Si do ta shpëtojë Saliu veten? Vetëm ai e di

7 Tetor 2021, 09:37Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Po mirë; ky Saliu që e gjeti fajtorin Basha më në fund, nuk po na thotë se, sa është faji i tij që e vendosi atë si kryetar të Partisë Demokratike.

Por, cili është faji kryesor i Bashës; se atë po e pranon Amerika për ta futur Partinë Demokratike në Ushington?

Logjika na thotë saktë se Saliu, pikërisht për këtë, po e fajëson Bashën; sepse Bashën e pranon Uashingtoni, dhe Uashingtoni nuk pranon Saliun.

Por le të vijojmë…

Po të mos kishte dashur Saliu, zgjidhej dot ky Basha si kryetar i Partisë Demokratike?

Po mos e kishte përjashtuar Basha, Saliun nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do të fliste Saliu kundër Bashës?

Pse Saliu, të gjitha këto që po na thotë kundër Bashës, i ka marrë vesh pasi atë Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentar?

Po Saliu, që i ka kundër të gjitha këto pyetje; mendon se shqiptarët janë pa mend në kokë?

Dhe, më në fund: çfarë kërkon të arrijë Saliu në funksion të së mirës ndërkombëtare perëndimore të Shqipërisë?

Por, nga pyetjet del se ai nuk po lufton për përmirësimin e drejtimit të Shqipërisë; por për të shpëtuar veten.

Po si do ta shpëtojë Saliu vetveten?

Këtë, që neve na duket absurde; sigurisht që e di vetëm ai, Saliu.

3 komente në “Si do ta shpëtojë Saliu veten? Vetëm ai e di”

  1. DinPak says:

    Qetesohuni, o shqiptare, perfshire edhe avokat Ngjelen!!
    Ne perplasjen Berisha-Basha, te gjithe duhet te perkrahim Berishen, sepse, ne rast se fiton Basha, eshte njesoj sikur nje pacienti me Covid ne gjendje shume te rende, ne grade te fundit, t’i ofrosh oksigjen, gje qe, megjithese veshtire, por ka gjasa qe edhe mund t’i shpetoje jeten. Ne te kundert, po fitoi Berisha, PD eshte totalisht e humbur dhe, me ndihmen edhe te Amerikes, shume shpejt do te shkaterohet plotesisht, duke shpetuar keshtu edhe Shqiperine nga nje parti qe e ka mbaruar funksionin qysh ne vitin 1997.

  2. Trotski says:

    Sali Kerma ka marre Kum Ke Bova ! Rruga e Tij eshte per ne Reç te Shkodres Familisht.Boll te liga ka BO.Nuk mban ma Uje Tenxherja..Po hapini dosjet dhe te veproje Ligji per kete Delenxhi “Te Perparimit” dhe te Minimit te Demokracise.
    Duhet te qerohet me rrenje Stalinisti i Fundit ne Ballkan,.Bukuria eshte se ka punuar me metodat e Enverit dhe te Stalinit ,po pikerisht nga kjo Vorbull e hengri dhe Vete,Ne Hale vafsh o Delenxhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje