Ylli i “Spice Girls”, Mel B është e infektuar me Covid-19 për pesë javë dhe ende po rikuperohet. Këngëtarja ndau fotografi të realizuara më parë nga udhëtimi në Maldive, ku qëndroi në një vilë private.
46-vjeçarja pranoi se ‘realiteti’ ishte se qëndroi ‘në shtrat duke kaluar pjesën e fundit të COVID-19’, duke shtuar se ‘kanë kaluar pesë javë deri më tani’.
“Me kokën time unë jam këtu në Maldive, por në realitet jam në shtrat duke e kaluar COVID-19”.