrugë sigurimit në një kohë shumë të shpejtë, brenda 3 muajsh, të 500 mijë vaksinave Pfizer, seria e parë e të cilave vjen brenda tetorit. Është hapi i radhës, në një seri tashmë të panumërt hapash, në rrugëtimin tonë të nisur prej muajit dhjetor, për të sjellë në Shqipëri vaksina të sigurta dhe të certifikuara”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu shtoi se kanë mbërritur dhe kanë nisur të shpërndahen 188 mijë doza të vaksinës AstraZeneca falë mbështetjes së Italisë, teksa paralajmëroi se mund të ketë një miratim për vaksinim me dozën e tretë dhe të ulet fasha e vaksinimit dhe për fëmijët nën 18 vjeç.

Për sa na takon ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar vaksinat për çdo qytetar shqiptarë. Nuk po flas vetëm për popullatën mbi 18 vjeç, flas dhe për dozat e tjera, dhe për uljen e fashës së vaksinimit nën 18 vjeç nëse ekspertët do të vendosin. Ndaj akti normativ që miratojmë sot është kontrata për 500 mijë vaksina Pfizer. Kanë mbërritur dhe po shpërndahen sot dhe 180 mijë vaksina AstraZeneca fal Italisë mike”, tha ajo

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje