Nga 11 tetori Britania e Madhe njeh pasaportat shqiptare të vaksinimit

8 Tetor 2021, 08:11Bota TEMA

Qeveria britanike nga 11 tetori do të njohë pasaportat shqiptare të vaksinimit. Autoritetet sqarojnë se duhet të jesh i vaksinuar plotësisht të paktën 14 ditë para se të futesh në Britani të Madhe. Kjo vlen në të gjitha rastet, edhe nëse jeni shëruar kohët e fundit nga COVID-19.

“Nëse mbërrini në Angli para asaj date ju duhet të ndiqni rregullat për njerëzit që nuk janë të vaksinuar plotësisht.

Nëse mbërrini pas kësaj, mund të përdorni një certifikatë vaksine për të vërtetuar statusin tuaj të vaksinimit”, thuhet në njoftim.

Po kështu, nëse keni injektuar me një dozë të vetme vaksine, siç është Janssenjeni plotësisht të vaksinuar.

Pasaportat e vaksinimit njihen për personat që janë injektuar me vaksinat e autorizuara nga Agjencia Europiane e Barnave, të cilat janë:

Oxford/AstraZeneca

Pfizer/BioNTech

Moderna

Janssen

AstraZeneca-Covishield

AstraZeneca-Vaxzevria

Moderna-Takeda

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje