Një shqiptar në krye të projektit që do të transformojë politikat madhore të SHBA-së

8 Tetor 2021, 11:51Lifestyle TEMA

Nga Ruben Avxhiu

Eric Schmidt ka qenë CEO-ja i famshmëm që e bëri kompaninë Google të jetë gjigandi i madh i teknologjisë moderne. Nën drejtimin e tij, Google shndërroi përgjithmonë mënyrën se si kërkojmë informacionin në internet.Sot, pas një karriere të gjatë në teknologji dhe biznes, Dr. Schmidt e ka hedhur shikimin diku tjetër.

Ai është frymëzuar nga miliardieri Nelson Rockefeller që në kulmin e frikës nga një luftë bërthamore mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovietik themeloi në 1956 Projektin e Studimeve Speciale Rockefeller (SSP). Me ndihmën e studiuesit të njohur të kohës në Harvard University, Henry Kissinger, ai afroi në projekt, strategjistët më të mirë dhe njohësit më të thellë të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave ushtarake, dhe specialistëve bërthamorë.

Puna e këtij projekti ishte vendimtar në përcaktimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë amerikane gjatë Luftës së Ftohtë.Në kohën tonë, kur e ardhmja e botës do të përcaktohet nga fitorja në konkurrencën për inteligjencën artificiale dhe teknologjive të tjera të reja moderne, Dr. Schmidt ka vendosur të bëjë diçka të ngjashme.

Ai ka krijuar Projektin Special të Studimeve Speciale (SCSO) që do të rekomandojë strategjitë e politikat vendimtare afatgjata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim.Për të drejtuar këtë nismë vizionare, ish-bosi i Google-t ka zgjedhur ekspertin shqiptaro-amerikan Ylli Bajraktari që ka punuar në dy administratat e presidentëve Barack Obama dhe Donald Trump dhe së fundi ka qenë figurë kryesore në zyrën e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare Gjeneralit H. R. McMaster.

Historia e tij dhe e vëllait të tij, Ylber Bajraktari, si emigrantë lufte që u ngjitën në shkallët e larta të administratës amerikane është bërë e njohur në shumë gazeta të vendit.“Jam i nderuar nga kjo mundësi e pabesueshme për të drejtuar Projektin”, tha shefi ekzekutiv (CEO) Bajraktari.

“Besoj se ky grup jopartiak do të hapë një rrugë kritike përpara për vendin tonë për të mbrojtur pozitën udhëheqëse globale në teknollogjitë kyçe që do të formojnë të ardhmen tonë”.Që tani, Dr. Eric Schmidt ka mbledhur një Bord Drejtues me figura të njohura me prejardhje nga të dy partitë politike kryesore amerikane: Robert Work, ish-zv-sekretar i Mbrojtjes dhe bashkëkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare për Inteligjencën Artificiale; Nadia Schadlow, ish-zv- këshilltare e Sigurisë Kombëtare për Strategjinë; Michèle Flournoy, ish-nën sekretare e Mbrojtjes për Politikat; dhe William McClellan “Mac” Thornberry, ish-kongresist dhe kryetar i Komitetit për Forcat e Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

Edhe vetë 97-vjeçari Henry Kissinger, një nga mendimtarët më të shquar të zhvillimeve ndërkombëtare e botërore, ka përshëndetur krijimin e këtij projekti. Ai sot ka më shumë kritikë sesa admirues, për shkak të debateve për kohën kur hyri në politikë si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare dhe pastaj Sekretar Shteti për presidentët Richard Nixon dhe Gerald Ford si dhe për dekadat e fundit ku ka shërbyer si këshiltar, lobist, dhe avokat për regjime, figura, shpesh jodemokratike, për të mos thënë diktatoriale apo anti-perëndimore etj.

Mirëpo, pikëpamjet dhe librat e tij në fushën ndërkombëtare nuk e kanë humbur kuriozitetin dhe popullaritetin. “Sot jemi në një moment historik të ngjashëm”, thotë Kissinger duke kujtuar kohën kur në kulmin e Luftës së Ftohtë krijoi partneritet me republikanin Nelson Rockefeller.

“Kemi nevojë për analizë të thellë dhe veprim urgjent përndryshe fatin tonë do të na i përcaktojnë të tjerët fatin. Jam shumë i kënaqur që Eric vendosi të udhëheqë këtë nismë për të ndihmuar vendin tonë për të kuptuar se ku po na çojnë prirjet teknologjike dhe për të përcaktuar veprimet që udhëheqësit tanë duhet të ndërmarrin për të mbrojtur një të ardhme paqësore dhe demokratike”.

Vetë Eric Schmidt foli për fillimet e tij në shkencat kompjuterike duke sjellë në kujtesë se qeveria federale kishte financuar studimet kompjuterike, përfshi edhe punën e tij si student i gradave pasuniversitare në vitet 1970 dhe 1980.Ai e sheh këtë angazhim të ri si një kthim borxhi që i ka qeverisë amerikane dhe Shteteve të Bashkuara.

Pesë vjet më parë u ftua të shërbejë në Bordin e Inovacioneve të Mbrojtjes në Departamentin e Mbrojtjes, kurse tre vjet më parë Kongresi e vuri në krye të Komisionit të Sigurisë Kombëtare për Inteligjencën Artificiale.

“Të dy këto poste më bindën se SHBA ka nevojë për të menduar, organizuar dhe konkurruar në rrugë të reja domethënëse. Asnjë komb serioz nuk mund të injorojë impaktet e teknologjive të reja në të gjitha aspektet e jetës sonë kombëtare. Qeveria jonë nuk mund të jetë një aktor pasiv, por ka nevojë për ndihmë. Për këtë arsye”, tha ish-bosi i kompanisë Google, “e themelova SCSP-në që të studjojë këto çështje kritike së bashku me miqtë dhe kolegët e mi – Bob, Michèle, Nadia, Mac ‐‐ të cilët i respektoj jashtëzakonisht. Dhe nuk mund të mendoj asnjë tjetër më të saktë për të udhëhequr këtë nismë në emrin tonë sesa Ylli Bajraktarin, dhe ai është duke ndërtuar një ekip të klasit botëror për t’u përballur me këto sfida”.

Asnjë shqiptar i Amerikës nuk ka qenë ndonjëherë në një pozitë kaq kyç dhe të rëndësishme në histori. Ne krenohemi me figura si Ferid Muradi, Wilson Kokalari etj, por në sferën e shërbimit publik, sidomos në një fushë që mund të përcaktojë të ardhmen e kombit amerikan, nuk ka pasur ndonjë figurë kaq të madhe shqiptare.

Pa dyshim jo në një moshë kaq të re dhe jo kaq të lidhur me rrënjët shqiptare e produkt i historisë sonë kombëtare të kohëve të fundit. Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të politikës së jashtme amerikane për fatin e kombit tonë, kjo pozitë e fuqishme e Ylli Bajraktarit merr edhe më shumë rëndësi.

Ky sukses kaq i shpejtë në sferat më të larta të vendimeve madhore amerikane të bën vërtet të mendosh se ky i ri shqiptaro-amerikan do të lërë gjurmë të rëndësishme në histori.

19 komente në “Një shqiptar në krye të projektit që do të transformojë politikat madhore të SHBA-së”

  1. Texas says:

    Ka qene ish drejtori CIA George Tenet , shwipetari nga Himara

    1. Matrapiku says:

      Ti duhet te jesh Turk Tetove dhe jo Teksasi.
      Pse e kruan kete tem kur e di mire se sa te dhemb.
      .
      Familja Tened (Qirjako Teneti) i perket Lobit Grek te Amerikes, madje (vellai i Jeorgit dhe kryetar i shoqatave Helene te SHBA-s), nuk ka as edhe nje lidhje me Skiptar, ose me qarte 0 lidhje.
      .
      Lexo biografin ne wikipedia … “Jam ne orgjin, Grek nga Himara” thot Jeorgj Teneti dhe vellezrit e tije, te cilet kane nje karjer te shkelqyer.

  2. mendoj says:

    PO ka mbiemrin Barajktari , nuk e shikoj me dashamiresi shqiptare, por krahinore dhe pse jo: do mohoje Muharremin qe ka bere gjithe ato krime dhe i kane ngritur ne mes te Europes bust?! Kjo eshte pikepamja ime, megjithese ai mund te jete i ri dhe i anashkalon keto persa eshte personalitet i mesuar dhe zgjuar. Ne radhe te pare duhet te distancohesh nga e keqja brenda vetes, pastaj te besojne te tjeret. Ja, distancohet dot Sali Berisha nga e keqja brenda vetes? Eksperience e hidhur! Do thote ndonjeri qe ç’lidhje ka ky me Muharremin? Po Shkelzeni me Saliun?!

  3. Loni pe betoni says:

    kjo eshte USA, nuk shikon se nga he por shikon punen e jo si ??EU??
    ???? GOD BLESS THE UNITED STATES OF AMERICA ?? ??

  4. Kola says:

    I lumte dhe suksese! Na ben edhe neve te ndihemi mire e shpreseplot.

  5. Kanguri dykrenor says:

    Bravo Kosova ( edhe Shqipëria bashkë me të) për këto njerëz plot inteligjencë dhe integritet. Dhe ta mendosh lindur e rritur ne Kosovë dhe arrin këtë pozicion. Urime sinqerisht. Ndërkohë….
    Edhe ne Shqipëri doli Nikua Pe Leshi dhe tha: do “implantojmë” inteligjencen artificiale (AI) në vendimarrje në ushtri…por degradoi ne Stupidity Inteligjencë .. dhe privatizim abuziv I ca ndertimeve te ushtrise.

  6. Ceni says:

    Urime, patjeter. Ne duhet te marim shembull nga puna e ketij nepunsi shteteror. Te punojme si punojne amerikanet, me qendra studimi qe i tregojne shtetit rrugen e se ardhmes.

    1. Drenova says:

      Nuk na duhen qendrat e studimit ne shqiptareve se neve idete,projektet,kosdtot,leverdine,perfitimet etj i ideon dhe i vendos gjeniu yne global”Shkelqesia e TIJ,Eduart Rama!
      Ai eshte i afte per te drejtuar boten e jo me Shqiperine,qe e sundon me…bythe!

  7. sillo says:

    Eric Schmidt! Gjerman sikur duket nga emri, ku shqiptari ktu

    1. Fatos says:

      E paske lexuar dhe kuptuar që lere mos e pyet.

  8. sit says:

    Ky ruben arixhiu flet gjithmone rroma pertoma

  9. Bugazi says:

    I lumte dhe i uroj gjithmone suksese. Njeriut shikoi punen mos i shiko gunen thote populli. Besoj qe edhe gjeneralit McMaster t,i kete dhene keshilla te vlefshme edhe per terheqjen e fundit nga Afganistani.

  10. Erdogan says:

    Cila eshte rendesia e “Madhe” e politikes se jashtme e Sh.B.A se per “Kombin e Arnautistanit”?
    Per “Kombin” qe ka ndryshuar cdo Topo-Onomatos (Toponime) Greke te Vorio Epirit?Te nje Pashalleku turk I krijuar nga vete colonizatoret Angloamerikane qe kane mbushur Museumet e tyre me Veprat e Popullit tone Greko Ilyre?
    Ta dime edhe ne Vorio Epirotet e Kastriotit,te Megas Kostantinos,te Megas Aleksandros te Omiros?
    Ta dime dhe ne qe nuk u turqizuam,nuk ndryshuam Identitetin,Gluhen (Glosan) tone Greke,Historine tone te Lavdishme?

    1. Neandertali i shpellave bizantine te mesjetes says:

      I gjori ti , ke kohe qe je keq, po sta ve re njeri ,

    2. Taulant says:

      Mos jeto ne 1200 sepse edhe ata qe sot jetojn ne Greqi jane mbeturina te mesjetes se vone.
      Tjeter gje qe duan te hiqen si pasardhes se grekerve te vjeter.
      Edhe Otto-ja qe u be mbret i Greqis (kur Russo-Francezet krijuan shtetin Grek) me idealet e tij kur shkoj ne Athine u zhgenjye.
      Nuk gjeta niper te Platonit ,Aristotelit etj por gjeta ca barinj as greqisht nuk flisnin .

  11. AlbNY says:

    Ky do jete djali i Harry Bajraktarit, qe sillte Berisha ne Shqiperis dhe e paraqiste si biznesmen te fuqishem ne USA, por faktikisht Harry kishte ne pronesi disa apartamente te cilat i leshonte me qera.
    Uroj mos kete te njejtin “sukses” edhe i biri.

  12. Tirona says:

    Mos i beni rreklame, Ky eshte nje nga mijra nenpunes te tjere shqiptaro-amerikane shume te suksesem qe punojne ne administrates e SHBA …..te cilet me modestine e tyre edhe pse jane ne majat me te larta ne administraten Amerikane apo ne kompanite e fuqishme te saj nuk deshirojne tu behet reklam puna e tyre. Perderisa ka lejuar veten ti behet rreklame ne gazetat shqiptare ky qenka i etur per fame ne Shqiperi
    Po sikur te paret e tij Bajraktare te kene vrare, shtypur dhe shfrytezuar bashkefshataret e tyre , cfare dinjiteti do ti ngelet ketij me kete reklamim qe i ben vetes, ose nuk i ben pershtypje se eshte “vellai” Evi Kokalarit.

  13. Po po says:

    Tano po gjekan rehat amerikanet, se shum ishin yuj vujt, per bese.
    Ky eshte nje grup pube qe do harxhoje ca miliona euro me konsultime, studime udhetime e mbledhje e do jape ca keshilla qe nuk do gjejne kurre zbatim ne realitet.

  14. Alessio says:

    Nuk eshte ky i vetmipor ka edhe te tjere shqiptare qe mbajne pozita shume te medha me rendesi strategjike per Ameriken. Une Njoh ne vajze qe eshte CEO e departamentit te shteit per lindjen e Mesme dhe sdrejton shitjen e armatimit amerikan atje. Por keto jane pozita qe nuk fliten nepr facebuqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje